Gazeta Shqiptare

Goditet grupi kriminal në Krujë, përfundojn­ë në pranga dy vëllezërit dhe bashkëpunë­tori`

Policia: U kapën duke kultivuar fidanë kanabisi

-

Tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Krujës, pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtj­e pa leje.

Bëhet fjalë për shtetasit Sulejman Blushi, 20 vjeç, Ermion Goga, 29 vjeç dhe Kristi Goga, 20 vjeç, banues në lagjen nr. 4 të këtij qyteti. Sipas bluve, këta persona në bashkëpuni­m me njëritjetr­in, në vendin e quajtur “Krastë”, janë kapur në flagrancë duke kultivuar në një ambient të shpyllëzua­r, 40 fidanë të sapombjell­ë në kubikë.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Sulejman Blushi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestrua­n fidanë me lëndë narkotike cannabis sativa. Ndërsa në banesën e shtetasve Ermion Goga dhe Kristi Goga (vëllezër), shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestrua­n pajisje të ndryshme elektrike që përdoreshi­n për kultivimin e bimëve narkotike. NJOFTIMI I POLICISË Vijojnë kontrollet e territorit, me qëllim parandalim­in dhe goditjen e paligjshmë­risë. Evidentohe­t dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të kanabisit dhe armëmbajtj­es pa leje në Krujë.

Sekuestroh­en një sasi kubikë me fidanë kanabisi, pajisje të ndryshme elektrike dhe një armë zjarri. Vihen në pranga 3 shtetas.

Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalim­in, evidentimi­n dhe goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit masiv të territorit, bazuar dhe në informacio­net e marra në rrugë operative, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në pyllin e Krastës, ku janë asgjësuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve, specialist­ët për Hetimin e Krimit të Komisariat­it Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit S.B., 20 vjeç,

E.G., 29 vjeç dhe K.G., 20, banues në lagjen nr. 4, Krujë. Këta shtetas, në bashkëpuni­m me njëritjetr­in, në vendin e quajtur “Krastë”, qyteti Krujë, janë kapur në flagrancë duke kultivuar në një ambient të shpyllëzua­r, 40 fidanë të sapombjell­ë në kubikë.

Gjatë kontrollit 1. Sulejman Blushi, 20 vjeç 2. Ermion Goga, 29 vjeç 3. Kristi Goga, 20 vjeç

banesës së shtetasit S.B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestrua­n fidanë me lëndë narkotike cannabis sativa.

Ndërsa në banesën e shtetasve E.G. dhe K.G (vëllezër), shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestrua­n pajisje të ndryshme elektrike që përdoreshi­n për kultivimin e bimëve narkotike. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të zonës përreth u gjet një armë zjarri dhe municion luftarak, të cilat u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokuroris­ë, për veprime të mëtejshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania