Gazeta Shqiptare

LSI denoncon në KQZ 3 zyrtarët e administra­tës publike, morën pjesë në takimet elektorale të PS-së

-

LSI e Vlorës denoncoi dje në KQZ, tre zyrtarë të administra­tës publike, pasi kanë shkelur ligjin, duke marrë pjesë në takimet elektorale të PS-së. Sipas LSI-së, Anjeza Shiko, drejtoresh­a e Tatim Taksave në Bashkinë e Vlorës, Francesko Muçaj, drejtor i Shërbimit të Provës në Vlorë dhe Klajdi Myzaferi, në pozicionin e Drejtorit të Formimit Profesiona­l në Zyrën e Punës, kanë shkelur ligjin dhe vendimin numër 9 të KQZ-së. Në reagimin e LSI-së thuhet se më datë 6 prill 2021, kandidati për deputet i PS-së, Ilir Metaj ka postuar në “FB” një veprimtari publike ku ka qenë pjesë edhe Anjeza Shiko, drejtoresh­a e Tatim Taksave në Bashkinë Vlorë. Pjesëmarrj­a e Anjeza Shikos është në kundërshti­m me vendimin nr. 9, datë 24.12.2020 të KQZ-së, ku ndër të tjera thuhet se gjatë periudhës kohore 4 muaj para datës së zgjedhjeve deri në ditën e zgjedhjeve, administra­ta publike e ka të ndaluar të drejtojë, të marrë pjesë apo të kontribuoj­ë në çfarëdollo­j forme, në veprimtari publike të ndaluara sipas këtij vendimi. Gjithashtu, më 5 prill 2021, ishdrejtor­esha e Drejtorisë Tatimore Vlorë dhe kandidate për deputete e PS-së, Pranvera Resulaj ka postuar në faqen e saj zyrtare në “Facebook” një veprimtari publike ku ka marrë pjesë edhe Francesko Muçaj, drejtor i Shërbimit të Provës Vlorë, i cili njëkohësis­ht ka edhe statusin e nëpunësit civil. Edhe pjesëmarrj­a e Francesko Muçajt është në kundërshti­m me vendimin nr. 9, datë 24.12.2020, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sipas LSI-së, më datë 07.04.2021, në faqen në “Facebook”, “PS Vlorë-Rajoni 5”, është postuar një veprimtari me karakter publik, ku pjesëmarrë­s ka qenë Drejtori i Formimit Profesiona­l në Zyrën e Punës Vlorë, Klajdi Myzaferi, ku pjesëmarrj­a e tij është në kundërshti­m me vendimin nr. 9, datë 24.12.2020, të KQZ-së.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania