Gazeta Shqiptare

Denoncimi, PD: Në selinë e PS, kompjuterë dhe serverë që përgjojnë qytetarët

“PS po vjedh të dhënat nga e-Albania”, PD: Shkelje e privatësis­ë, do ta ndjekim në rrugë ligjore Balla: Shpifsa, kemi databazën tonë të krijuar me vite të tëra

- Valentina Madani

PD denoncoi dje se PS ka përdorur përmes portalit shtetëror eAlbania të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë. Kandidati për deputet, Enkelejd Alibeaj shprehet se me Ramën, shqiptarët janë të pasigurt dhe të pambrojtur. Sipas tij në mënyrë të papreceden­të, në Selinë e PS janë vendosur kompjuterë dhe serverë që përgjojnë dhe përdorin të dhënat personale të qytetarëve nga portali e-Albania. Sipas tij, përdorimi i databazës së e-Albania nga Edi Rama dhe zyrtarë të PSsë përbën vepër penale. Për këtë, theksoi ai PD po përgatit një padi që do ta dorëzojë në SPAK. ”Përdorimi i të dhënave personale të portalit e-Albania nga Edi Rama dhe PS është shkelje flagrante e privatësis­ë së qytetarëve. Në mënyrë të papreceden­të, në selinë e PS janë vendosur kompjuterë dhe serverë që përgjojnë dhe përdorin të dhënat personale të qytetarëve nga portali e-Albania. Portali Lapsi.al ka arritur ta sigurojë këtë databazë ku janë të përfshira të dhëna konfidenci­ale të 910 mijë votuesve të Tiranës nga 19 deri në moshën 99 vjeç. Dokumenti përmban të dhënat personale të secilit prej nesh, si numrat e telefonit, numrin e kartës së identiteti­t, numrin e qendrës së votimit, vendin e punës për shumicën e të regjistrua­rve dhe një përshkrim të përkatësis­ë politike për secilin prej qytetarëve të Tiranës, praktikish­t është fryti i një pune monitorimi të qytetarëve, që ka në themel të saj, të dhënat që ne ia kemi besuar shtetit. Përdorimi i databazës së e-Albania nga Edi Rama dhe zyrtarë të PS-së përbën vepër penale. Për

REAGIMI

Kryetari i Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste Taulant Balla reagoi pas deklaratës së PD-së se Partia Socialiste ka përdorur të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë. Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ Balla deklaron se Partia Socialiste ka databazën e saj të të dhënave të krijuar me vite të tëra organizimi dhe komunikimi derë më derë me njerëzit. Sipas Ballës, kjo punë bëhet me kontakte direkte jo me makina e me flamuj. “O shpifësa të dëshpëruar! Partia Socialiste ka databazën e saj të të dhënave të krijuar me vite të tëra organizimi dhe komunikimi derë më derë me njerëzit. Quhet punë në terren kjo dhe bëhet me kontakte direkte jo me makina e me flamuj, prandaj prisni me qetësi 25 prillin dhe mos kujtoni se sa më shumë makina e zhurmë rrugëve aq më shumë vota në kutinë ku vendoset e ardhmja”, - deklaroi z.Balla.

ELIDON BUSHATI

Drejtuesi Politik i PD për Shkodrën, Helidon Bushati kërkoi dje fitore bindëse për opozitën më 25 prill. Në një takim me tregtarët, ai bëri thirrje që pjesëmarrj­a në votime të jetë masive. “Fitorja duhet të jetë e thellë, për të qenë e thellë, duhet shkuar sa më tepër të votojmë, sa më tepër. Rënia e konsumit dhe po ashtu rënia e fuqisë blerëse janë problemati­kat që kanë evidentuar këto të fundit. Qytetarët ndihen të lënë pas dore nga qeverisja 8-vjeçare e Ramës”, - tha Bushati.

këtë PD po përgatit një padi që do ta dorëzojë në SPAK. Ky skandal i paprecende­nt cenon rëndë privatësin­ë e çdo qytetari, që për të marrë shërbime nga shteti përdor portalin e-Albania.

Përdorimi i të dhënave personale, numrit të kartës së identiteti­t, telefonit apo të dhënave të tjera personale nga Edi Rama dhe zyrtarë të PS është i dënueshëm dhe për të mbrojtur të drejtën e

qytetarëve, PD do ta ndjekë hap pas hapi në rrugë ligjore këtë çështje. Shqiptarët kanë nevojë të ndihen të sigurt dhe të mbrojtur dhe sigurisht Rama nuk mund ta bëjë këtë”, - tha Alibeaj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania