Gazeta Shqiptare

Albi Nako: Kam 20 vite që e njoh, unë e futa në emision, s'jam i çmendur të shkatërroj imazhin tim

Koreografi sqaron ofendimin për konkurrent­en: Ishte e stisur nga ne të dy "Për mua është personazh i filmave si ‘Planeti i Majmunëve’"

-

Koreografi Albi Nako ka sqaruar dje për publikun arsyen pse ofendoi me komente seksiste, konkurrent­en 40vjeçare të emisionit "Just Dance". I ftuar në "Top Albania Radio", Nako është shprehur se e gjitha ka qenë një situatë e inskenuar, për t'i dhënë më shumë famë Belës. Ai shtoi se e njihte prej 20 vitesh, duke pohuar vetë edhe një konflikt interesi në program, ndërsa shtoi se dialogu që bëri xhiron e rrjetit ishte i shkruar si skript filmash.

"E vërteta është që unë dhe Bela kemi 20 vite njohje, Bela punon me mua dhe Akademinë e Dansit. Bela u fut në program nëpërmjet meje. E vërteta është që e gjitha që u tha është një dialog i dakordësua­r mes meje dhe Belës, për t'i bërë një promo asaj vajze që s'ka pasur mbështetje nga rrethi i artit. Sigurisht është e faktuar, sepse përderisa kam krijuar një imazh të tillë në kaq vite karrierë, s'jam i luajtur të shkatërroj imazhin me një batutë. Pse çfarë i thashë unë Belës? Ajo që një performanc­ë e ndërtuar nga unë. I thashë që personazhi që ti solle është fiks si nga Planeti i Majmunëve. Majmuni është kafshë e dashur, po e ngacmove bëhet agresive. E gjitha u mirëprit si reagim në spektakël, por mua s'më vajti mendja se do të kishte një keqkuptim kaq të madh. Kur unë them ishte e stisur, ishte e stisur. Kur unë me Belën thamë unë do të them kështu, ti do të thuash kështu. Duhet të themi diçka që tek publiku do të tingëllojë shëmtuar, që tek publiku të bëjë jehonë",sqaroi Nako.

ÇFARË NDODHI DJE

Konkurrent­ja Bela, mori pjesë dje në "Just Dance", por performanc­a e saj nuk u prit mirë nga Albi Nako. Ai e ofendoi konkurrent­en dhe deklarata bëri xhiron e rrjetit. "Për mua është personazh tipik i atyre filmave si "Planeti i Majmunëve". Mendoj që në vend që të garosh me këta të rinj je në një moshë ku më mirë martohu e bëj fëmijë sesa të vazhdosh kështu",- tha Albi, ndërsa dje pohoi se e gjitha ka qenë një lojë e stisur. Ajo që është e paqartë është fakti, pse personazhe publik si Albi Nako duhet të japin mesazhe seksiste dhe diskriminu­ese në emisione që kanë për qëllim edukimin e të rinjve.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania