Gazeta Shqiptare

Festim Kryeziu Schwarzkop­f: Synoj titullin kampion bote

Flet boksieri: Jam shkatërrue­s në stilin tim

-

Me origjinë nga Kosova por jeton dhe vepron në Gjermani, me përmasa siç thotë ai shkatërues­e, djaloshi që nuk njeh humbje e që synon titullin kampion bote, Festim Kryeziu vjen në një bisedë interesant­e mbi veten për gazetën KOHA.

U bënë disa vite që merresh me këtë sport, na thuaj kush të motivon dhe cilat janë pritshmëri­të?

Motivimin krysorë më jep familja, në çdo moment më përkrahin si në ditë të mira ashtu edhe jo aq të mira.

E ke pasur problem fillimin, baticat zbaticat, përkrahja nga dikush?

Normal çdo filim është i vështirë edhe më i vështirë kur të jesh i ri (atëherë 17 vjeçarë) po me mbështetje­n e familjes, menaxherit dhe trajnerit e kishte shumë më lehtë tia dal si psiqikisht poashtu financiari­sht.

Po ndonjë idhull që mendon se ndjek hapat e tij në botë a ke?

Mike Tyson-i gjithë më ka inspiruar.

Kush mendon sipas teje po ngjitet fuqishëm në sportin që t’i kultivon?

Ka disa boksierë që kanë talent dhe pritet që të dominojnë në këtë sport.

Cilat janë planet që ke planifikua­r këtë vit?

Në këtë vit kam plane shumë të mëdhaja ndoshta të sfidoj kampionin e botës po pikësëpari duhet të fitoj sfidën e rradhës në Prill.

Po çfarë mendon të arrish në karrierë, cilat janë synimet?

Të bëhem kampion bote. Sa meçe ke pasur deri më tani, në sa ke dal fitues e sa humbës?

24 meçe, 20 fitore.

A mendon se humbja ndonjëherë të kthen prapa apo të bën më të fortë?

Mendoj se çdo sportist prej humbjeve mëson edhe unë poashtu. Prej mësimeve njeriu bëhet gjithë më i fortë.

Çfarë ju shtyu të merreshit me këtë sport?

Vullneti për me qenë më i forti.

Cilat janë disa cilësi që karakteriz­ojnë një bokser të suksesshme?

Disiplina, guximi, vullneti. Si do ta përshkruan­it stilin tuaj?

Shkatërues.

3 fakte të rastësishm­e për Festimin që nuk i dinim më parë?

Përgaditi ushqimin në pergaditje vet, dëgjoj këngë me çifteli, më pëlqejnë kafshët.

Cila është një ditë tipike e juaja, 24 orë?

Stërvitje – drekë - fizioterap­i - stërvitje – darkë.

Çfarë ka ndryshuar në jetën tuaj gjatë këtyre viteve?

Jam bërë më

(qesh).

Jeni mjaft aktive në rrjetet sociale?

Jo edhe aq shumë.

i vjetër

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania