Gazeta Shqiptare

Fleta e votimit, kompania sllovene: I pamundur printimi në 10 ditë

Dorëzimi brenda 12-22 prillit, kompania letër KQZ-së, liston problemati­kën e prodhimit CETIS: Shkak për vonesat testimi dhe përmasat e saj

- Valentina Madani

Kompania sllovene CE TIS që ka fituar ten derin për të prodhuar fletët e votimit të zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri vë alarmin se e ka të pamundur që t’i prodhojë ato në një afat kaq të shkurtër kohor me vetëm 10 ditë. Në këtë letër që i ka dërguar komisionit Qendror të Zgjedhjeve ajo thotë se shkak është bërë formati i fletës që kërkon specifikim­e të veçanta për printim. Sipas CETIS, prodhimi i fletës kërkon më shumë se 10 ditë kohë. Në këtë letër, kompania liston të gjitha problemet që duhen zgjidhur, duke theksuar se afati nga data 12 prill deri në 22 prill për të prodhuar dhe dorëzuar fletët e votimit është një mision i pamundur. Kompania sqaron në letër se ka hasur vështirësi teknike dhe se fletët nuk do mund të përgatiten në harkun kohor të 10 ditëve. “Pasi ne kemi marrë të gjithë informacio­nin e nevojshëm për numrin e fletëve të votimit që do të duhet për qendrat e votimit, ne kemi bërë dizanjimin dhe formatin e tyre, përfshirë kohën që duhet për printimin final. Pas marrjes së konfirmimi­t, pasi ne të kemi dizajnuar

LETRA

Pasi ne kemi marrë të gjithë informacio­nin e nevojshëm për numrin e fletëve të votimit që do të duhet për qendrat e votimit, ne kemi bërë dizajnimin dhe formatin e tyre, përfshirë kohën që duhet për printimin final. Pas marrjes së konfirmimi­t, pasi ne të kemi dizajnuar fletën e votimit, do të na duhet kohë për të përgatitur e shkuar në printim sipas konfirmimi­t të marrë nga KQZ”, - thuhet në letrën e kompanisë sllovene.

fletën e votimit, do të na duhet kohë për të përgatitur e shkuar në printim sipas konfirmimi­t të marrë nga KQZ. Printimi në vetvete i 3.6 milionë fletë votimi me përafërsi merr 14 ditë pune dhe vijimësia e procesit të printimit varet nga prodhimi. Ne mbërrijmë në konkluzion­in se “fleta e votimit me përmasa të cilat ne kemi parë do të duhet për t’u printuar më shumë se 20 ditë, në mënyrë që të përfundojm­ë me sukses të gjithë numrin e kërkuar dhe në fund duhet t’i shtojmë

edhe 2 ditë të tjera për t’i dorëzuar këto në qendrat e votimit nga KQZ”, - thuhet në letër. Një tjetër pengesë sipas kompanisë sllovene është fleta e votimit e Tiranës që ka përmasa më të mëdha për shkak të numrit më të madh të kandidatëv­e dhe që kërkon 2 deri në 3 javë punë. “Për sa i përket fletës së votimit të Tiranës, e cila është me e gjatë se formati A3 do të na duhet të porosisim letër të kësaj madhësie gjë e cila kërkon 2 deri në 3 javë, përfshirë këtu dhe

kohëzgjatj­en në printim siç e shpjeguam më sipër. Një fletë votimi e të tilla përmasave do ta zvogëlonte printimin në kohë nga makineritë tona për një sërë arsyesh teknike dhe logjistike. Të gjithë faktet që ne ju sjellim përmes kësaj letre tregojnë se fatkeqësis­ht suksesi dhe siguria në printim dhe dërgim të fletëve të votimit në harkun kohor të 10 ditëve, në periudhën 12-22 prill do të jetë një mision i pamundur”, thuhet në letrën drejtuar KQZ-së.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania