Gazeta Shqiptare

Organizoi dhe pagoi për vrasjen e babë e bir në Elbasan, gjykata jep “Arrest me burg” për Ardian Çapjan

Prova më e fortë, dëshmia e të penduarit që ekzekutoi Gentian Beqirin Masa iu komunikua në spital, nën forca të shumta policie

-

Gjykata e Elbasanit u zhvendos dje në katin e tretë të Kirurgjisë në QSUT ku është shtruar Ardian Çapja, i cili u arrestua pak ditë më parë në kuadër të operacioni­t të koduar “Krasta 2021”, pasi dyshohet se bashkë me nipin e tij, Florenc Çapja kanë organizuar dhe financuar vrasjen e Gentian Beqirit dhe babait të tij, Nezir Beqiri. Ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2012. Për 53vjeçarin u caktua masa e sigurisë “Arrest me burg”, ndërsa nipi i tij është shpallur në kërkim. Seanca gjyqësore u mbajt nën masa të rrepta anticovid nga njëra anë dhe në anën tjetër nën masa të rrepta sigurie për shkak të personalit­etit të Çapjas, i cili është konsiderua­r sipas policisë si kreu i grupit kriminal që urdhëronte vrasje me pagesë. Të pranishëm në seancën e zhvilluar ditën e djeshme ishin prokurori Ritvan Sukaj dhe kryeprokur­ori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi. Mësohet se prokurori Ritvan Sukaj, i cili firmosi urdhër arrestet për Ardian dhe Florenc Çapjan, mbërriti në ambientet e spitalit me badigard, një ditë pasi ai u mor në mbrojtje nga policia e Elbasanit. Arrestimi i Ardian Çapjas është bërë pas dëshmisë së një bashkëpunë­tori të drejtësisë të arrestuar pak kohë më parë në këtë qytet. Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit u krye në banesën e tyre, pasi i riu ishte i paralizuar dhe në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”. Edhe pse ruhej me policë në hyrje të shtëpisë, autorët mundën të shmangnin kontrollet dhe të kryenin krimin. Të arrestuar për këtë ngjarje janë shtetasit Ervis Bardhi, Olsi Leku, Etjen Cani dhe Klajdi Dokoli. Në rastin konkret, ka dyshime të forta se Ervis Bardhi, i cili ka qëlluar për vdekje Gentian Beqirin, në bashkëpuni­m me disa të tjerë, ka vepruar kundrejt një shumë prej 50 mijë eurosh, të paguara sipas tij nga Ardian dhe Florenc Çapja. Dy prokurorët e çështjes, Kreshnik Ajazi e Ridvan Sukaj, mbërritën në QSUT nën masa të rrepta sigurie, për shkak edhe të rrezikut që i kanoset. Ndërkaq, mësohet se prova që kanë paraqitur në seancë

OPERACIONI OPERACIONI NË NË ZEMËR ZEMËR

Pas arrestimit njeriu shumë i përfolur për botën e krimit, 53-vjeçari Ardian Çapja është transferua­r me urgjencë nga ambientet e paraburgim­it në repartin e kardiokiru­rgjisë, pasi ka shfaqur probleme me zemrën. Sipas burimeve të “Gazeta Shqiptare”, Ardian Çapja i është nënshtruar koronarogr­afisë dhe një ndërhyrjej­e tjetër. Ai shfaqi probleme dhe për faktin se në qershor të viti të kaluar i mbijetoi një atentati pranë banesës së tij, ndërsa u qëllua me snajper nga kodra e Krastës nga një largësi prej 400 metrash. prokurorët ka qenë dëshmia e të penduarit Ervis Bardhi. Nga ana tjetër avokatët e Çapjas e kanë konsiderua­r të pabesueshë­m Ervis Bardhin dhe kanë kërkuar që dëshmia e tij mos të merret në konsiderat­ë nga ana e gjykatës. Fill pas arrestimit njeriu shumë i përfolur për botën e krimit, 53vjeçari Çapja është transferua­r me urgjencë nga ambientet e paraburgim­it në repartin e kardiokiru­rgjisë, pasi ka shfaqur probleme me zemrën. Sipas burimeve të “Gazeta Shqiptare”, Ardian Çapja i është nënshtruar koronarogr­afisë dhe një ndërhyrjej­e tjetër. Ai shfaqi probleme dhe për faktin se në qershor të viti të kaluar i mbijetoi një atentati pranë banesës së tij, ndërsa u qëllua me snajper nga kodra e Krastës nga një largësi prej 400 metrash.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania