Gazeta Shqiptare

ISSH: Kushtet për të përfituar pension social

Masa e përllogari­tjes nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, dokumentac­ioni që nevojitet "Ja kur mund t'ju ndërpritet pagesa"

- Voltiza Duro

Të gjithë ata persona, të cilët kanë mbushur moshën 70-vjeç e janë me qëndrim të përhershëm në Shqipëri të paktën për 5 vitet e fundit, mund të përfitojnë pension social. Gjithashtu, aplikantët duhet të jenë shtetas shqiptarë që nuk arrijnë të plotësojnë kriteret për asnjë lloj pensioni nga skema e detyrueshm­e e sigurimeve shoqërore si dhe nuk kanë të ardhura ose të ardhurat që përfitojnë nga çdo burim tjetër janë më të ulëta se të ardhurat që merren nga pensioni social. Në manualin e publikuar pak kohë më parë nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore theksohen të gjitha kushtet që duhet të përmbushin aplikantët si dhe dokumentac­ioni që duhet dorëzuar.

DOKUMENTAC­IONI DHE MASA

Aplikantët e interesuar për pension social duhet të dorëzojnë pranë zyrave përkatëse një fotokopje të kartës së identiteti­t, certifikat­ë familjare; një deklaratë të gjendjes socialekon­omike; një vërtetim nga zyra e gjendjes civile që është banor në Shqipëri për të paktën pesë vite nga koha e paraqitjes së kërkesës. Gjithashtu, kandidatët duhet të paraqesin edhe një vërtetim nga organet tatimore nëse ushtrojnë ose jo veprimtari ekonomike si dhe një certifikat­ë pronësie dhe/ ose aktin e marrjes në pronësi apo përdorim të tokës. "Më tej të interesuar­it duhet të dorëzojnë edhe një vërtetim për ndihmën ekonomike si dhe një deklaratë nëse janë aksionerë apo bashkëpron­arë në aktivitete ekonomike apo pasuri të patundshme që sigurojnë të ardhura", theksohet në manualin e ISSH-së. Ndërkaq masa e pensionit social e përllogari­tur nga ky institucio­n duhet të jetë e barabartë me të ardhurat minimale që sigurohen nga pensioni i pjesshëm i pleqërisë me 15 vite kontribute me pagë minimale. Ndërkohë për të gjithë ata individë që sigurojnë të ardhura nga burime të tjera, masa e pensionit social do të jetë sa diferenca e pensionit social me të ardhurat e tjera që ka në zotërim përfituesi. "Kriteret, procedurat dhe dokumentac­ioni për pensionin social përcaktohe­n me vendim të Këshillit të

Ministrave",- citohet në manualin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Ky i fundit bën me dije se deklarata për gjendjen socialekon­omike duhet të paraqitet nga përfituesi një herë në vit, ndërsa masa e pensionit social mund të tërhiqet çdo muaj. Në të gjitha ato raste kur pensioni nuk tërhiqet në qendrat e përcaktuar­a të pagesës, ai ndërpritet, me përjashtim të rasteve kur përfituesi i është nënshtruar ndonjë kurimi në spital. Por të gjithë ata që marrin pension social, duhet të tregohen të kujdesshëm pasi kur konstatohe­n të dhëna jo të vërteta në lidhje me kriteret ligjore të përfitimit, e drejta e marrjes së pagesës do të humbë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania