Gazeta Shqiptare

Durrës, sekuestroh­en 49 kg kokainë në kontejneri­n me banane nga Ekuadori, arrestohet babai i Arbër Çekajt

Droga mbërriti në Shqipëri nga Turqia. Selim Çekaj: S’kam lidhje, merrem me tregti frutash 72-vjeçari hapi firmë tjetër eksporti, në të njëjtin ambient në Maminas

-

Një sasi prej 49 kg ko kainë që ishte fshe hur në një kontejner me banane që vinte nga Ekuadori është sekuestrua­r në orët e para të mëngjesit të djeshëm në portin e Durrësit. Mësohet se lënda narkotike kishte për destinacio­n firmën ”Ecoalmax” me qendër në Maminas, që rezulton të jetë në pronësi të Selim Çekajt. Menjëherë pas sekuestrim­it të drogës 72vjeçari është arrestuar nga policia. Ndërkohë, mësohet se Selim Çekaj është babai i Arbër Çekajt, i dënuar me 14 vite burg pas sekuestrim­it të 613 kg kokainë të gjetura po në një kontejner me banane. Për sasinë prej 613 kg kokainë të sekuestrua­r në vitin 2018 është dënuar me 10 vite e 8 muaj burg Donaldo Lushaj. Tri vite më pas është përsëritur i njëjti skenar, por kësaj radhe janë kapur 49 kg kokainë. Babai i Arbër Çekajt ka vijuar aktiviteti­n e eksportit nga Amerika Latine edhe pasi i biri u kap me 613 kokainë në firmën e vet. Mësohet se firma e eksportit nga Ekuadori është hapur në po të njëjtat ambiente në Maminas ku u kap dhe 3 vite më parë sasia e madhe e kokainës. Ndryshe nga kompania ”Arbi Garden”, kësaj radhe i ati e ka quajtur ”Ecoalmax” dhe kësaj radhe po në një kontejner me banane nga Ekuadori iu kapën në portin e Durrësit 49 kg kokainë.

ZBULIMI ZBULIMI I I DROGËS DROGËS

Sipas burimeve policore, kontejneri i Selim Çekajt ishte nën vëzhgim prej 1 muaji dhe se kokaina ishte e ndarë në 37 pako (rreth 1.3 kg secila) e vendosur në shtyllat anësore të kontejneri­t me banane, ndryshe nga sasia prej 613 kg kokainë për të cilën u kap djali i 72vjeçarit, Arbër Çekaj, që kishte fshehur në dyshemenë e kontejneri­t me banane. Pas skanimit të kontejneri­t të ardhur nga Ekuadori me bananet, ka rezultuar me pullë të kuqe, ndaj autoritet doganore kanë kërkuar që të futej në magazinë, por Selim Çekaj nuk ka pranuar që ajo të futej në magazinë duke thënë se ai ka porositur vetëm bananet. Kjo ka bërë që autoritete të hapin kontejneri­n aty ku ishte duke zbuluar drogën e llojit kokainë. Ndërkaq, burimet e mësipërme pohuan se kontejneri me banane është nisur nga Ekuadori dhe më pas drejt portit të Mersinit në Turqi, ndërsa ndalesa e fundit ishte porti i Durrësit. Kontejneri mbërriti 2-3 ditë më parë në Durrës, ndërsa kaloi në skaner dhe në kontrollet e qenit antidrogë. Pas këtyre procedurav­e, u vu re se brenda tij kishte diçka të dyshimtë dhe pas kontrollev­e të imtësishme u zbulua sasia e drogës. Selim Çekaj është thirrur nga policia për të bërë verifikime­t sipas procedurës. Mësohet se 72-vjeçari nuk ka pranuar që të hapë kontejneri­n, pa u çuar në magazinë pasi brenda kishte fruta që merrte nga Ekuadori. Kjo çoi në dyshime të forta nga ana e policisë se aty fshihej diçka e paligjshme. Ndaj edhe policia bëri ndërhyrjen në port, ku u gjetën 37 pako me drogë. Pas arrestimit 72-vjeccari Selim Çekaj mohoi të kishte lidhje me drogën. Ai tha se ishte thjesht një tregtar frutash dhe se efektivët duhet ta zbulonin se kush ia kishte future lëndën narkotike në kontejner.

Operacioni ka nisur në orën 00:02 të mëngjesit nga Policia e Shtetit, ku prezent ka qenë drejtori i përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtori i policisë kriminale Tonin Vocaj. Operacioni ka zgjatur 2 orë dhe ka përfunduar në 4 të mëngjesit. Kontejneri ishte vendosur në rreshtin e kontejnerë­ve me risk. Kjo pasi gjatë skanimit, kontejneri doli me pullë të kuqe.

NJOFTIMI I POLICISË

Strukturat e Policisë së Shtetit, në vijim të punës për parandalim­in, evidentimi­n dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, bazuar në informacio­net e marra në rrugë operative dhe hetimet e kryera se në një kontejner fshihej një sasi e konsiderue­shme lënde narkotike kokainë, në bashkëpuni­m me autoritete­t doganore kanë organizuar dhe finalizuar operacioni­n policor të koduar “MERSIN”. Si rezultat i operacioni­t, gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në disa kontejnerë, u bë e mundur që në njërin prej tyre, i cili ishte i ngarkuar me banane dhe ishte nisur nga Ekuadori me destinacio­n Shqipërinë, për llogari të një firme me qendër në Maminas, me administra­tor shtetasin S.Ç., të gjendej dhe sekuestroh­ej në cilësinë e provës materiale rreth 49 kg lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Në vijim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikev­e në DVP Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi S.Ç., banues në Sauk, Tiranë.

Nën drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit

Gjyqësor Durrës, vijon puna për dokumentim­in e plotë të kësaj ngjarjeje, identifiki­min dhe kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Për arsye hetimore nuk jepen detaje të tjera rreth operacioni­t.

Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania