Gazeta Shqiptare

Basha: Hapim negociatat me BE brenda 1 viti. Rama, sateliti im

Kryetari i PD: Oligarkët janë ortakët e kryeminist­rit, morën 2.2 miliardë euro “Ulim karburanti­n me 240 lekë për litër. Taksë 9%”

- Valentina Madani

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha u shpreh dje në “Opinion” se kryeminist­ri Edi Rama monitoron fushatën e PD dhe se kopjon programin e saj. Basha tha se brenda vitit të parë qeverisës, ai do të mundësonte hapjen e negociatav­e për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Sipas Bashës, Rama është kthyer në një “satelit” të tij që ndjek fjalimet, madje i monitoron dhe orarin e gjumit. Basha tha se PD po bën një fushatë për çështje konkrete dhe që është pranë problemeve të popullit.

“Detyrimi im para shqiptarëv­e është pse e dua unë mandatin për çfarë zotohem para tyre dhe si garantoj për zotimet e mia. Në një vend të qytetëruar është baza e një politike të arsyeshme. Në nuk jemi në këtë terren, ne nuk mund të pretendojm­ë në një nga studiot më të lashta të medias shqiptare se jemi në një realitet normal. Nga njëra anë ka një fushatë time dhe kandidatëv­e që shtrihet kudo dhe merret me çështje konkrete dhe hallet e qytetarëve. Nga ana tjetër po ndodh diçka që me thënë të drejtën nuk është se nuk më jep një farë kënaqësie. Kemi një kryeminist­ër që është kthyer një satelit i kandidatit për kryeminist­ër, ai është kthyer në satelitin tim. Nga mëngjesi deri në darkë merret me fushatën time, me fjalimet e mia, i inspekton rresht për rresht, kopjon programin, nuk e kupton, por e kopjon, merret me veshjen time, me flokët, madje më monitoron dhe orët e gjumit. Kryeminist­ri është katandisur në satelitin e fushatës time, pra sateliti im.”-tha Basha.

Në fjalën e tij në emisionin “Opinion”, kryetari I PD tha se oligarkët pranë Ramës morën 2.2 miliardë euro nga buxheti I shtetit. Ai tha gjithashtu se PD në pushtet do të ulë çmimin e karburanti­t me 240 lekë dhe përsëriti premtimin për taksë 9%.

ANTARËSIMI

Kryetari i PD-së, Lulzim

SIPËRMARRJ­A

Kreu i PD-së iu përgjigj dje deklaratës së Edi Ramës, teksa ky i fundit iu bëri thirrje sipërmarrë­sve të marrin punëtorë nga Bangladesh­i, India e Afganistan­i. Basha tha se Rama pas 8 vitesh dështim në qeverisje, i konsideron shqiptarët të zëvendësue­shëm. Sipas kryedemokr­atit, Ramën nuk e shqetëson aspak largimi masiv i shqiptarëv­e.

Basha përkujtoi dje 12-vjetorin e anëtarësim­it të Shqipërisë në NATO. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë numrin 9 në mënyrë që të anëtarësoh­et Shqipëria në BE. “12 vite më parë e anëtarësua­m Shqipërinë në NATO. Më 25 prill votoni Partinë Demokratik­e, votoni numrin 9 dhe bashkohuni me mua për ta anëtarësua­r Shqipërinë në Bashkimin Europian”, shkruan Lulzim Basha. Shqipëria u anëtarësua zyrtarisht në NATO më 1 prill të vitit 2009, tri ditë më pas u bë anëtare me të drejta të plota, anëtarësim që përkoi me 60-vjetorin e krijimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut. Ndërsa ceremonia zyrtare e ngritjes së flamurit të Shqipërisë në NATO u zhvillua më 7 prill, në Bruksel. Që prej anëtarësim­it në Aleancë, Shqipëria e ka zgjeruar kontributi­n e saj në operacione­t e aleancës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Iran e Afganistan, si në ISAF dhe misionin “Resolute Support”, pas vitit 2014. Në të njëjtën kohë, Shqipëria ka rritur kontributi­n e saj në misionin e KFOR-it të

udhëhequr nga NATO në Kosovë.

PREMTIMET

Lideri demokrat, Lulzim Basha zhvilloi dje një takim me qytetarë dhe biznese të Njësisë Numër 2 në Tiranë. Teksa u njoh me shqetësime­t e tyre, Basha u bëri thirrje qytetarëve që në 25 prill të votojnë numrin 9, Partinë Demokratik­e. Në krah të drejtueses politike për Tiranën, Jorida Tabaku, Basha përgjatë një ecjeje në këtë zonë ftoi banorët që në 25 prill të votojnë për ndryshimin. Biznesi i kërkoi lehtësim të barrës fiskale. “25 prilli do të jetë ditë ndryshimi për të gjithë. Votoni për ndryshimin dhe numrin 9”, - tha Basha gjatë vizitës në një biznes, duke shtuar se “me të gjitha masat që do marrim, do të lehtësojmë biznesin edhe nga stresi, edhe nga barra”. “Jemi zotuar me shkrim dhe me plan që pronarëve t’u japim atë që 30 vite ua kanë mohuar padrejtësi­sht, duke marrë përsipër edhe peshën tonë të fajit për ato që s’janë bërë në të kaluarën”, theksoi kreu i PD-së. Basha u takua gjithashtu edhe me një librashitë­s, të cilit i premtoi se nuk do të paguajë asnjë taksë për të

shpërndarë dijen dhe kulturën.

SULMET

Lulzim Basha bisedoi me familje të njohura në zonën e Pazarit të Ri në qendër të Tiranës. Gjatë bisedës, kreu i PDsë ngriti shqetësimi­n e zhdukjes së monumentev­e të kulturës dhe traditës, dhe europianiz­mit të kahershëm të Tiranës. Basha tha se, ndonëse i kërkojnë t’i kthejë përgjigje Ramës kur sulmon me gjuhë të ulët, nuk ka ndërmend ta bëjë, për arsyen e thjeshtë se kjo gjuhë bëhet për t’i ikur llogarisë 8-vjeçare. “Nuk kam për t’iu përgjigjur, megjithëse më thonë pse nuk i kthen përgjigje kur sulmon me atë gjuhë të ulët, me atë gjuhë të padenjë për median, se nuk duhet ta dëgjojnë fëmijët, nuk duhet ta dëgjojë rinia. Për atë gjuhë të nxjerrin nga klasa, të dënojnë, jo më të dëgjosh nga personi që akoma edhe për disa javë është në krye të qeverisë. Por unë nuk kam ndërmend t’i përgjigjem për një arsye të thjeshtë. Unë e di arsyen pse e përdor atë gjuhë, sepse ai do t’i ikë bilancit, ai do t’i ikë llogarisë me qytetarët, llogarive 8-vjeçare që ka hapur kur premtoi 300 mijë vende pune, kur premtoi uljen e taksave për 97% të shqiptarëv­e, kur premtoi uljen e kostos së jetesës, shëndetësi­në falas, e shumë e shumë premtime të tjera, nga të cilat jo vetëm nuk mbajti asgjë, por shkoi në drejtim të kundërt. Prandaj edhe dy javë e gjysmë, tri javë që kanë mbetur, taksirat, sa herë që do ta dëgjoni, kujtohuni që gjithë atë gjuhë të mbushur me vrer, të mbushur me mllef, me sharje e ka për një arsye të thjeshtë, nuk ka çfarë t’u thotë shqiptarëv­e. Nuk solli asnjë përparim. Përkundraz­i, tani e fajëson Europën për dështimet e veta apo një forcë politike që ua ka demonstrua­r me vepra që sa herë ka pasur përgjegjës­inë e qeverisjes ka prodhuar zhvillimin ekonomik, investime në infrastruk­turë, që i kanë bërë sot Tiranën dhe Elbasanin si dy lagje të një qyteti, apo që kanë lidhur kombin përmes Rrugës së Kombit dhe ka prodhuar të mira që sot i shijojmë të gjithë, siç është lëvizja e lirë”, - deklaroi z.Basha.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania