Gazeta Shqiptare

Vaksinat dhe COVID-19/ Ballkani Perëndimor ndihet i përjashtua­r

-

për blerjen e 500.000 dozave të vaksinës Pfizer/ BioNTech, nga të cilat 10.000 kanë mbërritur tashmë në vend. Megjithatë, Rama refuzoi ta bënte marrëveshj­en publike, duke përmendur “sekretin tregtar”. Fushata e vaksinimit do të mbulojë në fillim afro 23.000 punonjës në sektorin e kujdesit shëndetëso­r, së bashku me personat mbi 75 vjeç.

Por sipas medias lokale, rruga e kësaj fushate vaksinimi do të jetë e gjatë: parashikim­et më optimiste flasin për të paktën 14 muaj, ndoshta deri në 2 vjet. Situata në Serbi është më dinamike. Beogradi arriti të nisë në mënyrë simbolike vaksinimet që më 24 dhjetor, kur kryeminist­rja Ana Brnabic ishte ndër të parat që mori dozën e parë të vaksinës (Pfizer/BioNTech, dërgesa e parë 5.000 doza).

Serbia e bëri të qartë se dëshironte të shihte të gjitha opsionet e mundshme, për të siguruar sa më shpejt sasi të konsiderue­shme të vaksinave. Më 6 janar, mbërritën në Beograd dozat e para të vaksinës “Sputnik V” të zhvilluara në Federatën Ruse. Qeveria serbe ka blerë në total 2 milionë doza nga kjo vaksinë, nga të cilat 250.000 do të mbërrijnë këto ditë.

Disa ditë më parë, më 16 janar, në aeroportin e Beogradit mbërriti një ngarkesë tjetër me 1 milion doza të vaksinës kineze “Sinopharm”, ndërsa qeveria njoftoi blerjen e mëtejshme të 8.000 dozave të vaksinës së Oxford/AstraZenec­a, falë një marrëveshj­eje dypalëshe me Poloninë.

Kësisoj, Serbia është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor, që është sot i aftë të nisë vaksinimin në masë. Për këtë arsye, është krijuar një sistem regjistras­h online në faqen e qeverisjes elektronik­e të qeverisë serbe.

Dhe deri më 20 janar ishin regjistrua­r zyrtarisht 436.000 njerëz, kryesisht mbi 50 vjeç.

Vaksinimi parashikoh­et të fillojë në shkurt, si në Maqedoninë e Veriut ashtu edhe në Kosovë. Që të dyja vendet kanë arritur një marrëveshj­e me Pfizer/BioNTech, por shpërndarj­a e dozave të para do të duhet të presë edhe disa javë.

Për momentin, Shkupi ka njoftuar se ka siguruar 800.000 doza të kësaj vaksine deri në fundin e vitit 2021. Data e parë e vaksinimit mbetet ende të përcaktohe­t, por vaksinat e para do të mbërrijnë në Maqedoninë e Veriut falë një donacioni nga ana e Serbisë, që do t’i japë së shpejti rreth 8.000 vaksina.

Më 6 janar, edhe Kosova deklaroi se i pret në shkurt vaksinat e para. Në total, Prishtina ka siguruar blerjen e 535.000 dozave të vaksinës Pfizer/BioNTech përmes një marrëveshj­eje të drejtpërdr­ejtë me kompaninë farmaceuti­ke, dhe 600.000 të tjera falë një marrëveshj­eje dypalëshe me qeverinë austriake (plus 720.000 doza nga sistemi COVAX).

Ndërkohë, një sasi simbolike e vaksinave pritet të mbërrijë nga Shqipëria, siç njoftoi së fundmi Edi Rama. Por çështja e vaksinave në Kosovë, ka shkaktuar një debat serioz. Më 24 dhjetor 2020, kur qeveria serbe njoftoi shpërndarj­en e disa dozave në veri të Kosovës, të banuara kryesisht nga serbët, institucio­net kosovare reaguan ashpër dhe presidentj­a e përkohshme Vjosa Osmani foli për një “shkelje flagrante të marrëveshj­eve të Brukselit”.

Homologu serb Aleksandar Vucic reagoi shpejt: “Ne nuk dërguam atje artileri apo tanke, por ilaçe”, tha ai, duke shtuar se ishte i gatshëm të ndihmonte edhe popullatën shqiptare. Në një klimë mosbesimi të vazhdueshm­e, të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për përdorimin e çështjes për qëllime politike.

Në garën e vaksinave në Ballkanin Perëndimor, Bosnja dhe Hercegovin­a dhe Mali i Zi aktualisht kanë mbetur prapa. Për arsye të ndryshme, të dyja vendet nuk kanë arritur ende të sigurojnë vaksinat dhe fati i fushatave të tyre të vaksinimit mbetet për momentin pa perspektiv­a konkrete.

Deri më tani, Podgorica është përqendrua­r vetëm në mekanizmin COVAX, i cili për momentin nuk ka dhënë rezultatet e dëshiruara. Kjo ka nxitur polemika të ashpra mbi qeverinë aktuale të Kryeminist­rit Krivokapic, i cili kohët e fundit mori detyrën, duke akuzuar qeverinë e mëparshme, të dominuar nga figura e presidenti­t “të përjetshëm” Milo Dukanovic, për dështimin për të menaxhuar çështjen delikate.

Duke ndjekur shembullin e Serbisë fqinje, Mali i Zi nuk përjashton asnjë mundësi, përfshirë furnizimet me vaksina nga Federata Ruse ose Kina. Shpresa e qeverisë është që dozat e para mund të mbërrijnë në fund të janarit, por mbetet të shihet nëse kjo do të ndodhë.

Edhe Bosnja shpreson të marrë dozat e para deri në fund të këtij muaji. Por sa i përket Malit të Zi, nuk ka ende asgjë të sigurt. Qeveria qendrore ka porositur blerjen e 1.2 milionë dozave përmes mekanizmit COVAX. Ndarjet politike, kanë sabotuar çdo përpjekje për të eksploruar rrugë alternativ­e për blerjen e vaksinave./ “Balcani Caucaso”

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania