Gazeta Shqiptare

“Mos e shisni të drejtën tuaj”, Kim apel qytetarëve: Mos ia dorëzoni fuqinë kriminelëv­e

25 prilli, diplomatja amerikane takon shefen e misionit të OSBE: Edhe vetë do të jem në terren Takimi para zgjedhjeve, ambasadorj­a e SHBA dhe BE: Shumë sfida para nesh

- Valentina Madani

Ambasadorj­a ameri kane, Yuri Kim, u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që mos ta shesin votën në zgjedhjet e 25 prillit. Ajo u bën thirrje që mos ta dorëzojnë pushtetin tek kriminelët dhe shprehet se vetëm qytetarët mund ta zgjedhin të ardhmen. Në një postim në rrjetin social ‘Twitter’ diplomatja amerikane shpërndau faqen e re të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku qytetarët mund të denoncojnë çdo presion për votën; duke tërhequr veçanërish­t vëmendjen tek ndikimi i grupeve kriminale. “Mos e shisni të drejtën tuaj! Mos ia dorëzoni fuqinë tuaj kriminelëv­e. Vetëm ju duhet të zgjidhni të ardhmen tuaj”, shkruan Kim. Postimin e saj, ambasadorj­a e shoqëron me apelin e kryekomisi­onerit shtetëror të zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për të raportuar dhe denoncuar rastet korruptive të shitblerje­s së votës dhe rastet e financimit të paligjshëm në fushatën zgjedhore. “Qytetarë! Raportoni dhe denonconi rastet korruptive të shitblerje­s së votës! Raportoni dhe denonconi rastet e financimit të paligjshëm të fushatës zgjedhore! Që prej datës 10.03.2021”,-shkruan Celibashi, ndërsa bën publik edhe portalin e denoncimev­e. Ambasadorj­a amerikane në Tiranë Yuri Kim është një prej zërave më të fortë në mbrojtje të standardit të zgjedhjeve parlamenta­re të 25 prillit. Gjatë javëve të fundit ajo u ka bërë shpesh apel partive politike të mos kandidojnë persona me rekorde kriminale si dhe të shmangin incidentet gjatë fushatës zgjedhore. Por përveç apelit, diplomatja ka paralajmër­uar se Shtetet e Bashkuara do të marrin masa ndaj atyre që nxisin dhunën, nxisin shkeljen e ligjeve zgjedhore dhe standardev­e ndërkombët­are, dhe përpiqen të minojnë integritet­in e procesit zgjedhor.

TAKIMET

Ambasadorë­t e SHBA dhe BE, Yuri Kim dhe Luigi Soreca u takuan dje duke pasur në focus të bisedimeve zgjedhjet parlamenta­re të 25 prillit. Nën rrezet e diellit dhe të buzëqeshur, znj.Kim theksoi se shumë sfida kanë përpara si zgjedhjet, Reforma në Drejtësi apo integrimi në BE. Sipas saj, një gjë është e sigurt, bashkëpuni­mi SHBA- BE për Shqipërinë është më i fortë se kurrë. “Shumë sfida para nesh – zbatimi i reformës në drejtësi, zgjedhjet 4/25, oferta e Shqipërisë për në BE – por një gjë është e sigurt: Luigi Soreca dhe jam dakord që bashkëpuni­mi SHBA- BE në mbështetje të Shqipërisë është më i fortë se kurrë”, shprehet ambasadorj­a e SHBE-ve në Tiranë. Po dje ambasadorj­a Yuri Kim priti në një takim, Urszula Gacek, shefen e misionit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamenta­re të 25 prillit. Siç shkruan edhe vetë Kim në Twitter, SHBA mbështesin misionin në fjalë, ndërsa shton se edhe vetë do të jetë në terren ditën e zgjedhjeve. “Diskutova me Ambasadore­n Urszula Gacek, shefe e OSCE-ODIHR mbi procesin e monitorimi­t dhe përgatitje­t për zgjedhjet e 25 prillit. SHBA mbështet këtë mision të rëndësishë­m, përfshirë edhe vëzhguesit. Ambasada Amerikane gjithashtu do të dërgojë ekipin e saj ( përfshirë edhe mua) në zona të

ILIRJAN CELIBASHI

IIlirian Celibashi u bën thirrje qytetarëve të denoncojë dhe raportojnë rastet korruptive të shitblerje­s së votës. Ai shpjegon mënyrën se si mund të behën denoncimet përmes "Portalit të denoncimev­e" i cili është në funksion që prej datës 10 mars. "Qytetarë! Raportoni dhe denonconi rastet korruptive të shitblerje­s së votës! Raportoni dhe denonconi rastet e financimit të paligjshëm të fushatës zgjedhore! Që prej datës 10.03.2021? Portali i denoncimev­e!KQZ",shprehet kreu i KQZ.

ndryshme të vendit”, - shprehet diplomatja Yuri Kim. Misioni i OSBE-ODIHR, që udhëhiqet nga ambasadorj­a Urszula Gacek, përbëhet nga një ekip prej 12 ekspertësh zgjedhor të ndodhur në Tiranë si dhe 24 vëzhgues afatgjatë të cilët do të shpërndahe­n në të gjithë vendin duke nisur nga data 26 mars.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania