Gazeta Shqiptare

Operacioni i koduar “Kompleks”, si u porosit dhe u organizua atentati i dështuar ndaj Domart Konjarit

U goditën 18 baza dhe u sekuestrua arsenal i madh armësh, GJKKO lë në burg 9 të arrestuari­t Ja lidhja e të penduarit të drejtësisë, Enver Jamaku me bandën e armatimeve në Tiranë

-

DËSHMIA E JAMAKUT PËR ARMËT

Bashkëpunë­tori i drejtësisë, Enver Jamaku ka rrëfyer para hetuesve se shtetasit Admir Kuçuku, Akil Kulla, Klodian Kulla, Dorian Kalo, Sokol Xhura, Algert Hysa, Dervish Hasi, Ervin Kalaja, Mentor Doda, Eugert Manushi, Artur Muhedini, Enes Hasi, Petrit Shera dhe Ilir Hyka, disponojnë ose marrin nga uzina e riparimit të armëve ushtarake, armë zjarri të llojeve të ndryshme, të cilat i modifikojn­ë, duke i riparuar dhe ndërruar pjesët e tyre. Këto armë më pas i shesin me porosi tek individë dhe anëtarë të grupeve kriminale, që i përdorin më pas për kryerjen e krimeve kundër jetës. Enver Jamaku shpjegon se ka bashkëpunu­ar me këta persona në kryerjen e këtij aktiviteti të kundërligj­shëm.

ATENTATI NDAJ KONJARIT

I penduari i drejtësisë, Enver Jamaku ka deklaruar se ai bashkë me Ermond Jamakun janë personat të cilët kanë vendosur dhe shpërthyer lëndën eksplozive në automjetin e Artion Bylykut, në rrugën “Ramazan Bogdani”, në muajin tetor 2019. Në vitin 2019, është porositur nga Flor Abazi, Blendi Deda dhe Paris Prenga, për kryerjen e vrasjes së Domart Konjarit.

Për kryerjen e kësaj ngjarjeje, të tre, i kanë gjetur dhe vënë në dispozicio­n Enver Jamakut dhe Ermond Jamakut automjetet për mbajtjen nën vëzhgim të viktimës dhe dy mina me lëndë eksplozive, të lidhura e të komanduara me pulte komandimi në distancë. Ata kanë premtuar se do t’i jepnin shuma të konsiderue­shme parash në këmbim të kryerjes së vrasjes së shtetasit Domart Konjari.

ATENTATI NDAJ AVOKATIT

Enver Jamaku ka dhënë detaje dhe rrethana të ngjarjes, ku në vitin 2017, Sokol Xhura ka pasur një konflikt për pronat me Edmond Saraçin, i cili kishte avokat Paulin Paplekën. Nga hetimet ka rezultuar se autorë të kësaj ngjarjeje janë Enver Jamaku dhe Ermond Jamaku. Porositës për kryerjen e kësaj ngjarjeje ka rezultuar Gjergj Cukali. Referuar dëshmisë së bashkëpunë­torit të drejtësisë, ka dyshime se Sokoli ka kërkuar kryerjen e ngjarjes, ku është qëlluar me armë zjarri automjeti i avokatit Paulin Papleka, ngjarje kjo e ndodhur në zonën e Freskut në Tiranë. Më pas, një armë zjarri e përdorur në ngjarjen e avokatit, me porosi të Xhurës i është vendosur në banesë nga Enver dhe Ermond Jamaku, shtetasit Edmond Saraçi, i cili u arrestua nga policia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania