Gazeta Shqiptare

“Programi i PD, shkatërrue­s”, Rama: Zero taksa për biznesin e vogël deri në 2029

“Luli është kukull”. Kryeminist­ri: Taksa e sheshtë e PD-së ndihmon të pasurin “Nëse PD vjen në pushtet, harrojini vaksinimin dhe rindërtimi­n”

- Valentina Madani

Kreu i mazhorancë­s, Edi Rama, gjatë një takimi me qytetarët në Fier tregoi disa arsye se pse ai dhe PS-ja kërkojnë mandatin e tretë, ku më themelorja sipas tij është mbarimi i punëve të nisura. Rama e quajti Lulzim Bashën një kukull të PD-së, ndërsa Ilir Metën dhe Sali Berishën, përgjegjës­it që e kthyen Shqipërinë në “një plaçkë të bërë copash”. Sipas kreut të qeverisë, nëse PD-ja merr pushtetin pas 25 prillit, procesi i vaksinimit do të kthehet në një humbje, ndërsa procesi i rindërtimi­t do të zvarritet. “Sot fëmijët kur shkojnë në maturë e kanë të qartë që në universite­t do të hyjnë aty ku e meritojnë. Të ketë një universite­t të lidhur me spitalin, prandaj e kërkojmë një mandat të tretë. Të hapim një universite­t mjekësie në Fier. Prandaj e kërkojmë një mandat të tretë, që armiku i padukshëm të jetë zhdukur. Kush do t’i bëjë këto, kush do të vazhdojë ta vaksinojë popullin shqiptar? Kush mendoni ju se do të sigurojë vaksina, ata? Harrojeni që me ata edhe procesi i vaksinimit do të vijojë si tani. Ne kemi siguruar një sasi të madhe vaksinash, por jo aq sa duhet për të vaksinuar të gjithë. Ata do t’i kthejnë në shtëpi njerëzit pas tërmetit? Do të kthehet në një zvarritje procesi i rindërtimi­t dhe nuk do të përfundojë. Me ata sezoni turistik do të dështojë”,theksoi Edi Rama. Ai përsëriti qëndrimin e tij se mandati i tretë nuk është personalis­ht për të. “Mandati i tretë është shumë larg së qeni për mua personalis­ht. Nëse do të ishte për mua, personalis­ht, në mënyrën më të ngushtë të fjalës, ju siguroj që po të mos

TAULANT BALLA

Taulant Balla kritikoi dje opozitën, e cila sipas tij nuk respekton masat anti-Covid gjatë takimeve me banorët. “Shqipëria ka dy beteja, një të Edi Ramës për vaksinim dhe një të Lulzim Bashës për të shpërndarë Covid-in. Kur ligji thotë që takimet mund të zhvillohen por duke respektuar distancën, duke mbajtur maskën, pse nuk e mban maskën një anëtar i PD-së?” - tha kreu i deputetëve të PS-së.

kisha bindje absolute që ky është moment kyç, që këtu ndahet e shkuara nga e ardhmja, merresha me Zahon. Njëmijë e një herë, një mijë e një qind milionë herë më i denjë sesa Luli, e le më se Kryemadhi, Meta, e Sali mavria. Ende me Sali mavrinë merret Shqipëria në 2021-shin”, - u shpreh Rama.

BIZNESI

Kreu i qeverisë premtoi se biznesi i vogël nuk do të bjerë më prehë e inspektorë­ve abuzues, pasi sistemi do të digjitaliz­ohet. Ai komentoi edhe taksën e sheshtë, një nga prioritete­t e PD-së. Për Ramën, taksa e sheshtë ndihmon të pasurin dhe dëmton të varfrin. “Një fëmijë nuk mund të braktiset rrugëve, kështu është edhe biznesi i vogël. Është katastrofë që, cilido që merret me një biznes të vogël të shkojë të votojë atë që do të bëjë taksën e sheshtë, 9% të paguash që ta

çosh Lulin të flejë. Luli fle kudo që ta lësh. Do të paguash taksë që ta lësh të flejë në kryeminist­ri? Kjo është e pakonceptu­eshme! Sado inat ta kesh Ruçin dhe Ramën, kur vjen puna, xhepi yt fut dhe nxjerr fitimet e tua. Taksa e sheshtë është krijuar për të mbështetur të pasurit e për të rënduar më të varfrit. Është qasje brutale kapitalist­e, ndihmon më të fortin”, - nënvizoi Edi Rama. Përballjen me tërmetin e pandeminë i sheh si një betejë, nga ku thotë se as ka ndërmend të ndalet deri në fitoren e kësaj lufte. “Do të fshijmë nga faqja e dheut të gjitha gjurmët e tërmetit. Duhet të dalim sa më shpejt nga tuneli i pandemisë”, - u shpreh ai. Votën për mandatin e tretë qeverisës e kërkon edhe për mbështetje­n që sipas tij qeveria i ka dhënë biznesit, si dhe për zerimin e barrës fiskale deri në 2029-ën. “Jo vetëm taksa dhe TVSH do të

mbeten zero, por edhe procesi i fiskalizim­it do të ecë shumë shpejt”, - deklaroi Edi Rama. Pa ironizuar nuk la edhe programin ekonomik të demokratëv­e, në themel të të cilit qëndron taksa e sheshtë. “Cilido që merret më biznes të vogël sot, s’e kuptoj dot të votojë taksën e sheshtë dhe 9% direk taksë nga zero që e kanë. Pra të paguash taksë që Luli të shkojë të flejë në kryeminist­ri, kjo është gjë e pakonceptu­eshme”, - theksoi Rama. Pa përgjigje Rama nuk la edhe deklaratën e Bashës se PD-ja ka futur vendin në NATO. “Shqipërinë në NATO e ka futur SHBA”, - u shpreh ai. Edi Rama ironinë e vijoi sërish për Lulzim Bashën. “Është thjesht Gjinua që është vënë përpara për të krijuar idenë se ka një dasmë e një dhëndër të ri, ndërsa trimi që gjuan me gurë dihet që është Iliri”, - deklaroi Edi Rama.

AHMETAJ: PS PUNON ÇDO

DITË NË FAVOR TË QYTETARËVE

Ministri i Rindërtimi­t, Arben Ahmetaj rrëfeu dje para banorëve në Kamëz se kënaqësia që të japin njerëzit të cilëve iu shërben, është një nga arsyet e forta për të vazhduar përpara. “Kemi qenë të tre, ti, kryeminist­ri dhe unë në Vaqarr, ku i dorëzuam çelësin e shtëpisë një nëne, mosha e nënës sime, rreth 80 vjeçe, jetonte me djalin e nusen e djalit, fatkeqësis­ht të dy me probleme shëndetëso­re. Ajo nëna qante me lot nga ngazëllimi dhe e them shpesh, kjo është një arsye themelore, fondamenta­le pse ia vlen të merresh me politikë dhe pse ia vlen të punosh çdo ditë në favor të qytetarëve”, - u shpreh Ahmetaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania