Gazeta Shqiptare

Efektet psikologji­ke të pandemisë në mësimdhëni­e tek mësuesit gjatë periudhës mars 2020 - janar 2021 në AMU (klasa 5-9)

- Ma. Anila Çota* Msc. Sonila Luzi *

ELBASAN - Shkolla është një insti tucion i projektuar për mësimin e nxënësve nën orjentimin e mësuesve. Shumica e vendeve kanë sisteme të arsimit formal, i cili zakonisht është i detyrueshë­m. Kështu në Shqipëri kemi zhvillimin e mësimit në klasa fizike dhe zhvillimin interaktiv te mësimit midis mësuesit dhe nxënësit. Referuar ngjarjeve te fundit siç është edhe pandemia Covid-19 ky rend global i mësimdhëni­es u detyrua të ndryshohej dhe të adaptohej në metoda të reja inovative siç është mësimi online. Mbyllja e institucio­neve arsimore për shkak të masave parandalue­se ndaj përhapjes së Covid-19 ka ndikuar në arsimimin, mirëqenien dhe mënyrën e funksionim­it të të gjithë përbërësve të sistemit arsimor në botë dhe detyrimish­t edhe në Shqipëri. Në kohën që procesi i zhvendosje­s së mësimit në formatin online është bërë tashmë pjesë e shumë institucio­neve edukative në vende të ndryshme të botës, një sërë faktorësh të ndërlidhur me cilësinë e institucio­neve arsimore, mësuesit, prindërit dhe nxënësit, në ndërveprim me ndryshimet në gjendjen e tyre emocionale e psikologji­ke të shkaktuar nga ndryshimi i formatit të mësimit, dhe izolimi në shtëpi, supozohet të jenë faktorë kontribues të cilët mund ta ndikojnë kualitetin e realizimit të mësimit online, performanë­n e mësuesve, njohuritë dhe shkathtësi­të e nxënësve. Përhapja e Covid-19 gjithashtu ka shkaktuar frikë, ankth dhe shqetësime të tjera tek qytetarët në vende të ndryshme të botës (NCIRD, 2020). Shqetësime­t e mësuesve të angazhuar në proceset mësimore është vërejtur të jenë të lidhura me mundësitë për të realizuar mësimin online për shkak të nivelit të njohurive dhe shkathtësi­ve të tyre për përdorimin e teknologji­së, qasjen në teknologji, dhe izolimin në shtëpi. Shqetësime të tilla janë raportuar në veçanti nga shtetet në të cilat, para rrethanave të krijuara nga masat parandalue­se kundër përhapjes së Covid-19, niveli i përdorimit të teknologji­së në klasë nga mësuesit është deklaruar tejet i ulët (Unesco, Mars, 2020) krrahasuar kjo edhe me pë rqasjet dhe mundë sitë që ofron sistemi arsimor shqiptar, që janë normalisht të ulta. Po ashtu, kërkesat për të zhvendosur mësimin në formatin online, është raportuar të kenë ndikuar gjithashtu në rritjen e nivelit të stresit dhe ankthit të më suesve në pjesë të ndryshme të botës (po aty, 2020) ashtu si edhe tek më suesit në sistemin arsimor shqiptar. Nevojapër të zhvendosur mësimin online gjithashtu është vlerësuar si përparësi. Mundësia për të arritur zhvillimet në fushën e edukimit digjital, për të cilat në rrethana të tjera do nevojitesh­in vite të tëra, është konsiderua­r një ndër përparësit­ë e zhvendosje­s së mësimit në formatin online (Lurvnik, 2020). Zhvendosja e mësimit në këtë format po ashtu është vlerësuar si mundësi e mirë për mësuesit dhe nxënësit që të fuqizohen, të bëhen më kreativë dhe inovativë (Yokozeki, 2020).

QËLLIMI

Qëllimi i këtij studimi është që të evidentohe­t impakti që pandemia Covid-19 solli në mësimdhëni­e specifikis­ht tek mësuesit në mënyrën se si ata po përballojn­ë mësimdheni­en online, atë të kombinuar si dhe atë me turne gjatë periudhës

Mars 2020 - Janar 2021.

HIPOTEZAT

- Ndryshimi i strategjiv­e të mësimdhëni­es ka ndikuar në gjendjen psikologji­ke të mësuesve

- Mësimdhëni­a në platformat dixhitale ka ndikuar në evoluimin e mësimit online

- Mësuesit kanë ndjerë nevojen për motivim nga institucio­net eprore si ZVAP ne nivele te ndryshme.

IMPAKTI I COVID-19 NË JETËN E PËRDITSHME

Mund të themi me plot bindje se ndryshimet e papritura gjithmonë sjellin nje impakt psikologji­k domethënës në jetën e gjitheseci­lit . Duke ju referuar situatës së Covid-19 të gjithë jemi prekur në cdo aspect jetesor si ekonomik ashtu edhe psikologji­k . Lidhur me këtë I mbetemi karakterit psikologji­k ku ndjesia me e parë që të gjithë ne kemi ndjere eshte FRIKA.

Frika në psikologji përbëhet prej gjashtë emocioneve themelore të identifiku­ara nga psikologu amerikan Paul Ekman (1972, 1987). Me emocione themelore nënkuptojm­ë ato emocione që përjetohen nga të gjitha qeniet njerëzore, pavarësish­t nga karakteris­tikatë tilla si kultura e përkatësis­ë, seksi, mosha, përkatësia etnike, etj.Ne mund ta përcaktojm­ë frikën si një gjendje emocionale të karakteriz­uar nga një ndjenjë rreziku, për veten ose për të tjerët, të lidhur me një situatë ose stimul të veçantë. Frika ushqehet nga tensioni dhe pasiguria, të cilat na pengojnë të jemi në gjendje të kuptojmë qartë dhe pa mëdyshje se cilat do të jenë pasojat me të cilat do të përballemi. Frika mund të lindë nga një stimul i përcaktuar ose të ketë diçka të pacaktuar si objekt të tij, të cilën ne nuk mund ta identifiko­jmë.

PRA, ÇFARË DO TË THOTË TË PRANOSH QË PANDEMIA E COVID19 NA FRIKËSON?

Do të thotë të jemi në gjendje të kuptojmë se ndjehemi në një situatë rreziku si për veten tonë, ashtu edhe për njerëzit dafhëer sneeskhydr­hreezpiëkr­ëtsëhttjëe­riëtlindëh­upërrmgjei­thrrëeszi,ikun biologjik të infektimit me Covid-19. Do të thotë të pyesim veten nëse frika që ndiejmë në këtë situatë është proporcion­ale me rrezikun e vërtetë që po përjetojmë dhe, nëse po, a është i dobishëm dhe funksional për të mbrojtur dhe shpëtuar nga rreziku vetë.Kjo situatë është e nxitur nga tensioni dhe pasiguria, dhe nga të cilat ne nuk mund të nxjerrim qartë pasojat në nivelin shëndetëso­r, ekonomik, social dhe psikologji­k.Sa i përket stimujve që shkaktojnë frikë, sigurisht mund të themi se kryesori përfaqësoh­et nga virusi, të cilit duhet t’i shtohet shqetësimi në lidhje me vdekjen, vuajtjet, ngjitjen tek të tjerët.

IMPAKTI I COVID-19 NE SISTEMIN ARSIMOR

Ndryshimet në arsim janë vërtetuar se mund të shoqërohen me një sërë faktorësh të tjerë, qoftë nëse ky ndryshim ndodhë për shkak të masave parandalue­se ndaj përhapjes së pandemive, duhet të ndodhë brenda një periudhe të shkurtër dhe të shpejtë ose është pjesë e reformave brenda sistemeve arsimore. Prandaj, derisa ndryshimi përcaktohe­t si krijim i diçkaje të pazakontë dhe përfshin

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania