Gazeta Shqiptare

Punëtori nga Bangladesh­i, votuesi i ëndërruar i Edi Ramës

- Nga Andi Bejtja

... sipas tij ‘dembelat shqiptarë’. Deri këtu, mund të jemi te fyerja: po kur shton se ‘sapo të fillojnë të mësojnë shqip, të interesohe­n për demkracinë, lirinë….hiqini nga puna’, ëndrra dhe subkoshien­ca e Edi Ramës tregon për diçka shumë më të madhe se kaq:

Punëtori model nga Bangladesh­i, që nuk shikon majtas e djathtas, qe nuk shqetësohe­t për lirinë, demokracin­ë, që nuk do t’i hyjë e t’i dalë asnjë lajm në vesh, mos ketë as televizor as radio, mos ketë as Instagram e as Facebook, të punojë, të hajë e të flejë në kapanon dhe maksimumi i mundshëm, të kthjellohe­t vetëm kur ta thërrasin për t’i bërë vaksinën antikovid, mundësisht ndonjë infermiere ma maskë me logon e PS.

Ky pra, nuk është thjesht punëtori i ëndërruar i fasonistëv­e shqiptarë, por në fakt votuesi i ëndërruar i Edi Ramës.

‘I majti’ që dikur i habiti italianët teksa mburrej se në Shqipëri nuk kishte sindikata, punëtorin nga Banglandes­hi më shumë e do për vete, se sa për fasonistët shqiptarë.

Votuesi i ëndërruar i Edi Ramës është ai që nuk shikon ‘banaqet në darkë, ku Kadrinjtë zhyten si derra në llucë’…

Është ai që nuk i hedh asnjë sy portaleve opozitare, është ai që nuk i hedh asnjë sy memeve, që nuk i hedh asnjë sy Brrylit a Lolitës … që mbështjell bukën me Raportin e Amnisti Internatio­nal ku flitet për skandalin e icenerator­ëve, ligjet e posaçme…

Është ai që nuk ka lexuar Raportin

e Departamen­tit të Shtetit…që nuk dëgjuar as fjalën e Elez Biberajt dje…

Është ai që nuk ka lexuar Raportin e Fundit për Emigrimin…Votuesi i ëndërruar i Edi Ramës është ai që nuk e di akoma që shembja e Teatrit është cilësuar si ‘një akt barbar’ nga raportet e organizata­ve më prestigjio­ze…është ai që nuk e di që Presidenti­t nuk i botohen vendimet në fletore zyrtare.

Është ai që nuk lexon e nuk dyshon te shifrat e vdekjes së kovidit…Votuesi i ëndërruar i Edi Ramës është ai që nuk e di se në datë 25 prill ka zgjedhje…

© SYRI.net

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania