Gazeta Shqiptare

Devis Xherahu: Muzika ime përtej kufijve, ja projekti surprizë

Rrëfimi i këngëtarit: Unë dhe Ertemiona dëshirojmë një familje të madhe "Më mungon publiku, pandemia ndikoi ekonomikis­ht"

- Egla Xhemali

9 vite në skenë, me pasio nin e jashtëzako­nshëm për të sjellë një frymë tjetër në muzikën shqiptare dhe përtej saj.

Ai i këndon me fjalët më të ngrohta dashurisë, luan me kitarë, sa herë që bie muzgu, e serenatat janë aq të dëshiruara nga publiku dhe krijon një atmosferë elektrizue­se, sa herë që ka pranë njerëz që e duan artin. Devis Xherahu vjen në një rrëfim ekskluziv për "Gazetën Shqiptare", rreth bashkëpuni­mit të fundit me këngëtaren Spanja Pipa, prapaskena­t e klipit, jetën e re, që ka nisur me bashkëshor­ten e tij Ertemionën dhe projektet e reja. Xherahu, zhvesh petkun e artistit dhe na tregon më shumë për pasionin që ka, për rritjen e kanarinave. Jeta e tij me Ertemionën duket se është në fazën më të bukur të saj, ndërsa pyetjes për zgjerimin e familjes, këngëtari i përgjigjet se dëshirojnë të kenë një familje të madhe. Epo, shpirtrat e bukur si ai i Devisit dhe Ertemionës meritojnë të kenë një jetë të bardhë, ndaj dhe ne ua urojmë këtë!

Tinguj të ngrohtë, fjalë të përshpirts­hme dhe emocione të pafundme. Të gjitha këto ndjesi lindin, pasi dëgjon dhe sheh këngën "Ti ma more zemrën". Si erdhi ngacmimi për realizimin realizimin e e saj? saj?

Rastësisht të paktën pas 15-16 vjetësh takoj në Korçë, miken time Spanja Pipa dhe u bë si të thuash shkaku spektakli "Kënga ime", miku im Pandi Laço, i cili më dërgoi për një mision te mikja ime Spanja Pipa.

Për të diskutuar për origjinën e serenatave korçare të vjetra. U takova me Spanjën, e përshëndet­a, u gëzova që mbahej mirë. Një moment para se të ikja, i thashë për të kënduar një këngë bashkë me selfie, që ta kisha si kujtim. Kur dëgjoj zërin e saj u shtanga. I thashë: Spanja ti kjo? 83 vjeç! Ne do të bëjmë një duet. I kërkova që të zgjidhte disa këngë të vjetra, për t'i kënduar bashkë dhe "Ti ma vodhe zemrën" ishte ndër të parat që përzgjodhë­m.

Cila është fabula e këngës, për ata që ende nuk e e kanë kanë dëgjuar? dëgjuar?

Kjo këngë është serenatë. Bëhet fjalë për një çift, që janë ndarë. Vajza s'e ka mbajtur dashurinë, nuk e di në ka tradhtuar apo jo, por mund të them që ka ikur. Dhe kënga thotë një moment, dashurinë e mbajte sa vesa në mëngjes. Vajza premtonte dikur se do të ishte dashuri e përjetshme, por si përfundim zgjodhi largimin. Shkaqet e ikjes së saj nuk dihen. Ky është subjekti. Mos të harrojmë, që është një këngë e viteve '50.

Një moment nga prapaskena­t që e kujton dhe qesh? qesh?

Në prapaskena­t e xhirimit, është një moment, në të cilin luaj piano, (ju e keni parë edhe në klip, pasi shfaqet) nuk e kisha hapur mirë kapakun e pianos dhe në momentin që filloj xhirimi kapaku bie dhe kam hequr duart shumë shpejt. (qesh) Mirëpo, këtë e kapën çunat e videos e shihja shpesh dhe qeshja shumë, sepse u tremba jo nga kapaku, po nga zëri i regjisores që thirri: Mos kapaku! Ky qe një moment shumë gazmor.

Impresione­t e para nga adhuruesit e muzikës së Devisit, Devisit, për për këngën këngën e e sapo sapo publikuar?

Impresione­t e fansave ishin shumë, shumë të mëdha, të ndjera po ashtu. Shumë komente mora si: Bravo Devi, që në këtë hamulli apo rrëmujë këngësh, nuk po marrim vesh se kush është shqiptare, amerikane, gjermane, turke, italiane etj, ti u ktheve në origjinë, në identitet. Bravo që na solle këngët tona, pasi kemi shumë nevojë për to. Gjithashtu, dhe miqtë dhe mikeshat e Spanjës, siç më thotë vet ajo, e kishin përgëzuar duke i thënë se u kishim sjellë atyre nostalgji për vitet e atëhershme, kur ishin në rini, kohë në të cilat u këndonin serenata dhe ato i dëgjonin me kënaqësi. Pra, ka pasur një prurje të madhe komentesh shumë të mira.

Për shkak të pandemisë Covid-19 janë ndaluar grumbullim­et e njerëzve dhe janë pezulluar aktivitet kulturore. Sa të mungojnë koncertet dhe eventet, ku luan muzikën tënd?

Pas 29 vitesh karrierë është shumë e vështirë të kalosh një vit pa praninë e publikut, pa duartrokit­jet e tyre, pa emocionet që të japin ata. Është një goditje shumë e madhe psikologji­ke. Por, unë të paktën kam vazhduar krijimtari­në time, sikur të mos ndodhte asgjë. Këtë vit, kam shkruar tre këngë. Kam pasur tre dalje publike, kështu që në këtë aspekt për sa i përket anës së krijimtari­së, unë nuk e kam ndjerë shumë mungesën e këngës, por pa diskutim kam ndjerë mungesën e publikut, por (pse ta fsheh) edhe anën ekonomike, pasi unë me këtë jetoj, jam profesioni­st prej 29 vitesh. Ndaj është një humbje psikologji­ke dhe ekonomike për mua.

Në këtë bardhezi që ka pushtuar botën, pas kujt është kapur Devisi për të shpëtuar?

Shpëtimi im është gjithmonë kitara ime. Kuptohet, gruaja ime Ertemiona, që e kam afër çdo moment, familjen ime, miqtë e mi të afërt dhe gjithmonë shpresa. Ajo humbet e fundit te njeriu dhe kjo po na mban. Gjithmonë, në rrjetet sociale shkruaj statuse që do të vijnë ditë më të mira edhe pak durim. Jam njeri që e ushqej veten me energji pozitive.

Pra, shpresa është ajo që më mban dhe mesazhi im që jap për gjithë botën është rikthimi i ditëve të mira.

Një pasion që ende nuk e ke bërë publik?

S'e di nëse e kam thënë edhe më parë këtë që do të ndajë me ju, po me gjasë jo. Unë që i vogël, babai im, ndjesë pastë mbante kanarina. Pasioni im është mbajtja dhe rritja e kanarinave. Kam një çift që gjithmonë nuk e ndaj nga shtëpia. Preferoj ngjyrën e kuqe te kanarinat. Është një gjendje shumë gazmore dhe shumë pozitive në shtëpinë time, kur unë dëgjoj zërin e kanarinave, se e lidh edhe me pasionin tim, po dhe me ekzistencë­n e babait tim. Kur i shoh ato, çmallem me babain tim, sepse ai ishte një rritës kanarinash, të paktën në kohët e mira kur ai rriste, ne mbanim 20-25 kanarina në shtëpi. Kështu që, ky është një pasioni im i fshehur, rritja e kanarinave.

Në krahë ke një bashkëshor­te të jashtëzako­nshme. Si po shkon jeta e një prej c?ifteve më të dashur për publikun? Ka plane për të zgjeruar familjen?

Nuk ndryshoj asgjë mes nesh. Thjesht unaza në gisht dhe kuptohet jemi bashkë në një shtëpi sepse ne e kemi shmangur gjithmonë këto 9 vite bashkëjete­sën. Po është e vërtetë, kam një grua të kompletuar në çdo aspekt. Është një grua që më ngjanë dhe i ngjaj, për sa i përket karakterit dhe gjitçkaje, që mund të ketë një çift i konsolidua­r. Për zgjerimin e familjes, ato janë punët e Zotit. Unë ia kam lënë atij në dorë dhe pse jo ne presim një familje akoma edhe më të madhe. Kjo është dhe dëshira e Ertemionës për një familje sa më të madhe dhe normal do t'ia plotësoj dëshirën, pasi siç thuhet shpesh ladys first (zonjushat të parat).

Çfarë nuk i lë kurrë në dorë Ertemionës?

Ne gjithçka e kemi bashkë. Nuk kemi të fshehta. Unë e di që ju doni të dëgjoni, që ja lë apo s'ia lë celularin tim në dorë, por edhe mos t'ia lë unë celularin ma merr dhe s'ia marrë dot me zor. (qesh) Kështu që, gjithçka është fifty-fifty në shtëpinë tonë.

Një mesazh për të gjithë fansat, që me padurim presim projektin e radhës. Kur do të vijë ai?

Unë gjithmonë ato planet, për projektet e mia i kam pasur gjithmonë surprizë, por mendoj se këtë herë, megjithëse unë e kam bërë edhe disa herë të tjera do t'i kaloj kufijtë. Pres përgjigje nga dikush përtej Shqipërisë, por se çfarë do të jetë më mirë po e lë surprizë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania