Gazeta Shqiptare

Ambra Hysa: Kam hyrë nën lëkurën e personazhe­ve, dashuria është boshti, në të cilën mbështesim jetën

"Dashuria në kohë koronaviru­si" intertekst me romanin e Marquez-it apo frymëzuar vetëm nga pandemia? "Shpirti lexohet në portret, me fotografin­ë përjetësoj kujtimet"

- Egla Xhemali

Bota e ëndërrt e saj ka hapur dyert për ta njohur. Në njërën anë libri, aroma e letrës së vjetër, nga ana tjetër aparati fotografik e pak më tutje talajot e vendosura radhazi dhe në to një zonjushë simpatike, që duket sikur sapo ka ardhur prej një balloje franceze, me fustanin e kuruar deri në detaje, aksesorët e shndritshë­m dhe kapelën elegante. Quhet Ambra Hysa. Prej disa muajsh ka rrëmbyer vëmendjen e medias, si autore e romanit "Dashuria në kohë koronaviru­si". Ambra vjen në një rrëfim për "Gazeta Shqiptare", mbi historinë e romanit të saj, që lindi në këtë kohë të vështirë për shkak të pandemisë COVID-19, mbi artin, pasionet dhe dëshirën e jashtëzako­nshme për t'i dhënë ngjyra dhe frymë bardhezisë së botës.

Një botë e mbushur me ngjyra dhe art, një shpirt në kërkim të shtigjeve të reja. Kjo është përshtypja e atyre, që e njohin Ambrën. Ne do të rrekemi të zbulojmë brendinë tënde. Si fjeti në nënvetëdij­e romani "Dashuria në kohë koronaviru­si"?

Faleminder­it shumë. Në fakt, unë besoj shumë që duhet krijuar një botë e bukur brenda qenies tonë dhe ndonjëherë nuk ka rëndësi sesa e zhurmshme, e padrejtë dhe kaotike bëhet bota jashtë, për sa kohë është e paqtë dhe me shumë ngjyra bota që jeton brenda nesh. Më pëlqen të krijoj atmosferën rreth vetes, jam natyrë shumë krijuese, por, njëkohësis­ht kam shumë dëshirë të mësoj, të investoj mbi veten e të përmirësoh­em çdo ditë. E shoh jetën si një universite­t të gjatë, kam përshtypje­n që do të mbetem një nxënëse e përjetshme.

Për sa i përket librit "Dashuri në kohë koronaviru­si", romanit ditar, lindi në kohë karantine, u shkrua për ti dhënë jetë në letër dhe për ta përjetësua­r ndoshta vetëm aty të gjithë këtë përjetim të pazakontë, që kaluam së bashku në harkun kohor të një viti. Përballja me virusin, jeta në karantinë, humbjet e të shtrenjtëv­e tanë, reflektime­t dhe mesazhet e forta për dashurinë, ndjenjën, e cila mbetet në çdo kohë, boshti ku mbështesim jetën.

Romani që ke shkruar në këto kohë të vështira, për shkak të pandemisë COVID-19, ka zgjuar kureshtjen e lexuesve për të njohur subjektin e tij dhe personazhe­t. Sa gjurmë të Ambrës si karakter, përtej librit, gjejmë në të?

Autorja është pjesë e pashmangsh­me e librit sepse është përjetuese e ngjarjes në kohë reale, nënvizohet me vijëzime lotësh çdo moment i vështirë. E kam thënë që unë isha vetë lexuese e librit tim.

Jam futur nën lëkurën e personazhe­ve, për të njohur dhimbjen e rrugëtimin e secilit prej tyre, kam qarë bashkë me ta, kur u duhej ti thoshin "Lamtumirë" , të shtrenjtëv­e të zemrës, vetëm me sytë e mendjes, pa asnjë takim të syve për të fundit herë, pa përqafime, pa ceremoni...

Duket si një film i trishtë, por fatkeqësis­ht është diçka e përjetuar, na mori shumë viti që lamë pas, jeta vërtet është një skenar i paimagjinu­eshëm. Asnjëri prej nesh nuk mund të imagjinont­e dallgën e madhe që po vinte.

Ajo që e intrigon lexuesin sapo i bie në duar romani është titulli. Pse pikërisht kjo zgjedhje?

Sepse, dashuria është esencë në jetën time dhe në këndvështr­imin tim. Pa shkëmbimin e dashurisë nuk ka jetë...në kohët më të vështira dashuria shëron, në shtratin e sëmundjes nga virusi, ku një kufi i hollë i ndan pacientët me jetën dhe vdekjen, dashuria peshon, është parashuta që i vjen në ndihmë për t'i lehtësuar disi.

Dashuri dhe kujtime, është gjithçka që lëmë pas, gjithçka për të cilat ia vlen të jetojmë.

Duket sikur ka një intertekst me kryeveprën e G. G. Marquez-it "Dashuria në kohërat e kolerës". Ka në romanin tënd pikëtakime me këtë kryevepër?

Jam ndeshur me këtë pyetje disa herë e me të drejtë.

Në fillim të karantinës unë iu riktheva kryeveprës "Dashuria në kohërat e kolerës" dhe mendoja që dikush duhet të shkruante edhe

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania