Gazeta Shqiptare

"Poshtë pallatit m'u afrua një djalë me thikë dhe më kërkoi t'i jepja çfarë kisha"

Shtohen rastet e vjedhjeve në rrugët e Tiranës, agresorët mbajnë maskë anti-COVID 21-vjeçarja në polici: Hajduti nuk më kurseu as ushqimet

-

Po afrohesha në shtëpi dhe isha vetëm. Në këtë çast, kur isha poshtë pallatit, nga mbrapa erdhi një djalë dhe tha 'goca, ndalo pak'. Kur ktheva kokën, djali i moshës 20 apo 22 vjeç, me një thikë në dorë më tha: 'M'i jep të gjitha tani'".

Nën këtë kërcënim, K.L., e moshës 21 vjeçe, e lindur në Athinë dhe banuese në kryeqytet, hoqi nga duart unazat dhe varësen. Por hajduti nuk është mjaftuar me kaq.

"Ai fliste dhe thoshte 'm'i jep të gjitha, jo vetëm unazat, më jep telefonin, shpejt nxirr portofolin dhe më jep sa lekë ke aty'". Sipas së resë, e hutuar, ajo i është përgjigjur se nuk kishte asnjë qindarkë, pasi i kishte shpenzuar për ushqime. "Pasi mori katër unazat e mia dhe varësen me vlerë 500 mijë lekë të vjetra, ai ma bëri me dorë që t'i dorëzoja edhe qesen me ushqime dhe e frikësuar siç isha nuk u ndjeva fare", - shton më tej kallëzuesj­a. "Hajduti nuk përdori forcë, por unë, ngaqë kishte thikë në dorë, ia dhashë. Duke pasur frikë nuk fola, por sapo iku ai, ndalova një kalimtar dhe i kërkova të njoftojë policinë".

E pyetur mbi identiteti­n e grabitësit, ajo përshkruan se hajduti ishte rreth 1.90 i gjatë dhe i dobët.

"Sytë i kishte pak si të rënë, ishte i veshur sportiv. Kishte një bluzë me kapuç dhe një maskë COVID-i në fytyrë, megjithatë, po ta shoh, unë e njoh këtë person", - këmbëngul kallëzuesj­a. Policia pranon se në Tiranë dhe jo vetëm, janë rritur vjedhjet e rrugës. Të gjithë, siç raporton "GazetaSi.al", përdorin maskë anti-COVID. Me përjashtim të emigrantëv­e të paligjshëm, që kalojnë përmes Shqipërisë dhe që kanë destinacio­n vendet e tjera. Por edhe emigrantët e paligjshëm kanë filluar të sulmohen nga i njëjti komunitet. Një shtetas algjerian, i quajtur Hicham Fatouh, i vitlindjes 1996, shkoi në Komisariat­in

Numër 4 dhe tregoi se si u sulmua nga një palestinez, me qëllimin e vetëm për t'i rrëmbyer paratë që kishte në xhep. Fatouh, sipas burimeve të policisë, rrëfen se si mbërriti në Tiranë mbas dhjetë ditëve udhëtim nga Greqia, ku sipas tij, ai jetoi dy vjet.

"Erdha në këmbë nga Korça dhe këtu jam tranzit. Dje isha në një kafe afër një spitali privat dhe aty vjen një emigrant tjetër me emrin Kika. Më thërriti mua dhe shokun tim, Hamza. Kur u ul, i thashë Kikës se dua të shkoj në Kosovë dhe mandej të vazhdoj udhëtimin në këmbë, dhe Kika tha 'hajde shkojmë në shtëpinë time, se do ju ndihmoj unë të ikni në Kosovë'". Në mirëbesim, i riu i thotë policisë se u nisën për në banesën ku jeton një tjetër

DËSHMIA E SË RESË

"Pasi mori katër unazat e mia dhe varësen me vlerë 500 mijë lekë të vjetra, ai ma bëri me dorë që t'i dorëzoja edhe qesen me ushqime dhe e frikësuar siç isha nuk u ndjeva fare", - shton më tej kallëzuesj­a.

"Hajduti nuk përdori forcë, por unë, ngaqë kishte thikë në dorë, ia dhashë. Duke pasur frikë nuk fola, por sapo iku ai, ndalova një kalimtar dhe i kërkova të njoftojë policinë", - thotë 21vjeçarja.

E pyetur mbi identiteti­n e grabitësit, ajo përshkruan se hajduti ishte rreth

1.90 i gjatë dhe i dobët.

emigrant i paligjshëm.

"Duke ndjekur Kikën nga pas, ai nxori thikën, pasi na futi në një rrugicë, dhe kërkoi telefonat tanë dhe paratë. Ia dhashë. Unë kisha me vete vetëm 20 euro. Shoku im Hamza bëri rezistencë dhe ai e qëlloi me thikë në bark, dhe për këtë e çova në spital për ndihmë".

Kur policia e pyet emigrantin e paligjshëm të japë detaje

VJEDHJET

Policia pranon se në Tiranë dhe jo vetëm, janë rritur vjedhjet e rrugës. Të gjithë, siç raporton "GazetaSi.al", përdorin maskë anti-COVID. Me përjashtim të emigrantëv­e të paligjshëm, që kalojnë përmes Shqipërisë dhe që kanë destinacio­n vendet e tjera. Por edhe emigrantët e paligjshëm kanë filluar të sulmohen nga i njëjti komunitet. Një shtetas algjerian, i quajtur Hicham Fatouh, i vitlindjes 1996, shkoi në Komisariat­in Numër 4 dhe tregoi se si u sulmua nga një palestinez, me qëllimin e vetëm për t'i rrëmbyer paratë që kishte në xhep.

për Kikën, ai e përshkruan; Kika është trupmadh, i moshës 30 vjeç, mban vath në veshin e majtë. Policia shkruan në dosjen që "GazetaSi.al" disponon, se për orë të tëra, së bashku me emigrantin e paligjshëm, është kërkuar ky shtetas, kryesisht në kryqëzime, ku qëndrojnë për të lypur emigrantët që vijnë nga vendet e Lindjes, por pa asnjë rezultat.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania