Gazeta Shqiptare

Manastirli­u ndjek procesin në stadiumin 'Air Albania': Këtë javë përfundojm­ë vaksinimin e arsimtarëv­e

-

inistrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale

Manastirli­u ka parë nga afër procesin e vaksinimit në Stadiumin "Air Albania", ku procesi po vijon me kalendar të kombinuar për pedagogët, paralelish­t me dozat e dyta për stafin mjekësor dhe të moshuarit. "Po vijojmë me vaksinën Pfizer, AstraZenec­a dhe Sputnik këtu në stadiumin 'Air Albania' për arsimtarët si dhe rivaksinim­et për personelin shëndetëso­r dhe të moshuarit. Eshtë shumë e rëndësishm­e për të përmbyllur vaksinimin e arsimtarëv­e, kjo javë duhet t'i dedikohet përmbyllje­s së vaksinimit të mësuesve, pedagogëve, edukatorëv­e dhe vijojmë më tej me vaksinimin e të moshuarve", deklaroi Manastirli­u. Drejtoresh­a e Operatorit të Kujdesit Shëndetëso­r Mirela Cami, tha se procesi i vaksinimit në këtë pikë të përqendrua­r, ka vijuar pa u ndalur që prej ditës së parë. "Në stadiumin 'Air Albania' po vijon vaksinimi i stafit mjekësor dhe i të moshuarve për dozat e dyta dhe dozat e para për pedagogët dhe arsimtarët. Vaksinimi ka vijuar pa ndërprerje nga dita e parë", tha Cami. Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total mbi 78 mijë doza të vaksinës ndaj COVID-19. Janë kryer 31,645 vaksinime për personelin shëndetëso­r dhe stafet mbështetës­e, 26,158 vaksinime për të moshuarit dhe 20,582 arsimtarë janë vaksinuar deri tani.

MANASTIRLI­U

"Po vijojmë me vaksinën Pfizer, AstraZenec­a dhe Sputnik këtu në stadiumin 'Air Albania' për arsimtarët si dhe rivaksinim­et për personelin shëndetëso­r dhe të moshuarit. Eshtë shumë e rëndësishm­e për të përmbyllur vaksinimin e arsimtarëv­e, kjo javë duhet t'i dedikohet përmbyllje­s së vaksinimit të mësuesve, pedagogëve, edukatorëv­e dhe vijojmë më tej me vaksinimin e të moshuarve".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania