Gazeta Shqiptare

“Kandidatët e PS punojnë për vete”, Kryemadhi: Do të ndëshkojmë me votë mashtruesi­t

-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, gjatë një takimi me banorët në Peqin, akuzoi dje kryeminist­rin Edi Rama se kërkon votën e qytetarëve në këmbim të vaksinës kundër COVID-19. “Në çdo moment ndjej shkërmoqje­n e Rilindjes dhe shumë socialistë­ve në radhët e LSI-së. Një kryeminist­ër i cili ka një urrejtje patologjik­e për njerëzit e tij, sepse mjafton të dëgjosh ‘kush nuk më voton mua, kush nuk më përkrah mua nuk bën vaksinën’”, - tha Kryemadhi. Sipas saj, në 8 vite qeverisje të socialistë­ve, në Shqipëri janë taksuar të varfrit dhe jo të pasurit. “Rama dhe Rilindja kanë taksuar të varfrit, ata që s’kanë mundësi, dhe nëse ti nuk paguan taksat, përfundon në burg”, - u shpreh kryetarja e LSI-së. Kryemadhi shpjegoi edhe ndryshimin mes kandidatëv­e për deputetë të LSI-së dhe atyre të PS-së. “Kandidatët e LSI-së, ndryshe nga kandidatët e Rilindjes, nuk kanë në fokus kush merr vota për të thyer listën, kanë në fokus si të shtojmë vota te kutia për LSInë”, - tha ajo. Kryemadhi iu bëri thirrje qytetarëve që të ndëshkojnë me votë qeverinë “Rama”, duke thënë se ka detyruar të rinjtë të largohen nga Shqipëria. 25 prilli për kryetaren e LSI-së duhet të jetë një referendum popullor për të ndëshkuar me votë keqqeveris­jen e Edi Ramës. “Sepse njerëzit nëpërmjet votës ndëshkojnë atë që i ka gënjyer dhe që nuk ka mbajtur premtimet, dhe përsëri nëpërmjet votës vlerësojnë politikani­n, individin apo partinë politike që ata i përfaqëson më mirë”, - tha ajo. Teksa vendi sipas saj po përballet me papunësi, kryeminist­ri shkon në kufijtë e absurdit, duke sjellë si krahë pune punëtorë nga vendet e botës së tretë. “Ky njeri nuk i konsideron më qytetarët e tij, i zëvendëson, dhe pa pikë turpi thotë që ne do të marrim punëtorë nga Bangladesh­i, nga Pakistani etj.”, - u shpreh Kryemadhi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania