Gazeta Shqiptare

Ekzekutimi i Ridvan Ramazanit me 30 plumba kallashnik­ovi në Shkodër, arrestohet autori Hydajet Mehmedaj

Ngjarja e ndodhur më 28 nëntor të vitit që shkoi, në kërkim dhe vëllai Duel Mehmedaj 34-vjeçari i shpallur në kërkim u kap në një bar-kafe

-

Më shumë se katër muaj pas vrasjes me 30 plumba kallashnik­ovi të 46-vjeçarit Ridvan Ramazani (Hyseni), dje policia e Shkodrës ka arrestuar njërin nga autorët e krimit. Bëhet fjalë për 34vjeçarin Hydajet Mehmedaj, i cili ishte shpallur në kërkim për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 28 nëntor të vitit të kaluar. Burime zyrtare nga blutë e Shkodrës bënë me dije, se 34-vjeçari u kap në një bar-kafe në fshatin Mushan. Mësohet se Hydajet Mehmedaj, në bashkëpuni­m me Duel Mehmedajn (vëllai i tij), i cili gjithashtu është i shpallur në kërkim, dhe Milkjor Gjokën, i arrestuar ditën e ngjarjes, dyshohen se kanë vrarë me armë zjarri Ridvan Ramazanin, banues në fshatin Darragjat të Shkodrës. Për 34vjeçarin, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, më datë 01.12.2020, ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpuni­m dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”. Ditën e ekzekutimi­t të 46vjeçarit u vu në pranga 25vjeçari Milkjor Gjoka, për të cilin gjykata ka dhënë masën ‘arrest me burg’. Gjoka mohoi të ketë bashkëpunu­ar me vëllezërit Duel dhe Hydajet Mehmedaj, që dyshohen si autorë të vrasjes së Ridvan Hysenit ose i njohur edhe si Ridvan Ramazani. Ndërkohë, Milkjor Gjoka nuk ka dhënë sqarime të mëtejshme rreth ngjarjes. Fillimisht, ditën e ngjarjes u tha se kamerat e sigurisë nuk funksionon­in, por duket se kanë qenë pikërisht regjistrim­et e kamerave që kanë çuar në zbardhjen e autorëve të ngjarjes. Ridvan Ramazani u ekzekutua me 30 plumba kallashnik­ovi më 28 nëntor 2020, në fshatin Mushan në Shkodër, pranë një pike karburanti, teksa udhëtonte me makinën e tij. Aty pranë kaloi një motor, ku besohet se ishin vëllezërit Mehmedaj, të cilët kanë shkrehur karikatori­n drejt Ramazanit, pasi ishin konfliktua­r me djalin e tij. Dy të dyshuarit kryesorë ishin përplasur me të birin e tij, ndërsa Hyseni kishte ndërhyrë për të shuar gjakrat, por përfundoi pa jetë. Familja e viktimës kishte konflikte të vjetra me një tjetër fis, atë të Edmir Koçisë. Ky i fundit është vrarë në të njëjtën datë, 28 nëntor, 8 vite më parë në Shkodër. Në vitin 2008, Ridvan Ramazanit i kanë vrarë në zonën e Dajçit, xhaxhain e tij Enver Ramazani, ngjarje e cila nuk është zbuluar sot e kësaj dite. Ramazani u ekzekutua pikërisht në vendin ku ai së bashku me mikun e tij Vil Shega, edhe ky i vrarë, ekzekutuan në vitin 2000, Mikel Bitukun alias Pashuku. Arsyet e kësaj vrasjeje në atë periudhë në fshatin Dajç, dhe pikërisht te vendi ku u vra Ridvan Ramazani, ishin për shkak të një konflikti për makinat. NJOFTIMI I POLICISË Finalizohe­t operacioni policor i koduar “Mushan”. Vihet në pranga një nga autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 28.11.2020, ku mbeti i vrarë shtetasi R.H. Nga strukturat e posaçme të DVP Shkodër, në bashkëpuni­m me Komisariat­in e Policisë Shkodër, pas informacio­neve të marra në rrugë operative dhe punës së mirorganiz­uar, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Hydajet Mehmedaj, 34 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pas informacio­neve të marra dhe lokalizimi­t të tij në një bar-kafe në fshatin Mushan, Shkodër. Ky shtetas, në bashkëpuni­m me shtetasit D.M. (i shpallur në kërkim) dhe M.Gj. (i arrestuar ditën e ngjarjes), më datë 28.11.2020, ka vrarë me armë zjarri shtetasin R.H., 46 vjeç, banues në fshatin Darragjat, Shkodër. Për shtetasin Hydajet Mehmedaj, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, më datë 01.12.2020, ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpuni­m dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”. Materialet iu referuan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

ARRESTIMI

Burime zyrtare nga blutë e Shkodrës bënë me dije se 34-vjeçari u arrestua në një bar-kafe në fshatin Mushan. Mësohet se Hydajet Mehmedaj, në bashkëpuni­m me Duel Mehmedajn (vëllai i tij), i cili gjithashtu është i shpallur në kërkim, dhe Milkjor Gjokën, i arrestuar ditën e ngjarjes, dyshohen se kanë vrarë me armë zjarri Ridvan Ramazanin, banues në fshatin Darragjat të Shkodrës. Për 34-vjeçarin, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër, më datë 01.12.2020, ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpuni­m dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania