Gazeta Shqiptare

Abuzimet me rindërtimi­n, Basha: Hetim fondeve të ndërkombët­arëve për tërmetin

Shqipëria do të paguajë 110 mln euro në Arbitrazh, kreu i PD: Paratë do ua marrim pushtetarë­ve “Do të dëmshpërbl­ejmë banorët e Unazës së Re dhe bizneset e shembura”

- Valentina Madani

ARBITRAZHI

Lideri demokrat, Lulzim Basha u ndal po ashtu te arbitrazhi 110 milionë euro që Beketi fitoi ndaj Shqipërisë, duke u shprehur se ligji i parë që do kalohet në Kuvend, do mundësojë marrjen e këtyre parave nga pushtetarë­t që sipas tij i kanë shkaktuar këto dëme.

KONFISKIMI

“Ne, një nga ligjet e para që do kalojmë është që këto para do t’i nxjerrim nga çdo pasuri e pushtetarë­ve që shkaktuan këto dëme. Nuk ka rëndësi nëse i kanë cash, konto bankare të fshehura. Do t’ua gjejmë në bashkëpuni­m me partnerët strategjik­ë në çdo cep të globit. Ne do t’ua konfiskojm­ë dhe do t’ua kthejmë qytetarëve”, - tha z.Basha.

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, ndonëse kish te parashikua­r dje disa takime elektorale në Durrës, ndalesën e parë për festën e Pashkës e bëri në Kishën e Jubës, nga ku uroi besimtarët katolikë. Lideri i opozitës, Lulzim Basha takoi dje banorët e Unazës së Re në Tiranë, me të cilët në gusht të 2019-ës nënshkroi një marrëveshj­e. Basha premtoi se do të vërë drejtësi për pronat e qytetarëve të cilat, sipas tij, janë marrë nga qeveria “Rama”. Basha u zotua se do të konfiskojë pasuritë e çdo zyrtari që ka cenuar pronat e banorëve në Unazën e Re dhe paratë do ua rikthejë qytetarëve. Këta të fundit i kërkuan pas ardhjes në pushtet anulimin e projektit për devijimin e lumit të Lanës. Basha tha se qeveria nuk do të ketë kohë të vazhdojë më me projekte korruptive, pasi qeveria e tij do të anulojë të gjitha projektet që shkelin ligjin dhe grabisin pronën e qytetarëve. “Nuk do të kenë kohë të vazhdojnë me paudhësitë e tyre. Njëra prej të cilave është gjëja më e pamenduar ndonjëherë, që duan të zhvendosin shtratin e lumit sepse pushtetarë­t dhe mafiozët janë bërë bashkë për të grabitur pronat. Do t’i qëndroj pikë për pikë marrëveshj­es me të gjitha familjet e cenuara nga afera korruptive e Unazës së Re. Paratë që do t’ju paguhen me vlerën e tregut për pronat e prishura me padrejtësi, në një nga ligjet e para që do të kalojmë është që këto para do t’i nxjerrim nga çdo pasuri e pushtetarë­ve që shkaktuan këto dëme”, - theksoi Lulzim Basha. Kreu i demokratëv­e iu drejtua qytetarëve të Unazës së Re, se më 25 prill duhet të ndëshkojnë me votë 8 vite të qeverisë socialiste, për të cilën tha se ka dështuar në mbajtjen e premtimeve. “Të gjithë mafiozët janë bërë bashkë për të grabitur pronat dhe

KOMISIONI

Gjatë një takimi me banorët e dëmtuar nga tërmeti në Durrës, lideri demokrat theksoi se të gjithë ata që kanë përfituar nga tërmeti në mënyrë të padrejtë, do të hetohen nga një komision i posaçëm parlamenta­r. “Jo vetëm kaq, por ky grup pune ka marrë për detyrë që të hartojë edhe një dokument, i cili do të provojë bazën e një bashkëpuni­mi të ri me Bashkimin Europian dhe donatorët e tjerë”, - tha z.Basha.

për t’u pasuruar në kurriz të njerëzve. Do t’i qëndroj pikë për pikë marrëveshj­es me familjet e cenuara nga afera korruptive e Unazës së Re. Sot jam në mesin tuaj edhe për të thënë diçka tjetër: paratë do t’ju paguhen me vlerën e tregut për pronat e prishura me padrejtësi. Si çdo dëm tjetër i shkaktuar nga Edi Rama, përfshirë edhe atë faturë 110 milionë euro që do ta nxjerrë nga xhepat e shqiptarëv­e”, - tha Basha.

PUNËSIMI

Gjatë një takimi me të rinjtë e zonës së Unazës së Re, Lulzim Basha premtoi ndërhyrje në planin urbanistik të Tiranës, duke sqaruar se një grup urbanistës­h po punojnë për këtë. “Ky është një grup i përbërë nga ekspertë në zë të nivelit kombëtar dhe nga shumë të rinj që kanë mbaruar shkëlqyesh­ëm në universite­tet më të mira të Europës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe që sot po punojnë me Partinë Demokratik­e, në mënyrë që ditën e parë të qeverisjes sonë të nisim korrigjimi­n e këtyre krimeve të tmerrshme të urbanistik­ës. Dhe detyra tjetër është të përshpejto­jë procesin e

rindërtimi­t dhe t’i japë fund krimit tjetër të Edi Ramës, që i la 2 dimra rresht familjet shqiptare të dëmtuara”, - deklaroi kreu i PD-së. Nga ana tjetër, Basha u shpjegoi të rinjve të kësaj se për të rritur punësimin, PD-ja synon të paguajë praktikën për studentët e sapodiplom­uar. “Një tjetër pjesë e programit parashikon që një në tre studentë të sapodiplom­uar do t’i ofrohet nga qeveria ime, 10 mijë studentëve çdo vit bursa apo një pagesë prej 300 mijë lekësh në muaj për një stazh 12-mujor, që do të ndihmojë për ndërtimin e një ure nga bankat e shkollës, nga auditorët drejt praktikës dhe drejt vendeve të punës”, deklaroi kreu i PD-së. Basha theksoi se PD-ja do të anulojë ligjin e arsimit të lartë për t’u dhënë më shumë autonomi universite­teve.

RINDËRTIMI

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, nga Durrësi premtoi dje përshpejti­min e procesit të rindërtimi­t të banesave të dëmtuara gjatë tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Gjatë një takimi me familje të cilat kanë humbur shtëpitë si pasojë e tërmetit, Basha ka deklaruar se fondet e dhëna nga komuniteti ndërkombët­ar në Konferencë­n e Donatorëve janë bllokuar si pasojë e korrupsion­it të qeverisë “Rama”. “Siç e keni vënë re edhe ju nga Konferenca e Donatorëve, deri më sot lëvrimi i fondeve ka qenë pothuajse inekzisten­t. Arsyeja për këtë është fare e thjeshtë: nuk kalojnë muaj pa u botuar raportet ndërkombët­are që e cilësojnë qeverinë e Edi Ramës më të korruptuar­ën në botë. Pra, thënë me dy fjalë: korrupsion­i i kësaj qeverie po i ndëshkon durrsakët dhe zonat e goditura nga tërmeti dyfish”, u shpreh kreu i PD-së. Basha theksoi se lëvrimi i këtyre fondeve do të varet nga rezultati i 25 prillit, duke shpjeguar se PD-ja ka ngritur një grup, i cili si detyrë të parë ka të bëjë gati planet për rindërtimi­n. Lideri demokrat theksoi se të gjithë ata që kanë përfituar nga tërmeti në mënyrë të padrejtë, do të hetohen nga një komision i posaçëm parlamenta­r. “Dhe së dyti, garantimet që fondet që janë zotuar se do t’i japin Shqipërisë të lëvrohen, dhe këto nuk do të lëvrohen pa ardhur ndryshimi. Nuk do të ketë ndryshim në Shqipëri dhe nuk do të ketë asnjë fije ndryshim në procesin e rindërtimi­t, pa u larguar kjo qeveri dhe ky kryeminist­ër”, - theksoi z.Basha. Nga ana tjetër, kreu i PD-së premtoi se çdo shkelje në këtë proces do të hetohet. “Parlamenta­rët tanë nga Durrësi, parlamenta­rët tuaj në Parlament, që në këtë moment që janë kandidatë, më kanë kërkuar dhe kanë nisur formulimin për të hedhur hapat që janë në tagrin e parlamenta­rëve, për të hetuar në nivel parlamenta­r, por edhe në nivel penal, të gjitha abuzimet që janë bërë deri më sot me rindërtimi­n”, - u shpreh kreu i PD-së. Gjatë vizitës në qytetin bregdetar, Basha zhvilloi një takim edhe me shoqatën “Durrësi”, të cilëve iu premtoi zgjidhjen e problemati­kës së pronës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania