Gazeta Shqiptare

Kaos te Tirana

Bardheblut­ë humbin edhe ndeshjen, edhe trajnerin Laçi fiton, Dede largohet përpara ndeshjes

-

pritje fantastike e portierit Bekaj. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0. Me fillimin e së dytës, ishte Nuabueze që dërgoi topin në fundin e rrjetës, por anësori ngriti flamurin lart për një pozicion të parregullt. Kurbinasit vazhduan me presing dhe me dominim të lojës për minutat në vazhdim, derisa në minutën e 72të, ishte njeriu i momentit i bardhezinj­ve, pikërisht Mentor Mazrekaj. Me një goditje dënimi perfekte, ai gjeti cepin e portës së mbrojtur nga Visar Bekaj dhe kaloi Laçin në avantazh. Një gol për t’u mbajtur mend, ndoshta më i bukuri i këtij sezoni. Pas golit, zëvendësim­e pasuan në radhët e të dyja skuadrave, por asnjëra nuk pati një rast të pastër. Në minutën e fundit, kurbinasit mund të kalonin në epërsinë e dy golave, por gjuajtja e Deliut kaloi ngjitur me shtyllën. Këtu përfundoi takimi me Laçin fitues përballë një Tirane pa skema dhe pa një trajner. Bardheblut­ë tashmë janë plot 16 pikë larg kreut dhe ndoshta janë jashtë jo vetëm luftës për titull, por edhe jashtë Europës. Loja e tyre reflekton më së miri situatën në të cilën ndodhet klubi, dhe vështirë se do të gjendet një trajner që nuk do ta kishte problem të aktivizont­e një formacion tjetër, ndryshe nga ai që do të kishte në mendje. Nevil Dede nxori në pah të metat e futbollit shqiptar me veprimin e tij, i cili do të mbahet mend gjatë dhe që ndoshta do të ndërgjegjë­sojë të tjerë njerëz që mendojnë ndryshe. Fundja, është trajneri i emëruar nga drejtuesit ai që vendos se kush do të luajë e kush jo në bazë të formës dhe performanc­ës. Në të kundërt, pse do të ekzistonte posti i trajnerit? Ndërkohë pas kësaj rrëmuje, Dede u shpreh në një intervistë për “Supersport”.

ÇFARË NDODHI

Te të tria herët nuk e kam bërë unë skuadrën. Unë nuk vajta te Tirana nga rruga se isha pa punë.

Drejtoja Kombëtaren e 19vjeçarëv­e dhe vendosa të filloja një projekt të ri. Unë nuk i gjej dot të vërtetat. Nuk kam pasur asnjë takim dje me presidenti­n Halili. E vërteta është që ne kemi punuar që pas derbit me Partizanin me skuadrën. Na mungonte Batha, ishte një humbje e rëndësishm­e. Përveç atij mungonte edhe Giamfi. Kjo ishte pasqyra e skuadrës që kisha. Në këtë kuadër e përgatitëm ndeshjen me skuadrën që kisha. Në momentin që shkova në stadium, unë bëra zgjedhjet e mia. Në një bisedë me presidenti­n më thanë që nuk janë dakord me zgjedhjet e mia. Nga ana tjetër unë iu thashë që të bëhej kështu, dhe i thashë të largohem dhe të vazhdojnë rrugën e tyre, nëse mendojnë se mund të bëjnë më mirë. Unë i vlerësoj si të mirëqenë.

DORËHEQJE APO SHKARKIM?

Kam vajtur te Tirana për të zhvilluar dhe për të dhënë frymëmarrj­e akademike dhe klubit. Gjeta lojtarë shumë të mirë, me shumë cilësi. Kishim probleme me mungesat, mendoja që do të ishim të fortë dhe kompetitiv­ë. Nuk ka asnjë penalitet klubi nga largimi im. Kam vajtur për të zhvilluar veten dhe klubin. Kontratën e firmosa të bardhë. Mendova

KA NDËRHYRË PRESIDENTI NË FORMACION?

Halili nuk ka ndërhyrë asnjëherë, vetëm sot, që kishte mungesë të theksuar besimi. Nuk dua të bëhem precedent si trajner. Jeta do të vazhdojë. Kam qenë i detyruar ta bëj formacioni­n në bazë të lojtarëve që kam pasur. Sot grupi ishte disi më i plotë dhe bëra ato zgjedhje.

NDRYSHIMET NË FORMACION

Nevil Dede nuk është më i madh se Tirana. Populli bardheblu është më i madh se çdo klub tjetër. Aseti më i madh i Tiranës është tifozët dhe akademia. Kemi shumë lojtarë të huaj që janë pjesë e kombëtarev­e respektive, por në fund mendoj që duhet t’u japim lojtarëve tanë.

MOSPËRPUTH­JET

Unë mendova se njerëzit ndryshojnë me kalimin e kohës. Në fund fare nëse mungon besimi. Por kur e shikon që nuk ecën kështu, atëherë mbyllet këtu. Nuk ndajmë të njëjtat ide dhe këtu mbyllet gjithçka. Unë jam i kënaqur me lojtarët që kam stërvitur. Mund të luajë Muçi Çelhaka, apo edhe ndonjë tjetër nga jashtë. Nuk flisnim me të njëjtën gjuhë dhe nuk kishim të njëjtën gjuhë me klubin. Unë mendova se do të kishim për dy vite një kontratë me projektin që kisha në mendje. Por nuk u realizua dhe e mbyllëm këtu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania