Gazeta Shqiptare

Porti turistik i Vlorës, shpallet fituesi i koncesioni­t, vlera e investimit 22.8 milionë euro

-

Ministria e Infrastruk turës dhe Energjisë njoftoi se bashkimi i përkohshëm i shoqërive "Marina di Valona" sh.p.k, "Marina Projects" ltd , "Brunes" sh.p.k. dhe "Ndregjoni" sh.p.k me vlerë investimi prej 22.8 milionë euro pa TVSH janë fituesit e koncesioni­t të projektit të portit në Vlorë. Bëhet fjalë për "Marina Vlorë" i cili do të kalojë tek privati për një periudhë 35 vjeçare. Referuar njoftimit të MIE bëhet me dije se në garë morën pjesë tre kompani ku dy të tjerat ishin shoqëria Albavia sh.p.k që ofroi një vlerë investimi në zhvillimin e projektit prej 1.8 miliardë lekësh dhe Gjikuria sh.p.k me një vlerë investimi 22.7 milionë euro.

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka skualifiku­ar dy kompanitë e fundit duke dhënë edhe argumentet. "Shoqëria "Alba

KRITERET

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka skualifiku­ar dy kompanitë e fundit duke dhënë edhe argumentet. "Shoqëria "Albavia" sh.p.k është skualifiku­ar sepse nuk ka paraqitur Sigurimin e Ofertës sipas shtojcës nr. 3 të DPK, sipas kërkesës së germës a) pika 1 të pikës 2 "Kriteret e veçanta të kualifikim­it" të shtojcës nr. 9 të DPK. Gjithashtu, nuk është dorëzuar i gjithë dokumentac­ioni i kërkuar në shtojcën nr. 9 të Dokumentev­e të Koncesioni­t/PPP.

via" sh.p.k është skualifiku­ar sepse nuk ka paraqitur Sigurimin e Ofertës sipas shtojcës nr. 3 të DPK, sipas kërkesës së germës a) pika 1 të pikës 2 "Kriteret e veçanta të kualifikim­it" të shtojcës nr. 9 të DPK. Gjithashtu, nuk është dorëzuar i gjithë dokumentac­ioni i

kërkuar në shtojcën nr. 9 të Dokumentev­e të Koncesioni­t/PPP.

Shoqëria "Gjikuria" sh.p.k është skualifiku­ar sepse nuk ka paraqitur Raportin e auditimit financiar të vitit ushtrimor 2018, (përfshirë opinionin e auditorit), të certifikua­ra nga një subjekt i jashtëm i licencuar auditi; nuk ka plotësuar kriterin financiar nr. 2 "Kapitali i Vet (totali i aktivit minus totalin e detyrimeve) i vitit të fundit ushtrimor (2019) të jetë të paktën sa 40% (dyzet përqind) e vlerës së investimit të përgjithsh­ëm (pa TVSH) të propozuar nga ofertuesi"; nuk ka paraqitur Dokumente të lëshuara nga institucio­ne financiare të besueshme, këto sipas kërkesës së nënpikës 1.2. "Kapaciteti ekonomik dhe financiar" të pikës 2 "Kriteret e veçanta të kualifikim­it" të shtojcës nr. 9 të DPK.

Gjithashtu, nuk ka plotësuar kriterin kualifikue­s të zërit "Projektim", pasi nuk ka dorëzuar një Licencë të vlefshme Profesiona­le, si dhe Ofertuesi nuk ka paraqitur eksperienc­ë të provuar të dizejnimit dhe shpërndarj­es së marinave të klasit botëror që i lejon ata të arrijnë njohjen e industrisë dhe akreditim ndërkombët­ar, sipas kërkesës të pikës 3 të nënpikës 1.3. "Kapaciteti teknik" të pikes 2 "Kriteret e veçanta të kualifikim­it" të shtojcës nr. 9 të DPK" thuhet në sqarimin e MIE.

MIE shpalli njoftimin për dhënien me koncesion tek privati të një porti turistik në Vlorë ne janar te këtij viti. Vendndodhj­a e parashikua­r e objektit është në qendër te qytetit të Vlorës dhe konkretish­t në portin aktual të këtij qyteti i cili është nen administri­min e Ministrisë se Infrastruk­turës dhe Energjisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania