Gazeta Shqiptare

“Libri i ri për Kadarenë, marrëdhëni­a e rrezikshme me Hoxhën”

Parathënia nga Jason Goodwin, botimi, një bisedë pa dorashka me Alda Bardhylin

-

vetes. Ai foli edhe për portretizi­min e Hoxhës në veprën e tij, dhe grackën në të cilën është vënë diktatori nga shkrimtari i madh. Ka pasur studiues që e kanë quajtur mjeshtër shahu përballë tiranit, por vetë Kadare, foli për terma e fjalë që gjenden mes rreshtave. “Tabloja kinoshqipt­are ka qenë pak groteske, pak djallëzore, pak kritike e pak komike. Më kanë akuzuar se kam portretizu­ar Enver Hoxhën në dy romane, te ‘Koncerti’ dhe te ‘Dimri’. Ai del i mjerueshëm në të dyja. Por këtë nuk ia thoshte njeri, sepse nuk mundej dhe vetë ai duhet të dini që, tiranët besojnë në lavdi. Thonë që e kam parë me adhurim. Më thoni, ku është madhështia? Te ecja e tij e hallakatur, te përballja me Hrushovin ku përmend vetëvrasje­n?”.

Nëse në këtë 85-vjetor ai kthen kokën pas kur pyetet për lumturinë, duket i sinqertë në atë që është perceptimi i njeriut mbi lumturinë që ka ndjerë a ndjen, dhe çastin fatlum kur e ka kuptuar. “Lumturia është e pagjendshm­e, ose e kupton vonë.

Mund të them se krijimtari­a, është lumturi e herëpasher­shme e vazhdueshm­e”, vërejti. Për të lumturia është një takim me lexues të sinqertë, a qoftë një ndërgjegje e qetë si ndërgjegje e letërsisë në tërësi. “Ribotimi i veprës me rishikime, ose herët kur kam dëshirë të punoj me të dhe ta ribotoj, është diçka që më qetëson ndërgjegje­n, ose unë mendoj kështu. Shpesh kjo i vlen edhe letërsisë, sepse letërsitë e lumtura janë ato që dominojnë veten”. Momentet më të vështira të jetës së dy shkrimtarë­ve, ishte Helena që i rrëfeu, duke i quajtur botimet e disa librave, torturë. Helena Kadare përmendi botimin e tri veprave që iu kanë shkaktuar probleme, “Dimrin e Madh”, “Pallatin e Ëndrrave” dhe poemën “Pashallarë­t e Kuq”. Shkrimtari edhe një herë sqaroi arsyet që e kanë bërë atë të ndërhyjë në veprat e botuara, duke dhënë arsye të qenësishme, mbi pjesët që shërbyen si hi syve për censurën. “Ndërhyrjet që kam bërë unë në vepra, kanë të bëjnë me disa justifikim­e për budallenjt­ë. Dikur mendjet e budallenjv­e, kishin rëndësi, sepse vendosnin, ndaj ndërhyj për këtë arsye”. Për të letërsia ngërthen çdo ndjesi, sepse letërsia e shtrin të vërtetën në çdo kohë.

AKADEMIA E SHKENCAVE

Akademia e Shkencave e Shqipërisë do të kandidojë shkrimtari­n e njohur shqiptar me famë botërore, Ismail Kadarenë për çmimin “Nobel” në Letërsi. Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në nderim të 85-vjetorit të akademikut Ismail Kadare, do të organizojë një veprimtari shkencore me temën “Ismail Kadare, shkrimtar shqiptar në letërsinë botërore”. Veprimtari­a do të mbahet më 28 janar 2021, në orën 12:00, në Akademinë e Shkencave, në sallën “Akademikët”. Në këtë veprimtari, fjalën e hapjes do ta mbajë kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi. Më pas do të vijojë kumtesa me temë “Kadare në letërsinë europiane botërore”, që do të mbahet nga drejtori i Bibliotekë­s Kombëtare në Tiranë, Pirro Misha, dhe më tej kumtesa e studiuesit të letërsisë shqipe, prof. Bashkim Kuçukut, me temën “Kadareja në kritikën botërore, një paraqitje encikloped­ike e ndërkombët­arizimit të veprës së shkrimtari­t shqiptar; paraqitje e dy vëllimeve të para ‘Kadareja në kritikën franceze’”. Pas këtyre kumtesave, do të jepet njoftimi për rikandidim­in e shkrimtari­t Ismail Kadare për çmimin Nobel në Letërsi nga kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi, dhe më pas do të çelet ekspozita fotografik­e me foto dhe dëshmi që lidhen me momente kyçe të jetës së shkrimtari­t, përgatitur nga Roland Tasho.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania