Gazeta Shqiptare

“Jemi gati për pjesën e dytë të ndeshjes”, Rama: Pushtetin e dua për Shqipërinë

Atlete me logon e PS, kryeminist­ri: Ne ofrojmë rrugë të gjatë, por të çon në majë “Sfida jonë, të bashkojmë njerëzit kundër atyre që na duan të përçarë”

- Valentina Madani

Kryeminist­ri Edi Rama, sim bolikën e bashkimit në 25 prill pa dallime politike e solli dje në takimin me të rinjtë në Laprakë përmes dy atleteve me ngjyra të ndryshme. Ai tregoi se ishin bërë dhurate nga një sipërmarrë­s fason që prodhon për marka ndërkombët­are, kategori biznesi që shprehet se me planin mbështetës të socialistë­ve do ta kthejë në biznese Made in Albania. Me një palë atlete me logon e PS në duar, kryeminist­ri kërkoi votën e të rinjve të Laprakës më 25 prill. Arsyeja pse atletet i kishte zgjedhur një në ngjyrë të bardhë dhe një në të zezë është sepse Edi Rama kërkoi që të ecet përpara, përtej bindjeve politike. “Nuk mora të majtën dhe të djathtën e bardhë, mora të majtën e bardhë dhe të djathtën e zezë, për të thënë që për të vrapuar duhen të dyja këmbët, për të shkuar më lart duhen të dyja këmbët. Për mua sfida e madhe është që të bashkojmë forcat e jashtëzako­nshme të njerëzve të zakonshëm, jo vetëm kundër të gjithëve siç thuhet, por vetëm kundër atyre që janë bashkë për të na mbajtur të përçarë, vetëm kundër atyre që janë bashkë për të thënë se në këtë vend gjithçka ka shkuar më keq se 8 vite më pare. Ndërkohë që nëse ky vend sot është ngjitur deri në një pikë dhe ka shansin të ngjitet shumë më lart, do

ERVIN ERVIN SALIANJI SALIANJI

“E shoh dëshirën për ndryshim në çdo cep, rrugicë, lagje të Korçës. Ndryshimi do të vijë, atë s’e ndal dot askush. Ju përulem për këtë mbështetje që më keni dhënë e më jepni. Zotohem se do të jem pranë jush, në ditë të mira e jo të mira, për t’ua shpërblyer këtë besim të madh, që më keni dhënë. Votoni numrin 9, votoni për PD, votoni për Shqipërinë”, - tha Salianji.

ndodhë sepse ne nuk jemi vetëm, por të bashkuar me ata që pavarësish­t bindjeve të tyre politike, kanë një besim se jeta e tyre mund të bëhet më e mirë këtu duke punuar”, - tha Edi Rama.

PUSHTETI

Në planin personal Edi Rama deklaroi dje se i ka realizuar të gjitha. Sipas tij populli i ka dhënë çdo nder që mund të ketë një person që votohet. Rama u shpreh se pushtetin e do për Shqipërinë dhe për të ecur përpara në rrugën e projekteve që janë nisur. “Populli na ka lënë një porosi den baba den, rruga më e shkurtër të nxjerr më gjatë. I ranë shkurt kur shkuan pas Sudes dhe doli gjatë. I ranë shqiptarët

shumë shkurt dhe më pas dhe përsëri iu doli gjatë. Kjo rrugë është e gjatë, por ama është rruga që na çon në majë. Nuk jam këtu për veten time, nga maja nga ku flas. Nëse do të ishte në aspekt personal i kam realizuar të gjitha. I kam prekur të gjitha majat që mund të prekur dikush me politikë dhe i kam pasur të gjitha nderet që mund të ketë dikush që votohet nga popullit i tij dhe nëse do të ishte një bilanc personal do të ishte shumë e lehtë për mua. Por ka një dallim shumë të madh, ne, unë, Erjoni, ju të gjithë, e duam pushtetin për Shqipërinë, ata e duan Shqipërinë për pushtetin. Për ta Shqipëria

është vendi i të gjitha të zezave kur nuk kanë pushtetin. Kur kanë pushtetin Shqipëria është plaçkë dhe njerëzit mish për top”, - tha Rama.

SIPËRMARRJ­A

Kryeminist­ri Edi Rama zhvilloi dje një takim me sipërmarrë­s në fushën e IT-së nga ku deklaroi se Shqipëria ka mundësi që të bëhet kampione në Ballkan edhe në fushën e ITsë në 10-vjeçarin e ardhshëm. Sipas tij kjo mund të realizohet falë vetë sipërmarrë­sve, ndërsa qeveria thjesht mund të vendosë objektiva që këtë gjë ta bëjë të mundur. “Mendoj që kemi shansin dhe mundësinë që brenda kësaj dekade ta bëjmë Shqipërinë kampione të

Ballkanit në turizëm, në agroturizë­m, në IT, edhe në eksporte bujqësore, edhe në energji pa diskutim. Por energjia është një fushë ku tanimë është futur në rrugë dhe kemi të dhëna pozitive të krijuara për shkak të zonës dhe gjeografis­ë që kemi. Ndërsa në këtë pjesë të turizmit, IT, eksporteve bujqësore mund të bëjmë diçka që mund të jetë e një niveli të lartë. Këtë nuk e bën qeveria. Qeveria vetëm mund të vendosë objektiv për të ngritur sa të jetë e mundur mundësitë e atyre që janë protagonis­tët. Këtë e bën forca e shembullit që e bëni ju dhe ata si ju”, -theksoi z.Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania