Gazeta Shqiptare

Rama: Kritikat ndaj opozitës, normale. Berisha, lideri i PD

Kryeminist­ri: LSI, sistem degradues. Po të dojë Berisha, e heq Bashën me një postim “Nëse ata e marrin detyrën e vaksinimit dhe rindërtimi­t, nuk do të vazhdojnë”

- Valentina Madani

Kryeminist­ri Edi Rama deklaroi dje se lideri real i Partisë Demokratik­e është Sali Berisha dhe jo Lulzim Basha, duke theksuar se vetëm me një postim të Berishës, Basha ikën nga posti që mban.

“Nuk kam ardhur këtu për të përfaqësua­r një palë, por jam kreu i një pale. Publiku do të gjykojë jo ti. Ish kryeminist­ri lideri real i partisë Sali Berisha, nëse bën një postim që ta heqë Lulin nga posti, Luli del nga godina e shqupit të nesërmen. Ai bën thirrje mos u vaksinoni se është vdekjeprur­ëse. Kjo është e lidhur me një moment kyç të jetës sonë që lidhet me shëndetin domosdoshm­ërinë. Ky që është Gjinua nuk e hap gojën, ka ditë që flet e flet sikur s’ka pandemi nuk ka rënë tërmet nuk janë sfida të mëdha që ndikojnë drejtpërdr­ejt, por flet se jemi në vitin 2009 2005 1992, do t’ju bëj këtë do t’ju jap këtë. Veç dezinformi­meve që kanë munguar asnjë fjalë për tërmetin, ai është në autobus. Nëse ata e marrin detyrën e vaksinimit dhe rindërtimi­t nuk do të vazhdojnë siç e kemi vazhduar ne”, tha Rama në emisionin “Open” në Top Channel.

Në lidhje me kritikat dhe satirën e përdorur gjatë fushatës ndaj opozitës ai shprehet se po flet aq sa duhet e sidomos në kohë fushate.

“Fakti që jam vetëm është gënjeshtër e 1 prillit. Kundërshta­ri nuk është shumë i besueshëm merrem aq sa duhet por kjo është çështje gjykimesh të lira e opinionesh. Në ndeshje zgjedhore ka gjëra që ka të bëjë me ty dhe raportin me të ardhmen dhe raportin e kundërshta­rit me të ardhmen”, tha Rama.

Ai e quajti LSI-në një sistem degradues.

ANETARESIM­I

Në 12-vjetorin e anëtarësim­it të Shqipërisë në NATO, kryeminist­ri Edi Rama beson se vendin në NATO e futi Amerika dhe jo PD-ja. Gjatë takimit të tij me ferm

REAGIMI

Demokratët shprehen se Edi Rama nuk ka frikë për koronaviru­sin, por ka frikë nga qytetarët shqiptarë që duan ndryshimin pas 8 vitesh dështime të tij. Sipas saj është koha që Shqipëria të fitojë dhe Rama të humbasë. “Rama nuk ka frikë për koronaviru­sin. Ai ka frikë nga qytetarët shqiptarë që duan ndryshimin pas 8 vitesh dështime të tij. Është koha që Shqipëria të fitojë dhe Rama të humbasë”, - shprehet PD.

erët në Rrogozhinë, Rama u shpreh se 25 prilli do të vendosë fatin e drejtësisë së re. Sipas tij, Presidenti Ilir Meta, Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi janë armiqtë e reformës në drejtësi. “E pra, është koha për të qëndruar shumë drejt. Është koha për të marrë vendim. Do vazhdojmë përpara për të kryer punët që kemi nisur dhe të çojmë në fund këto përpjekje, apo do shkojmë gropë siç kemi shkuar gjithmonë sa herë ata e kanë marrë. Iu ka ngel goja ‘ju futëm në NATO, ju futëm në NATO’. Në NATO na futi Amerika ne, nuk na futën këta. Mos harroni këto zgjedhje janë zgjedhje që vendosin fatin e drejtësisë. E kemi ngritur me shumë mundim bazën. Ka filluar të çelë me shumë mundim embrioni i drejtësisë së re. Ilir Metës do t’i jepni ju besimin që rri dhe flet me vete sa herë del në televizor dhe pa i thënë kush një në tre fjalë e ka burgu, burgu, burgu, e thotë vetë. Se ça ka ky që i rri mendja te burgu le ta gjejë vetë. Ilir Meta, Sali Berisha, Monika Kryemadhi janë armiqtë reformës në drejtësi. Janë armiq të

drejtësisë së re dhe të pastë. Që po ndërrohet hap pas hapi se nuk mund të bëhet sa hap e mbyll sytë. Drejtësia në Shqipëri bëhet vetëm nëse populli e mbron dhe populli i drejtësisë është 25 Prilli. Vazhdimi dhe përfundimi me sukses i luftës me armikun e padukshëm është 25 Prill. Është një ndarje e prerë mes dy botëve, bota e vaksinimit dhe bota e infektimit, bota e rindërtimi­t dhe e rishkatërr­imit, bota e rrenave dhe bota e kalova lumin mbaje vetë kalin”, - u shpreh Rama.

AKUZAT

Për kryeminist­rin Edi Rama, është e pamundur fitorja e opozitës në 25 prill. Gjatë një takimi elektoral në Kavajë, Rama tha se premtimet e PD-së janë të pabesueshm­e. Për kreun e qeverisë, nëse opozitarët vijnë në pushtet, gjërat do të shkojnë më keq. Kreu i socialistë­ve sulmoi me emra të përveçëm, Petrit Vasilin dhe Sali Berishën dhe tha se kur dëgjon deklaratat e tyre, i vinte të puthte Dash Shehin në buzë. “Mblidhen pishtarët për dasmë dhe i fusin një fejesë me Covidin. Uroj që të mos i kapë Covidi. Këtu keni dhe

një doktor. Në fakt, janë dy se kanë sjell dhe Peçon këtu, mirë Saliu po Peçon pse e kanë sjell. Për çfarë kanë ardhur. Këta janë dy doktor që kur ka ardhur virusi janë njësoj si virus. Virusi vret, vret, plagos familje, këta helmojnë çdo ditë për llogari të virusit. Dhe kur gjyshërit e gjyshet e këtij viti po gëzojnë nga vaksinat, se janë më të rrezikuari­t dhe më të dobëtit, të privuar dhe nga dielli e nga ajri se të shkretët dalin me shumë sukses. Tamam kur u vjen shpëtimi, këta dy sharlatan dalin e thonë që vaksinat janë vdekjeprur­ëse, janë të skaduara, vaksina kanë ardhur nga një stok i skaduar. Personazhe të degraduara, të keqen e Dash Sheshit. Të keqen e Dash Shehit. Kur dëgjon këta është për të kërkuar Dash Shehin dhe ta puthësh në buzë. Këta janë personazhe që në kushte normale janë për të qeshur, por në këto kushte janë për të vajtuar“, - theksoi Edi Rama. Ai theksoi se misioni i PS-së është ta kthejë Shqipërinë në një vend ku të rinjtë shohin të ardhmen në të. Në një takim me fermerët në Rrogozhinë, kreu i qeverisë shprehu kënaqësinë që ndodhet para disa njerëzve që punojnë me

ndershmëri. “Kënaqësi që takoj njerëz që punojnë tokën. Kam fatin të takohem me njerëz që punojnë me ndershmëri. Ju jeni baza e transformi­mit

bujqësor. Sot, Shqipëria importon 3 dhe eksporton 1. Ata janë paaftësia dhe dëmi i shtetit”, - deklaroi Edi Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania