Gazeta Shqiptare

? Këshilla për një sistem imunitar të shëndetshë­m, kujdesi që ju duhet

-

Sistemi ynë imunitar ka një funksion madhor në organizëm: të mbrojë trupin nga rreziqet e jashtme. Te këto rreziqe përfshihen sigurisht bakteret, viruset dhe mikrobet e ndryshme. Në situatën në të cilën gjendemi, ku përhapja e virusit COVID-19 vazhdon dhe bëhet më shqetësues­e, duhet kthyer vëmendja nga sistemi imunitar. Por a mund ta forcojmë atë? A ndikojnë vërtet suplemente­t dhe mineralet që marrim? Në këtë artikull u japim përgjigje këtyre pyetjeve, duke ju dhënë gjithashtu këshillat e ekspertëve mjekësorë.

ÇFARË ËSHTË SISTEMI IMUNITAR

Qendra e mbrojtjes së organizmit tonë nuk është gjë tjetër përveç disa qeliza të ndërlidhur­a, proteina dhe organe. Të gjitha këto bashkëpuno­jnë për të mbrojtur trupin tonë nga sëmundjet apo dëmtimet e jashtme. Kur sistemi ynë imunitar funksionon siç duhet, arrin të eliminojë kërcënime si baktere, parazitë e viruse.

A MUND TË FORCOHET SISTEMI IMUNITAR

Sipas të dhënave, duke qenë se pjesë e këtij sistemi janë shumë qeliza, forcimi është deri diku i pamundur. Qelizat janë të ndryshme dhe në pjesë të ndryshme të trupit, ato bashkëvepr­ojnë me njëra-tjetrën si një rrjet. Për të forcuar të gjithë sistemin duhet një punë shumë e gjatë dhe një strategji e saktë. Sipas mjekëve, diçka e tillë është ende e pamundur, pasi akoma nuk dihen të gjitha mënyrat si reagojnë këto qeliza ndaj faktorëve të jashtëm. Por atë që mund të bëjmë është të ndihmojmë trupin në prodhimin e qelizave

të bardha.

SI MUND TA NDIHMOJMË ORGANIZMIN

Tri hallkat kryesore janë: regjimi ushqimor, aktiviteti fizik dhe cilësia e gjumit, ndaj duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe të konsumoni sa më shumë perime dhe fruta. Ushqime me vitaminën A, C dhe D si dhe minerale siç është zinku, luajnë një rol të rëndësishë­m për sistemin imunitar. Gjithashtu

edhe suplementë­t dhe vitaminat janë të dobishme në këtë fazë. Aktiviteti fizik, përveçse ju ndihmon për të humbur kilogramët e tepërt, ju bën më të fortë. E themi këtë jo vetëm për pamjen e jashtme, por edhe për sistemin tuaj imunitar. Nga ana tjetër gjumi është një pikë kyçe e ditës. Gjatë orëve që kalojmë në gjumë, trupi rigjeneron veten dhe përgatitet për ditën tjetër. Sigurisht, një këshillë e shtuar nga mjekët është edhe eliminimi i situatave stresuese. Nëse arrini të reduktoni stresin në jetën tuaj, do të shihni që edhe sistemi imunitar do të përfitojë.

Qendra e mbrojtjes së organizmit tonë nuk është gjë tjetër përveç disa qeliza të

ndërlidhur­a, proteina dhe organe.

Të gjitha këto bashkëpuno­jnë për të mbrojtur trupin tonë nga sëmundjet

apo dëmtimet e jashtme. Kur sistemi

ynë imunitar funksionon siç duhet, arrin të eliminojë kërcënime si baktere, parazitë

e viruse.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania