Gazeta Shqiptare

Basha thirrje për socialistë­t e ndershëm: Bashkohuni me ne për të ardhmen evropiane

“Rama në 8 vite hapi shampanjën për vete, dyert e emigracion­it për shqiptarët”

-

Lulzim Basha gjatë takimeve elektorale në Librazhd u bëri thirrje socialistë­ve të ndershëm që të votojnë ndryshimin. Teksa iu referua punës së bërë për integrimin e vendit në BE, lideri demokrat theksoi se Edi Rama në tetë vite hapi shampanjën për vete dhe dyert e emigracion­it për shqiptarët. “Thirrja ime e veçantë u shkon socialistë­ve të ndershëm të Librazhdit, atyre që nuk i lidh gjë me hajdutët, ata që duan njësoj si ju, ata që ndryshe nga shumë prej jush kanë besuar te premtimet e tetë viteve dhe sot janë dyfish të zhgënjyer. Bashkohuni me ne, të gjithë bashkë. Dy javë na ndajnë nga ajo ditë vendimtare për ju, për këtë popull dhe vendimtare për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Rama, tetë vite hapi shampanjën për vete dhe dyert e emigracion­it për shqiptarët, për të rinjtë dhe të rejat, të cilët janë larguar nga Shqipëria si asnjëherë më parë. 8 vite dështime, dështime dhe vetëm dështime dhe vjen të trokasë në derë dhe kërkon edhe katër vite të tjera”, - tha Basha. Ai theksoi se qeveria aktuale e shndërroi këtë zonë në shkretëtir­ë, duke shtuar se më 25 prill do ketë votë masive për të rrëzuar mazhorancë­n ogurzezë, siç e quajti ai. “Kudo që kam shkuar, nga jugu në veri, një gjë është e qartë: Shqiptarët janë të etur për ndryshim. Mezi po presin datën, kur vota e shqiptarëv­e të bashkuar do të bëjë të mundur ndryshimin e vërtetë për të gjithë. Data 25 prill është dita e popullit, ku do vendosni për veten dhe fëmijët, për të ndaluar ikjen e të rinjve, që ka dhënë shembullin dhe ka sjellë demokracin­ë. Librazhdi është vjedhur dhe abuzuar. E shndërruan Librazhdin në shkretëtir­ë, ku paratë shkojnë në duart e pak njerëzve. Fitorja e 25 prillit do jetë fitorja juaj. Iu bëj thirrje socialistë­ve të ndershëm të Librazhdit e Shqipërisë, bashkohuni me ndryshimin, bashkohuni me ne. Dy javë na ndajnë nga një ditë vendimtare. Bashkë për ndryshim, Librazhdi fiton, Shqipëria fiton”, - deklaroi Basha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania