Gazeta Shqiptare

COVID-19: 349 raste të reja pozitive dhe 6 humbje jete brenda 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësi­së: 2899 testime, 604 të shëruar dhe 2899 testime ditore

- Voltiza Duro

Ministria e Shëndetë sisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencë­n dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalim­in e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullim­et, ruani distancimi­n fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizoloh­uni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID-19.

Situata e COVID-19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2899 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 349 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuar­a janë identifiku­ar në këto bashki: 81 raste në Tiranë, 25 raste në Shkodër, 22 raste në Korçë, 15 raste në Berat, 14 raste në Durrës, 13 raste në Fier, 12 raste në Gjirokastë­r, Pogradec, 11 raste në Tropojë, 10 raste në Lezhë, Vlorë, 9 raste Devoll, Kukës, Lushnje, Sarandë, 7 raste në Krujë, Kurbin, Elbasan, Ura Vajgurore, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Kamzë, Libohovë, 4 raste në Librazhd, Cërrik, 3 raste në Mallakastë­r, Malësi e Madhe, Kuçovë, Vorë, 2 raste në Mat, Delvinë, Selenicë, Përrenjas, Skrapar, Patos, Poliçan, 1 rast në Has, Mirditë, Përmet, Tepelenë, Divjakë, Dibër, Bulqizë, Himarë, Kolonjë, Gramsh.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 604 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 91,875 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 279 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 66 - 84 vjeç. Ministria

e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllim­e familjarëv­e të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojn­ë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojn­ë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

STATISTIKA (1 PRILL 2021)

Raste të reja ditore 349 Të shëruar në 24 orë 604 Të shtruar në spitale 279 Humbje jete në 24 orë 6 Testime ditore 2899

Testime totale 561,820 Raste pozitive 125,506 Raste të shëruara 91,875 Raste Aktive 31,390 Humbje jete 2241

Shpërndarj­a gjeografik­e e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 21928 Fier 2554 Durrës 1283 Gjirokastë­r 1247 Shkodër 1198 Vlorë 965 Korçë 758 Elbasan 360 Lezhë 331 Kukës 359 Dibër 325 Berat 82

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania