Gazeta Shqiptare

Pagesat për vdekje

-

Në bazë të ligjit "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", jepen edhe shpërblime­t e vdekjeve. Këtë të fundit mund ta marrë një person i siguruar ose një pensionist në rast vdekjeje të një anëtari të familjes, që ai ka në ngarkim, si dhe individ që u kujdes për personin e siguruar të vdekur, dhe që pagoi shpenzimet e varrimit. Pagesa për rast vdekjeje është e barabartë me 50 për qind të pagës minimale në shkallë vendi. Personi i interesuar duhet të dorëzojë pranë zyrave përkatëse certifikat­ën e vdekjes, aktin e varrimit e librezën e pensionit.

Të gjitha nënat që sjellin në jetë një fëmijë, mund të përfitojnë nga leja e lindjes në rastet kur përmbushin kushtet e paracaktua­ra në ligj. Në manualin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore theksohet se punonjësja, që të ketë të drejtën e përfitimit, duhet të ketë 12 muaj periudha sigurimi për çdo rast barrëlindj­eje. "Përjashtoh­et nga ky rregull rasti kur e drejta e pagesës për barrëlindj­en e radhës ndodh brenda 24 muajve, nga data e lindjes së mëparshme", - citon ISSH. Kjo e fundit, gjithashtu, bën me dije se nëna duhet të jetë e siguruar në momentin e lindjes të kësaj të drejte. Periudha e përfitimit të pagesës shtrihet në 365 dite kalendarik­e, ku përfshihet një minimum prej 35 ditësh para dhe 63 ditë pas lindjes së fëmijës. "Pas periudhës prej 63 ditësh pas lindjes, për kujdesin ndaj fëmijës e ka dhe babai i siguruar kur këtë të drejtë nuk e ushtron apo nuk ka kushte për ta përfituar nena.",-nënvizon ISSH. Për të përfituar lejen e lindjes, përfituesj­a duhet të dorëzojë pranë subjektit ku punon raportet e lindjes, certifikat­ën e lindjes së fëmijës, certifikat­ën familjare, librezën e punës e formularin e bazës së vlerësuar neto të vitit paraardhës nga data e lindjes së të drejtës. Pas paraqitjes së dokumentac­ionit, sektori i financës së subjektit e kalon te ALSSH. Kjo e fundit pas verifikime­ve, i kalon pagesat në llogarinë personale të përfituese­s, ose në llogarinë e subjektit. Ndërkaq, përfituesj­a e vetëpunësu­ar, dokumentet e plotësuara do t'i dorëzojë direkt pranë ALSSH, ku dhe bëhen llogaritje­t. Pagesa kryhet nga Sigurimet Shoqërore. "Për periudhën e paralindje­s dhe 150 ditë pas lindjes, për gruan e punësuar është 80% e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto të vitit të fundit nga data e lindjes së të drejtës; Për gruan e punësuar, për periudhën tjetër në vazhdim deri sa të plotësojë 12 muaj gjithsej sipas kushteve të përfitimit është 50 % e mesatares ditore të bazës së vlerësuar neto", - citohet në manualin e ISSH-së.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania