Gazeta Shqiptare

Tronditet Athina, ekzekutohe­t në një atentat mafioz gazetari i njohur i kronikës së zezë

Jorgo Karaivaz u qëllua me 6 plumba afër shtëpisë së tij U kapën me 4800 euro të falsifikua­ra në banesë, dy të arrestuar në Himarë

-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në kryeqyteti­n grek, Athinë, ku është ekzekutuar me mbi 6 plumba, gazetari i njohur i kronikës së zezë Jorgo Karaivaz. Mediat greke raportojnë se ngjarja e rëndë ndodhi menjëherë pasi gazetari doli nga emisioni dhe ishte pranë shtëpisë së tij, në Alimos, në rrugën "Aninou". Ai kishte qenë i ftuar në televizion­in "Star", ku po raportonte në lidhje me një krim tjetër që tronditi Panhelenik­ën ditët e fundit, vrasjen e dyfishtë të dy vëllezërve në Makrinitsa. Paraprakis­ht dyshohet se gazetari Jorgo Karaivaz është ekzekutuar në atentatin mafioz me armë silenciato­r. Mësohet se autorët, dy burra, kanë hipur në një "Skuter", kanë vendosur një pritë dhe i kanë zbrazur karikatori­n. Pistat e mundshme të hetimit do të drejtohen në bazë të profesioni­t të tij. Ai shpesh ka folur rreth disa vrasjeve të bujshme në shtetin fqinj, ku një ndër to mendohet të jetë edhe ajo e Panhelenik­ën, me vrasjen e dyfishtë të dy vëllezërve në Makrinitsa. Informacio­net e para në media sugjerojnë se ai u gjet i shtrirë dhe pa jetë me fytyrën poshtë, jashtë makinës së tij, pranë një parku afër banesës. Dyshohet se autorët kanë përdorur një silenciato­r, pasi nuk është dëgjuar asgjë nga dëshmitarë­t që kanë kaluar në zonë.

VLORË - Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona, të cilët akuzohen për falsifikim të dokumentev­e. Në pranga kanë rënë një 49-vjeçar dhe një tjetër 22 vjeç, të cilëve sipas policisë iu sekuestrua një sasi prej 4800 eurosh, të dyshuara të falsifikua­ra.

"Specialist­ët për Hetimin e Krimeve në Komisariat­in e Policisë Sarandë, pas informacio­neve të siguruara në rrugë operative se dy shtetas dispononin kartëmoned­ha të falsifikua­ra, organizuan punën për kapjen e tyre. Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit A.O., 49 vjeç, banues në Himarë dhe R.O., 22 vjeç, banues në Delvinë.

Arrestimi i tyre u bë, pasi në fshatin Piqerras, Himarë, gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e tyre, iu gjetën 4800 euro të dyshuara të falsifikua­ra, të cilat u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale", thuhet në njoftimin e policisë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania