Gazeta Shqiptare

Vjosa Osmani zgjidhet presidente e Kosovës

PRISHTINE

-

Me 71 vota, parlamenti i Ko sovës zgjodhi zonjën Vjosa Osmani presidente të re të Kosovës në një seancë të jashtëzako­nshme, duke shmangur një krizë politike në horizont, që mund ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshm­e.

Zgjedhja e saj u bë në raundin e tretë të votimeve në parlamenti­n 120 vendesh. Në dy raundet e para ajo nuk siguroi numrin prej 80 votash siç parashihet me Kushtetutë­n e Kosovës.

Menjëherë pas betimit në parlament, zonja Osmani vuri theksin tek sfidat që ndodhen para Kosovës, përfshirë pandeminë e COVID-19 që u mori jetën afer 2 mijë qytetarëve. “Këto nuk janë kohë të lehta për Kosovën e as për mbarë njerëzimin. Sfidat janë të shumta, posaçërish­t ajo me pandeminë, e cila kërkon që ne të bëhemi sërish bashkë që të mund ta luftojmë atë. Prandaj le t’i qëndrojmë pranë njëri tjetrit dhe t’i japim përkrahje qeverisë së vendit në menaxhimin e saj. Në këtë sfidë fitorja e suksesi nuk i takon vetëm njërës palë, fitorja do të jetë e përbashkët dhe vetëm të bashkuar do të mund ta bëjmë të mundur”, tha ajo.

Zgjedhja e presidente­s shënon edhe përfundimi­n e procesit të ngritjes së institucio­neve të reja të Kosovës pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, në të cilat fituese doli lëvizja Vetëvendos­je e cila edhe e kandidoi zonjën Osmani. Krahas pandemisë institucio­net e reja do të përballen edhe me trysninë për rifillimin e bisedimeve për normalizim­in e marrëdhëni­eve me Serbinë, që është kusht për integrimet evropiane të të dyja vendeve.

KUSH ËSHTË VJOSA OSMANI?

Vjosa Osmani, u lind më 17 maj të vitit 1982 në Mitrovicë. Ajo është e martuar dhe ka dy fëmijë, ndërsa me profesion është juriste e doktoruar në shkollën e Drejtësisë të Pittsburgu­t në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

REAGIME PAS ZGJEDHJES SË PRESIDENTE­S

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, përgëzoi zgjedhjen e zonjës Osmani por edhe deputetët që “kryen detyrën e tyre. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtua­ra ndaj partnerite­tit me Republikën e Kosovës për të ndërtuar një të ardhme të paqes, drejtësisë dhe përparimit

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania