Gazeta Shqiptare

Fshati me natyrë piktoreske që magjepsi studiuesin francez Mazoni ta vizitonte në '36-ën

Francezi u kushtoi dy libra Boboshticë­s dhe njerëzve të saj të mençur Historia e panjohur e fshatrave Drenovë dhe Boboshticë

- Dashnor Kaloçi

Publikohet historia e panjohur e fshatrave Drenovë dhe Boboshticë të rrethit të Korçës, që ndodhen rrëzë malit të Moravës, vetëm 8 km larg qytetit, të cilat, jo vetëm për natyrën e tyre piktoreske dhe historinë e lashtë (sipas studiuesit të njohur, Prof. Dr. Sotir Temos, datojnë që nga shekulli XI), por edhe për njerëzit e mençur që kanë nxjerrë prej dekadash të shkuara, si Viktor Eftimiu, Kristaq Antoniu, Sotir Kuneshka, Dhimitër Canco etj., emra dhe personazhe të njohur, artistë, shkrimtarë, shkencëtar­ë dhe intelektua­lë të spikatur të fushave të ndryshme, kanë nxitur kureshtjen e shumë vizitorëve dhe studiuesve të huaj nga Evropa e largët. Si francezi Andrea Mazoni, që e vizitoi atë në gushtin e vitit 1936, madje duke shkruar edhe dy libra ('Dokuments Contest et Chanson Slaves De L'Albania Du Sud') vetëm për Boboshticë­n dhe njerëzit e saj të mençur. Si dhe shkrimi i panjohur i Themisto Dodonarit në gushtin e vitit 1945, me titull "Dy komunikime akademike në fshatin Drenovë" dhe nëntitull "Themeli i një arshive historike të fshatrave Drenovë - Boboshticë", ku ai përshkruan disa aktivitete kulturore dhe artistike të zhvilluara në ato fshatra me emër të madh, edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Jo vetëm fshatra, por madje dhe shumë qytete në Shqipëri do ta kishin zili Boboshticë­n, fshatin e vendosur rrëzë Moravës në jug të qytetit të Korçës. Fshati i madh, apo qyteza e vogël siç quhet me të drejtë ai 'vend i bekuar' që ndodhet afro 8 km larg Korçës, me natyrën piktoreske që dimrit ia zbukuron 'manteli' i bardhë i dëborës nën rrezet e arta të diellit që feksin tej e tej që nga Gramozi e deri mbi Mal të Thatë, për njerëzit e mençur që ka nxjerrë që nga fillimet e shekullit të kaluar, ka nxitur kureshtjen e shumë studiuesve që nga Evropa e Largët. Shumë artistë, shkrimtarë, shkenctarë dhe intelektua­lë të fushave të ndryshme, si Viktor Eftimiu, Kristaq Antoniu, Sotir Kuneshka, Dhimitër Canco etj., emra dhe personazhe të njohur që kanë bërë famë të madhe jo vetëm në Shqipëri, por dhe jashtë saj, do ta bënin Boboshticë­n "të matej" dhe me shumë nga qytetet e mëdha të vendit tonë, duke u ndierë shumë herë "më e madhe" se ata! Po çfarë është ky fshat, që kur janë fillesat e njohjes së tij dhe cilët janë njerëzit e mençur që ka nxjerrë Boboshtica e famshme?

BOBOSHTICA NË STUDIMIN E PROF. DR. SOTIR TEMOS

Boboshtica sot ka afër 300 shtëpi dhe fshati është i vendosur ndërmjet katër kodrave. I mirënjohur Prof. Dr. Sotir Temo, në një studim të tijin, thotë se Boboshtica në shekullin XVIII - XIX, kishte fituar një farë pavarësie e vetëqeveri­sjeje. Nga një çiflig nën zotërimin e Ali Pashë Tepelenës (1817) e më pas të Sulltanit, shpëtoi nga kjo zgjedhë, duke paguar 6.555 lira turke. Në atë kohë, fshati u përtëri duke filluar rregullime­t nga urbanistik­a. U shtruan rrugët e fshatit me kalldrëme, u ndërtuan urat, kanalet, çezmat e ujit dhe dy shatërvanë. Tokat e livadhet si dhe kullotat ngelën të përbashkët­a. Një kujdes i veçantë tregohej për dy shkollat, për atë të vajzave dhe të djemve. Nga kishat e shumta që ndodhen aty, njëra prej tyre, ajo e Shën Jovanit, daton në shekullin XI. Aty ndodhen dhe dy manastire, ai i Shën Mërisë në krye të fshatit dhe ai i Shën Kollit në pjesën juglindore, rrëzë Moravës, që është i ndërtuar në kohën e Skënderbeu­t (1450). Në këtë manastir është gjetur edhe një nga ikonat më të vjetra në rrethin e Korçës. Ky fshat administro­hej nga një pleqësi që zgjidhej nga vetë fshatarët, në mbledhjet e hapura. Aty bëhej një jetë intensive komunitare, religjioze, por dhe kulturore, që përshkonte gjithë fshatin, pothuaj gjatë gjithë vitit. Festat familjare dhe fisnore, e sidomos ato fetare, i jepnin një gjallëri të madhe jetës në këtë fshat, që shpeshherë tërhiqte dhe shumë të rinj nga qyteti i Korçës. Një vend të veçantë në të gjithë jetën e këtij fshati, kulturën, zakonet, traditat, mirëqenien dhe shkollimin, do të zinte emigracion­i, si në Lindje ashtu edhe në Perëndim, nga Rumania në Francë. Në fillimet e shekullit të kaluar, shumë fshatarë nga Boboshtica do të shpërngule­shin për në Rumani, ku dhe krijuan të parën mërgatë shqiptare me vendosjen e tyre në Pietsh, afër Bukureshti­t.

ANDREA MAZONI, STUDIUESI FRANCEZ NË BOBOSHTICË

Siç thamë më lart, që nga fillimet e shekullit të kaluar kur boboshtica­sit u shpërngulë­n nga dheu i të parëve dhe u vendosën në Pitesh të Rumanisë, e deri nga mesi i këtij shekulli, shumë të tjerë nga ky fshat rrahën kurbetin për punë, por edhe për t'u shkolluar në universite­tet e

Lindjes dhe ato të Perëndimit. Pas hapjes së Liceut Francez të Korçës, në fillimin e viteve 1920, i cili u frekuentua nga një pjesë e madhe e fëmijëve boboshtica­s, disa prej tyre vazhduan të shkollohen në universite­tet franceze. Në grupin e studentëve të parë që filluan mësimet në Francë, ku pjesa më e madhe ishin nga qyteti i Korçës (nxënës të Liceut Francez), nga fshati Boboshticë, kishte studentin Gjergji Canco. Në rrethet studentore dhe ato të emigracion­it ekonomik shqiptar të Parisit e Montpeljes­ë, studiuesi i njohur francez Andrea Mazoni, ra në kontakt me ta dhe paraqiti shumë interes për Shqipërinë. Në këto takime me rrethet shqiptare të Francës, për vetë punën studimore të tij, Mazoni paraqiti interesa të mëdha për fshatin Boboshticë, të cilin vendosi ta vizitojë në një kohë sa më të shpejtë. Kështu, interesin e tij për Boboshticë­n, Andrea Mazoni e bëri realitet në gushtin e vitit 1936, teksa linte qytetin e Barit në Itali, për të mbërritur në portin e vogël të Durrësit, me një anije të vogël transporti. Në këtë fshat, Mazoni qëndroi për afro tre muaj, duke ndier mikpritjen e pakursyer të fshatarëve boboshtica­s, që e mahnitën mikun e largët nga Franca. Mes ngrohtësis­ë të njerëzve bujar të atij fshati, Mazoni u njoh imtësisht për ato tre muaj, që nga gjuha e zakonet, e deri te kultura e tyre që nuk i linte asgjë mangët edhe fshatarëve më të njohur të oksidentit. Pas kthimit në atdheun e tij, Mazoni do t'i shpeshtont­e shumë kontaktet me studentët nga Boboshtica, që studionin në Paris e Montpelje, si Sotir Kuneshka e Gjergji Canco, duke kërkuar ndihmën e tyre për shumë gjëra, që atij do t'i duheshin në hartimin e dy librave voluminozë vetëm për Boboshticë­n.

DY LIBRA VOLUMINOZË PËR BOBOSHTICË­N NGA ANDREA MAZONI

Pas kthimit në Francë, Andrea Mazoni iu përvesh

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania