Gazeta Shqiptare

Bie ndjeshëm numri i të infektuarv­e dhe viktimave; 2112 raste të reja dhe 49 vdekje brenda javës

Ministria e Shëndetësi­së: 262 pacientë të shtruar, 10 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar Konfirmohe­n 248 të infektuar të rinj dhe 9 humbje jete në 24 orët e fundit

- Voltiza Duro

Java që lamë pas pati një ulje të ndjeshme të ras teve të reja pozitive dhe të vdekjeve. Përkatësis­ht brenda 7 ditëve janë konfirmuar 2112 të infektuar të rinj si dhe 49 vdekje. Ndërkohë në 24 orët e fundit janë regjistrua­r 348 raste të reja pozitive si dhe 9 humbje jete. "Rastet pozitive të konfirmuar­a janë identifiku­ar në këto bashki: 91 raste në Tiranë, 36 në Fier, 26 në Vlorë, nga 24 raste në Shkodër, Librazhd, 17 në Korçë, 14 në Lushnje, nga 12 raste në Gjirokastë­r, Pogradec, nga 9 raste në Devoll, Berat, 7 në Durrës, nga 6 raste në Mat, Dimal, 5 në Kamzë, nga 4 raste në Krujë, Elbasan, Peqin, nga 3 raste në Kurbin, Kuçovë, Skrapar, Patos, Libohovë, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Mirditë, Tropojë, Përmet, Sarandë, Belsh, Memaliaj, Gramsh, nga 1 rast në Kavajë, Vau i Dejës, Bulqizë, Shijak, Poliçan",-theksoi Ministria e Shëndetësi­së. Në 24 orët e fundit janë shëruar 669 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 93,842 që nga fillimi i epidemisë.

TË HOSPITALIZ­UAR DHE VIKTIMA

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 262 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë 2265 persona kanë humbur jetën nga koronaviru­si. "Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 9 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të moshave 49 - 84 vjeç. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllim­e familjarëv­e të të ndjerëve",-thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësi­së.

APELI

Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojn­ë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojn­ë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. "Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencë­n dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalim­in e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullim­et, ruani distancimi­n fizik; kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetizolohu­ni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital",-apeloi Ministria e Shëndetësi­së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania