Gazeta Shqiptare

Maturantët kthehen në klasa, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Universite­tet mbeten online

Mbledhja: Vijon kufizimi i lëvizjes pas orës 20:00. Masat e tjera mbeten të njëjta Fico: Incidenca dy javore në zbritje, 219 raste për 100 mijë banorë

- Voltiza Duro

Komiteti Teknik i Ek spertëve ka vendosur që maturantët të kthehen në klasa, duke vlerësuar situatën epidemiolo­gjike në vend. Drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, prof. Mira Rakacolli bëri të ditur vendimin, gjatë komunikimi­t të Komitetit pasditen e djeshme. "Duke u bazuar në shifrat e infeksioni­t Sars Cov2 në grupmoshën 15-20 vjeç dhe duke marrë parasysh rezultatet që kemi arritur me vaksinimin masiv sidomos tek arsimtarët, në kushtet e momentin që zhvillohet viti shkollor, maturat do të fillojnë mësimin në klasë. Kjo është një masë, vijimësia e të cilës do të kushtëzohe­t nga një monitorim shumë i kujdesshëm i shifrave gjatë kohës që këto matura do të jenë të hapura", tha Rakacolli. Menjëherë pas njoftimit, Drejtoria

e Përgjithsh­me e Arsimit Parauniver­sitar ka bërë me dije se janë marrë masat për zhvillimin e mësimit nëpër klasa të maturantëv­e. "Pas sugjerimit të sotëm (djeshëm) të Komitetit Teknik të Ekspertëve, Drejtoria e Përgjithsh­me e Arsimit Parauniver­sitar (DPAP) informon se mësimi në banka për maturantët e shkollave të mesme në 10 bashkitë (ku deri tani mësimi është zhvilluar "online"), fillon që ditën e nesërme ,(sotme) e enjte, datë 1 prill, 2021. Nga ana e shkollave dhe strukturav­e tona janë marrë të gjitha masat e nevojshme për zhvillimin e procesit mësimor duke pasur

MILIONE

"Duke u bazuar në shifrat e infeksioni­t Sars Cov2 në grupmoshën 15-20 vjeç dhe duke marrë parasysh rezultatet që kemi arritur me vaksinimin masiv sidomos tek arsimtarët, në kushtet e momentin që zhvillohet viti shkollor, maturat do të fillojnë mësimin në klasë", tha Rakacolli.

parasysh zbatimin rigoroz të masave anti-COVID",-theksoi DPAP.

INCIDENCA

Drejtoresh­a e Institutit të Shëndetit Publik Prof. Albana Fico, ka deklaruar se situata epidemiolo­gjike në vend paraqitet me numra të kontrollua­r, por sipas saj vijon të mbetet delikate. "Incidenca dy javore ka pësuar një zbritje, 219 raste për 100 mijë banorë nga 340. Mesatarja ditore e rasteve pozitive ka pësuar zbritje, në 419 nga 532. Totali i rasteve aktive ka pësuar zbritje 31.879 nga 32.179 por jemi ende në situatë delikate",-tha Fico.

MASAT E TJERA

Komiteti Teknik i Ekspertëve bëri me dije se masat e tjera do të mbeten të pandryshua­ra: Kufizimi i qarkullimi­t nga ora 20:00 deri në orën 06:00. Baret dhe restorante­t do të punojnë deri në orën 20:00, me përjashtim të shërbimit delivery. Mësimi do të vazhdojë online për të gjitha pjesët e tjera të sistemit arsimor si dhe do të mbeten të pezulluara fluturimet me Britaninë e Madhe, deri në vlerësimin e dytë të gjithë masave nga Komiteti i Ekspertëve.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania