Gazeta Shqiptare

Flutura Açka emocionohe­t nga fjalët e shkrimtarë­ve e studiuesve: Kur shkruaj për Elbasanin jam e vërtetë

-

Shkrimtarë, poetë, studiues, njerëz të njohur të letrave nga Elbasani dhe Shqipëria u mblodhën dje në Teatrin e Kalasë në një pasdite kushtuar mbështetje­s për autoren Flutura Açka dhe ekipin e PD në këtë qark, në fushatën për zgjedhjet e 25 prillit. Ish-ministri Besnik Mustafaj u shpreh se ai beson që Flutura sakrifikon për Elbasanin dhe për Partinë Demokratik­e duke pranuar këtë ofertë politike. Ndërsa Rexhep Shahu tha se beson që Flutura Açka do të jetë një avokate e shkrimtare­ve. “Njerëz me përvojë të jashtëzako­nshme i duhen shoqërisë, i duhen atij parlamenti që nuk e di se çfarë bën”,-tha mes të tjerash studiuesi Behar Gjoka. Flutura Açka u shpreh e emocionuar nga fjalët dhe mbështetja. Ajo tha se kur shkruan për Elbasanin është gjithnjë e vërtetë. “Kur mbarova romanin ‘Ku je’, është një roman i gjatë, ndër romanet e mia më të vështirë, e pranoj, sepse ka të bëjë me vitet ‘80, me vite shumë të vështira, jo vetëm të miat. Unë isha në fillimet e shkollës së mesme, gjatë shkollës së mesme në ato vite… dhe kur e mbarova ia dhashë korrektore­s time. Kur e mbaroi më telefonoi në mes të natës dhe më tha: Flutura, ai Artur Hobja, cili është ai njeri?… Ishte fjala për personazhi­n. I thashë: Dorina, ai njeri nuk ekziston, ai është krijesë e imja, është karakter, është personazh. Me tha: Unë kujtova se është i vërtetë, se kishte jetuar ai. I thashë: Dorina, ti pa dashje më ke bërë një kompliment kaq të madh, të marrësh një kompliment kur mbyll ti librin, kjo ishte ngjarja më e bukur që mund të më ndodhte, që të thuash për një personazh se ka qenë i vërtetë, do të thotë që kur shkruaj për Elbasanin jam tërësisht, pafundësis­ht e vërtetë”, – tha Açka.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania