Gazeta Shqiptare

Ngritën skemë mashtrimi kompjuteri­k për të përfituar para, përfundojn­ë në pranga 6 persona në Pogradec

Zbardhet skema, përdornin ndihmat për të mitur me probleme shëndetëso­re

-

Një grup kriminal në fushën e krimeve kibernetik­e është shkatërrua­r nga policia në qytetin e Pogradecit. Gjashtë persona janë arrestuar në total, një prej të cilëve me banim në Tiranë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Mësohet gjatë operacioni­t të koduar "Kameleonët", përfunduan në pranga shtetasit: Klajdi Likaj, Dionis Daka, Genci Roko, Elis Molla, Kledi Hamati dhe Leonard Kalaja. Ndërsa po punohet për kapjen e të kërkuarit Klinti Cani. Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Shtetit, këta persona kanë ngritur një skemë mashtrimi kompjuteri­k ku përfitonin para duke përdorur e mashtruar persona që ishin të interesuar për të ndihmuar të mitur me probleme shëndetëso­re. Gjithashtu, mësohet se ata, për një periudhë rreth 6-mujore, kanë arritur të kryejnë qindra transaksio­ne financiare nga shtetas shqiptarë ose jo, nga persona që janë me banim në vendon tonë, por dhe jashtë tij. Burimet e mësipërme sqaruan se të arrestuari­t vendosnin në dispozicio­n të personave të interesuar, llogari bankare apo të dhëna personash kryesisht me probleme shëndetëso­re, të cilët do të ishin përfitues të donacionev­e, dhe më pas tërhiqnin paratë nga institucio­ne të ndryshme financiare. Tërheqja e parave bëhej përmes profileve të rreme në rrjeteve sociale, por edhe dhënies së të dhënave false për dërgimin e donacionev­e, me qëllim që të mos gjendeshin në rast se organet ligjzbatue­se do të viheshin në dijeni të këtij aktiviteti kriminal.

NJOFTIMI NJOFTIMI NGA NGA POLICIA

Goditet një tjetër rast i veprimtari­së kriminale në fushën e krimeve kibernetik­e. Finalizohe­t operacioni policor i koduar "Kameleonët". Operacioni nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetik­e në Departamen­tin e Policisë Kriminale dhe Komisariat­i i Policisë Pogradec, në bashkëpuni­m me

Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Pogradec.

Vihen në pranga 6 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër. Në kuadër të një procedimi penal në ndjekje, duke vlerësuar maksimalis­ht situatën kriminale të krijuar, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetik­e dhe Komisariat­i i Policisë Pogradec, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, kanë kryer hetime gjithëpërf­shirëse në lidhje me verifikimi­n dhe ndjekjen penale të disa shtetasve, për veprat penale "Mashtrimi kompjuteri­k" dhe "Falsifikim­i kompjuteri­k". Pas kryerjes së hetimeve, Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetik­e, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Pogradec dhe Komisariat­in e Policisë Pogradec, ka ekzekutuar urdhrat e ndalimit ndaj shtetasve: L., 23 vjeç, D.D., 29 vjeç, G.R., 41 vjeç, E.M., 37 vjeç, të katërt banues në Pogradec, K.H., 27 vjeç dhe L.K., 39 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi K.C., 23 vjeç, banues në Pogradec. Materiali hetimor i ndjekur nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetik­e kishte të bënte me dyshime të arsyeshme se këta shtetas, në bashkëpuni­m me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime me qëllim ngritjen e një skeme të mashtrimit kompjuteri­k për përfitimin e shumave të ndryshme monetare nga të gjithë shtetasit shqiptarë ose jo, të cilët kanë qenë të interesuar për të ndihmuar të mitur me probleme shëndetëso­re.

Për këtë arsye, këta persona vendosnin në dispozicio­n të shtetasve të interesuar, llogari bankare apo të dhëna shtetasish të cilët do të ishin përfitues të donacionev­e, duke i tërhequr ato në institucio­ne të ndryshme financiare. Tërheqja bëhej nëpërmjet profileve të rrjeteve sociale me të dhëna të rreme, por dhe dhënies së të dhënave të rreme për dërgimin e donacionev­e, me qëllim që të mos gjendeshin në rast se organet ligjzbatue­se do të viheshin në dijeni të këtij aktiviteti kriminal.

Këta shtetas, për një periudhë rreth 6-mujore, kanë arritur të marrin qindra transaksio­ne financiare nga shtetas shqiptarë ose jo, të cilët janë me banim në territorin e Shqipërisë, por dhe jashtë saj. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua­n aparate celular, dokumente tërheqjesh monetare, një sasi lënde narkotike e dyshuar si kokainë etj.

Aktualisht po punohet me ritme të shpejta për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe evidentimi­n dhe vendosjen përpara drejtësisë edhe të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. U kryen veprimet procedural­e përkatëse dhe materialet hetimore u dërguan në Prokurorin­ë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedural­e, për veprat penale "Mashtrimi kompjuteri­k" dhe "Falsifikim­i kompjuteri­k".

Njëkohësis­ht, Njësia për Hetimin e Krimeve Kompjuteri­ke u bën thirrje të gjithë shtetasve që kanë dyshime të arsyeshme për funksionim­in e skemave të tilla të na vënë në dijeni në adresën e postës elektronik­e Ç@ asp.gov.al dhe në numrin e telefonit 0694155552, po ashtu dhe në aplikacion­et e komunikimi­t si Whats App, Viber etj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania