Gazeta Shqiptare

Një vaksinë për kinezëritë e Ramës

- Nga Andi Bushati

... në sheshin Skënderbej të boshatisej dhe të ishte larg dyndjeve të ditëve të para.

Nëse autoritete­t shtetërore bënë me dije se kishin arritur që të vaksinonin, prej 30 marsit, plot 50 mijë vetë, si pasojë e stepjes dhe frikës, këto shifra kanë rënë ndjeshëm.

Pamjet e publikuara sot qenë dëshmia më evidente e një sprapsjeje nga ajo që Edi Rama po përpiqet ta etiketojë si krenarinë më të madhe të jetës së tij.

Natyrisht, dy jetët e humbura, nuk janë provë për efektet vdekjeprur­ëse të vaksinës kineze, madje as nuk mund të thuhet me siguri shkencore, se ato kanë ardhur si pasojë e injektimev­e me CoronaVac. Por, ama, mund të pohohet me gojën plot, se ato kanë ngjallur dhe panik dhe mosbesim të madh.

Kjo ka shpjegimin e saj, që i kapërcen, qoftë arsyet shkencore, qoftë argumentat mjekësorë. Ato janë më shumë politike.

Fakti se Edi Rama deklaroi fillimisht që ai nuk do të pranonte kurrë vaksina lindore, të pa miratuara nga autoritete­t e BE dhe SHBA-së, por u detyrua ti sjellë ato para zgjedhjeve, e bëri të dyshimtë këtë proces.

Mënyra se si ai po e përdor vaksinimin, ç’do ditë e më shumë për fushatë, bëri që pikpyetjet të shtohen.

Pathosi i mjekëve qesharakë, që vënë bythlëpirj­en ndaj pushtetit përpara profesioni­t të tyre, për të mbrojtur një vaksinë për të cilën ende nuk ka studime shteruese, e lëkundi edhe me tej besimin.

Insistimi i ndonjë reporteri sharlatan, që në lajmet qëndrore i etiketonte si të papërgjegj­shme mediat që ngrinin pikpyetje mbi dozat kineze, la shijen se kemi të bëjmë me një fushatë propagande dhe jo me një përkujdesj­e për shëndetin publik.

Pra, dalë ngadalë, u instalua dyshimi se e gjithë kjo rokopujë ishte planifikua­r për të shpëtuar Edi Ramën dhe jo jetët që rrezikonte pandemia.

Prandaj, kur ndodhën dy aksidentet e para, kur ato u përdorën me tone alarmiste nga Sali Berisha, kur ndonjë mjek kotravers bëri thirrje publike për ndërprerje­n e vaksinimit me CoronaVac, peshorja delikate e besimit u përmbys.

Shumëkush u ndje në të drejtën e tij për të dyshuar se po vaksinohej sot, për të shërbyer si kavje për fitoren e Ramës një muaj më pas.

Dhe fajin për këtë e ka fund e krye shefi i qeverisë. Duke u identifiku­ar me vaksinën që “shqiptarët nuk do ta kishin pa të” dhe që do ta humbisnin nëse fitonte opozita, duke bredhur nëpër qendrat e vaksinimit, i shoqëruar nga prijësit e listave elektorale të PSsë, duke e shndërruar armën e vetme kundër kovidit, në një mjet për rizgjedhje­n e tij, ai bëri çështë e mundur për ta minuar këtë proces jetësor. Duke u sjellë kështu ai e detyroi ç’do kënd të ngrejë pyetjen: a i dhimset më shumë jeta ime, apo karrigja e tij?

Edi Rama është në konflikt interesi me farmakovig­jilencën dhe me efektet anësore që ajo mund të zbulojë.

Prandaj, që besimi të rikthehet ai duhet të zhduket nga qendrat e vaksinimit. Ai nuk ka nevojë as të çpohet në publik dhe as të dalë në aeroport. E vetmja gjë që i kërkohet, nëse ka vërtet qëllim të shpëtojë jetë, është injektimi i një doze demokratik­e.

Ajo do ti mësonte se, një fushatë, kaq fraxhile si kjo e vaksinimit, nuk duhet të kenë në asnjë mënyrë për mascot figura polarizues­e dhe ndarëse. Vendin e tyre duhet ta zënë shkenctarë të ndershëm e të gjithë pranuar, që ngjallin realisht besimin e publikut.

Ndërsa po vazhdoi të lidhë ambicien elektorale me procesin e vaksinimit, ai do ti dështojë dhe njërën dhe tjetrën. Sepse në këto kushte, mjafton një incident sporadik, për të krijuar një ortek të madh rrefuzimi, si ai që po shohim në sheshin Skënderbej.

©Lapsi.al

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania