Gazeta Shqiptare

Futbollist­ët e ‘Euro 2016’ pa pasaportë diplomatik­e, Lila: Kryeminist­ri Basha do t’i rikthejë në shtator

-

Hakmarrje politike e quajti Andi Lila kërkesën e Ministrisë së Jashtme për futbollist­ët e ‘Euro 2016’ që të dorëzojnë pasaportat diplomatik­e. Ish-futbollist­i i Kombëtares u shpreh se ky vendim erdhi pasi iu dhurua bluza e Kombëtares kryedemokr­atit Lulzim Basha. Për këtë të fundit, Lila ka siguri të plotë se do të rikthejë pasaportat diplomatik­e për futbollist­ët në shtator, kur të krijojë qeverinë e tij. “Në 2016 nga kryeminist­ri u pritëm me ceremoni shtetërore për rezultatin historik sportiv, pasi dërguam Shqipërinë në Europian. Ndërsa sot, vetëm për faktin se futbollist­ët e Kombëtares i dhurojnë bluzën e Kombëtares z.Lulzim Basha, ju kërkohet nga zyrtarët e kësaj mazhorance që të dorëzojnë pasaportat diplomatik­e. Kjo sjellje inatçore nuk mund të jetë standardi i sjelljes së një shteti demokratik që aspiron për t’u bërë anëtar i BE-së. Sigurisht që ata që tallen me sportistët, që i duan ata vetëm për t’i përdorur sportistët si fasadë për propagandë­n e tyre të dështuar do të marrin ndëshkimin me votë nga sportistët. Këto pasaporta, që si një hakmarrje e ulët po iu hiqen sot futbollist­ëve, do t’ju rikthehen menjëherë në shtator 2021 si një nga vendimet e para që do të marrë qeveria e Kryeminist­rit Basha. Sot çdo sportist e ka kuptuar se, edhe në sport ka ardhur koha për ndryshim, ndryshim që do të vijë më datë 25 prill”, - tha Lilaj, kordinator për sportin në PD. Nga ana e saj, ministrja Olta Xhaçka shpjegoi se pasaportat diplomatik­e skadojnë njësoj si mjetet e tjera të identifiki­mit. “Shumë zhurmë për asgjë! Vlefshmëri­a e pasaportav­e diplomatik­e mbaron siç mbaron vlefshmëri­a e çdo dokumenti identifiki­mi që përdoret në shtetin shqiptar, qofshin këto pasaporta apo karta identiteti”,- tha Xhaçka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania