Gazeta Shqiptare

YLLI MERJA: Kuroni ulcerën e ngërçet e stomakut me lulen e basanit

Efektet kimike të bimës në organizmin e njeriut, si ta përdorni vajin e basanit

- Voltiza Duro

Të gjithë ata që vuajnë nga ankthi apo stresi, tashmë mund të përdorin një kurë me bimë medicinale dhe aspak të kushtueshm­e. Në një intervistë për suplementi­n "Life Pages" në "Gazeta Shqiptare", mjeku popullor, Ylli Merja tregon se lulja e basanite luan një rol të rëndësishë­m në organizmin e njeriut. Sipas tij, kjo bimë ka efekte në të gjithë organizmin dhe ka një përdorim shumë të gjerë. Ndikon në sistemin e tretjes, ka efekte qetësuese në organizëm, prandaj ndihmon në ngërçet e stomakut dhe ndihmon në djegiet e tij gjithashtu. Lulja e basanit ndihmon në shërimin e ulcerës dhe gastritit, prandaj këshillohe­t të përdoret pothuajse çdo ditë për rreth 45 ditë nga individët që vuajnë nga stomaku.

Çfarë është lulja e basanit dhe ku mund ta gjejmë atë?

Lule basani është bimë barishtore shumëvjeça­re e familjes Hypericace­ae (Guttiferae). Në vendin tonë kjo është një bimë që rritet gjerësisht në zonat e ulëta. Periudha që mblidhet lule basani është në fund të majit dhe në fillim të qershorit. Bima mund të përdoret e thatë, ose e njomë. Kur është e njomë, sasia e bimës që përdoret duhet p ë r g j y s m u a r, p a s i p ë r b ë r ë s i t kimikë janë më të fuqishëm në bimën e njomë. Kësaj bime i përdoren vetëm majat e lulëzuara për veti kurative. Kjo bimë rritet e gjatë deri në 50 cm, por pasi mblidhet, pritet rrënja e bimës dhe një pjesë e kërcellit që nuk përmban lule (rreth 20-30 cm të gjata) dhe thahen në hije.

Cilët janë përbërësit kimikë të kësaj bime?

Lule basani përmban shumë përbërës fitokimikë. Ndër këta, në sasi më të mëdha gjenden derivate të florogluci­nolit në sasinë 0.2-4%, flavonoide (2-4%), taninë, proantocia­nidina, acid klorogjeni­k amino acide dhe vaj esencial (0.1-0.3%).

Mund të përmendni disa prej vetive kimike të lules së basanit?

Lule basani është një bimë çudibërëse. Ka efekte në të gjithë organizmin dhe ka një përdorim shumë të gjerë. Ndikon në sistemin e tretjes, ka efekte qetësuese në organizëm, prandaj ndihmon në ngërçet e stomakut, ndihmon në djegiet e tij gjithashtu. Kjo bimë ndihmon në shërimin e ulcerës dhe gastritit e prandaj këshillohe­t të përdoret pothuajse çdo ditë për rreth 45 ditë nga individët që vuajnë nga stomaku. Nëse keni djegie apo kthim të ushqimit, bima ndihmon në rregullimi­n e funksionit të muskujve të stomakut, duke i qetësuar ato, duke sinkronizu­ar kështu mbylljen dhe hapjen e këtyre muskujve.

Si ndikon kjo bimë në uljen e inflamacio­nit të brendshëm?

Lulja e basanit ndikon në rigjenerim­in e mukozave të brendshme të organeve, kështu ul inflamacio­nin e brendshëm.

Nëse konsumoni shumë kafe gjatë ditës, e cila rrit inflamacio­nin e organeve të brendshme dhe rrit gjendjen e hiper aktivizimi­t, mund të zëvendëson­i një kafe me një gotë çaj me lule basani dhe kështu e ndihmoni trupin tuaj të qetësohet dhe të vazhdojë punën normalisht.

A ka ndonjë efekt lulja e

 ??  ??
 ??  ?? Ylli Merja
Ylli Merja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania