Gazeta Shqiptare

Zhupa me mësuesit në Sarandë: PD, brenda mandatit të parë rritim rrogat me 700 euro

-

Kandidatja e PD për Qarkun e Vlorës, Ina Zhupa organizoi dje një takim me mësuesit për të folur mbi problemet e arsimit dhe planin konkret të qeverisë së ardhshme Basha. Ajo ndau me mësuesit angazhimin për depolitizi­m të plotë të arsimit publik. Jo më portale për propagandë, por standarde dhe transparen­cë në rekrutimin e mësuesve dhe drejtuesve të institucio­neve arsimore në të gjitha nivelet. Zhupa foli për rritjen e pagave të mësuesve ku u shpreh se : “Është qesharake rritja që ju kanë bërë në 8 vjet. Mjafton ta krahasoni rritjen 2005-2013 ku ishin rrogat në 2005 dhe ku vajtën në 2013 dhe rritjen 2013-2021 do të shikoni kush janë dy filozofitë për pagat e mësuesit. Ne angazhohem­i që brenda mandatit të parë, brenda 4 viteve të para të qeverisjes Basha do të ketë një rritje me jo më pak se 60% që do të thotë nuk do të ketë mësues në fund të mandatit që nuk do të ketë rrogën të paktën 700 euro”. Gjithashtu, Ina Zhupa vuri theksin te shkolla si qendra dije dhe infrastruk­tura shkolla. Ajo u shpreh se “shkollat duhet të kthehen dhe në mjedise ku të ketë rëndësi dhe argëtimi dhe kalimi i kohës së lirë. Në planin tonë parashikoj­më rritjen e kohëzgjatj­es së qëndrimit në shkollë të futen dhe profesione të tjera që i shtohen stafeve shkollore si: pjesa e sportit, pjesa e aktrimit, d.m.th. e veprimtari­ve të tjera që i shtohen orarit mësimor. Pra, n.q.s. ju mbaroni ne orën 1 mësimin, të qëndrojnë nxënësit në shkollë deri në orën 4. Por kjo bëhet pa pasur klasa të mbipopullu­ara, se ti kur ke mësim nga ora 8 deri në orën 6 pasdite nuk ke më se kur tee beesh këto oreet e argeetimit. Dhe ndaj është e rëndeesish­me infrastruk­tura shkollore, premtim bazik që çdo shkollee do të ketë një infrastruk­turoree të përshtatsh­me për kryerjen e veprimtari­së mësimore në mënyre të tillë që të mos ngelet si kampusi këtu në Sarandë dhe ndërtesa që rrinë dhe presin vullnet politik për tu vënë në funksion”, - deklaroi Zhupa.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania