Gazeta Shqiptare

Basha te tuneli i Krrabës: Siç afruam Tiranën me Elbasanin, afrojmë Shqipërinë me Europën

“Familja në qendër të programit tonë”, kreu i PD: Gratë do të paguhen njësoj si burrat Basha ftesë Ramës: Je trim në ekran, por kur të ftoj në debat ke frikë

- Valentina Madani

Lulzim Basha e nisi dje ditën elektorale me një takim me mbështetës­it e tij demokratë në tunelin e Elbasanit, që sipas tij është vepër që dëshmon se kjo forcë është ajo e premtimeve të mbajtura. Basha zgjodhi pikërisht tunelin e realizuar gjatë mandatit të dytë qeverisës të PD-së për të argumentua­r se PD e mban gjithnjë fjalën. “Kam ardhur të jap një mesazh, mesazhin se sa e rëndësishm­e është fjala e mbajtur në politikë dhe në kulturën e re politike që do themelojmë së bashku më 25 prill, fjala e dhënë dhe fjala e mbajtur duhet të jenë themeli i kësaj politike. PD siç afroi Tiranën me Elbasanin, duhet të afrojë Shqipërinë me Europën. Fjalët e një politikani nuk janë fjalë të zakonshme, nuk mund të jenë tullumbace; kur del ajo fjalë, merr një vlerë dhe nuk mund të harrohet. 8 vite me radhë keni dëgjuar premtime pafund, jeni përballur me dështime pafund. Ndodhem këtu për të thënë që më 25 prill, duke votuar PD-në, duke votuar numrin 9, duke votuar Aleancën për Ndryshim, ju do votoni për ndryshimin e kulturës politike në vend”, - tha z.Basha.

FTESA

Gjatë takimit me qytetarët në Elbasan, Lulzim

DEBATI

Lulzim Basha gjatë takimeve elektorale deklaroi dje se kryeminist­ri i shmanget debatit publik me të, pasi e di shumë mirë se s’ka çfarë t’u thotë shqiptarëv­e për premtimet e pambajtura. “Kur vjen puna te debatet, e qep”, - deklaroi Basha.

Basha shpjegoi se pse ka zgjedhur të mos merret personalis­ht me kryeminist­rin Edi Rama. Sipas tij, kjo nuk është një betejë mes tij dhe kreut të mazhorancë­s, por betejë për ta drejtuar Shqipërinë drejt BE-së. “Po çmenden duke hedhur baltë mbi fushatën; kjo është simptoma e asaj që ka ndodhur këto 8 vite. E keni parë që nuk merrem me të. Ai kujton se nuk di t’i përgjigjem. Unë di t’i përgjigjem shumë mirë. Por kjo nuk është betejë e imja dhe e tij. Ai do ta kthejë në një betejë personale, do ta kthejë këtë betejë mes meje dhe tij. Unë nuk i kam kthyer përgjigje se nuk dua të humb kohë. Koha e tij ka mbaruar”, tha Basha. Më herët, gjatë

një takimi elektoral në Burrel, lideri demokrat përsëriti ftesën e tij për një debat televiziv me kryeminist­rin Rama. “Shmang edhe debatin, që ju e dini, këtu në Mat keni disa fjalë të urta për trimërinë e burrave. Zgjuarsinë pas Kuvendit dhe trimërinë pas lufte. Trim në ekran duke sharë dhe përbaltur këdo. Sigurisht, preferencë ka opozitën, por nuk ia kursen akujt që i del përpara, por kur e ftoj në debat e qep gojën, ka frikë nga debati. Unë nuk e ftoj për veten time, se nuk më merr malli të bëj debat me të, por në një vend demokratik është detyrim ndaj qytetarëve debati, e ke detyrim të thuash çfarë bëre 8 vite me pushtetin, ashtu sikur unë e

kam detyrim të them çfarë kam në plan për qeverisjen”, - deklaroi kreu i PDsë. Basha, gjatë një takimi me gratë në Burrel, premtoi se me ardhjen e PD-së në pushtet pas 25 prillit, do të frenojë diskrimini­m që u bëhet atyre me pagat, duke premtuar se ato do të paguhen njësoj si burrat. “Duhet të garantojmë që ajo që shkruhet, të zbatohet. Shkruhet që për punë të barabartë gratë duhet të kenë pagë të barabartë me burrat. Ne e dimë fare mirë që ky nuk është realiteti, as në shtet, as në privat. Moszbatimi i këtij rregulli bazë, sjell si pasojë shfrytëzim­in. Shfrytëzim­in e gruas, gjysmës së shoqërisë, e cila bën dyfishin e punës kur është e punësuar; orarin e

punës dhe pastaj pjesën tjetër të kohës ia kushton familjes, fëmijëve”, – tha Basha.

NORMALJA

Në takim me përfaqësue­s të familjeve të vjetra të Elbasanit, Basha siguroi se metafora e Normales së Elbasanit, shkollës së parë të mesme në Shqipëri, do të jetë metafora e ndryshimit si në këtë qark ashtu dhe në gjithë Shqipërinë pas 25 prillit. “Dua të ndalem te një tjetër metaforë e Normales, se s’ka të bëjë vetëm me shkollën dhe rëndësinë e shkollës për arsimin shqiptar, por ka të bëjë me normalitet­in si tipar i elbasanlli­ut

dhe zonjave të Elbasanit. Normalitet­in, si tipar i civilizimi­t, i qytetarisë. Normalitet­in, si dëshirë tashmë dhe si aspiratë në një Shqipëri të çnormalizu­ar, në një Shqipëri, ku politika e premtimeve të pambajtura ka çuar drejt një gjuhe dhe drejt një sjelljeje që do të ishte e papranuesh­me në çdo familje normale shqiptare. Normalitet­i në ekonomi, normalitet­i në shoqëri, normalitet­i në arsim, në shëndetësi, normalitet­i si normë europiane, e qytetares, është thelbi i ndryshimit që ne kërkojmë dhe do të bëjmë realitet nisur nga vota e shqiptarëv­e në 25 prill.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania