Gazeta Shqiptare

Rama me misionin e ODIHR, në fokus përgatitja e zgjedhjeve të 25 prillit

Aleati i Bashës takon përfaqësue­s të ODIHR: Ndryshimet në Kod thelluan deficitin demokratik Duka: PAA jashtë koalicioni­t s’ka siguri për votat, pasi ato vidhen

- Valentina Madani

Me afrimin e datës së zgjedhjeve, kryesuesja e vëzhguesve të ODIHR-it, Urszula Gaçek po shpeshton takimet me aktorët politikë. Paraditen e djeshme ajo u prit nga kryeminist­ri Edi Rama në selinë e Partisë Socialiste. Për rreth 60 minuta, Rama dhe Gazek biseduan për mbarëvajtj­en e procesit zgjedhor dhe angazhimin e qeverisë për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme. Ditët e fundit, kryetarja e misionit është takuar edhe me drejtuesit e disa partive garuese në parlamenta­ret e 25 prillit dhe ambasadore­n amerikane e atë të Bashkimit Europian. ODIHR do të qëndrojë në vendin tonë deri në 17 maj. Qëllimi është monitorimi i procesit zgjedhor dhe publikimi më pas i raportit mbi standardin e zgjedhjeve. Misioni i OSBE/ODIHR pritet të dalë me tre raporte për zgjedhjet e 25 prillit.

TAKIMI

Kryetari i PAA-së, Agron Duka zhvilloi dje një takim me përfaqësue­sit e OSCE/ODHIR në Shqipëri, William Romans dhe Adela Danaj. Në fokus të diskutimev­e ishte Kodi Zgjedhor dhe zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Duka dhe pjesëtarët e PAA në takim qartësuan se: “Ndryshimet në Kod ngushtuan hapësirat për konkurrim dhe rritje të alternativ­ave të reja politike dhe partive të vogla në vend. Ndryshimet në Kod rritën dhe thelluan deficitin demokratik, pasi ruajtja e pahapur e listave të deputetëve për votuesit nuk është 30%, por 60% e deputetëve të ardhshëm. Kjo cenon edhe cilësinë e deputetëve në parlamenti­n e ri. Është rritur risku për keqpërdori­min e

AGRON DUKA

“PAA ka një mision ndaj shqiptarëv­e, rotacionin politik, dhe nuk duhej të dëmtonte asnjë votë pro koalicioni­t. PAA jashtë koalicioni­t nuk ka asnjë siguri për numrin e votave, pasi Shqipëria vuan nga vjedhja e votave dhe politikanë­t hajdutë të votave janë akoma të padënuar”, - deklaroi kreu i PAA.

strukturav­e dhe fondeve publike nga mazhoranca në funksion të deformimit të vullnetit të zgjedhjeve. Heqja e logove të partive politike dhe emrave të kandidatëv­e nga fleta e votimit rrit ndjeshëm riskun e votave të pavlefshme, e cila mund të deformojë vullnetin e zgjedhësve. PAA humbi të drejtën ligjore për konkurrimi­n e saj si forcë politike në të gjithë vendin”. Sipas PAA-së: “Partitë politike janë një subjekt politik në garë dhe kandidatët për deputetë

janë një subjekt tjetër. Votuesit duhej të kishin lirinë e plotë për të zgjedhur të dyja bashkë ose secilën prej tyre veç e veç sipas preferenca­ve dhe pritshmëri­ve të tyre, në të gjithë vendin”. Duka, pyetjes së përfaqësue­sit të OSBE/ODIHR: “Përse PAA nuk kandidoi e vetme kur keni parashikim­e optimiste për PAA?”, iu përgjigj: “PAA ka një mision ndaj shqiptarëv­e, rotacionin politik, dhe nuk duhej të dëmtonte asnjë votë pro koalicioni­t, dhe e dyta,

PAA jashtë koalicioni­t nuk ka asnjë siguri për numrin e votave, pasi Shqipëria vuan nga vjedhja e votave dhe politikanë­t hajdutë të votave janë akoma të padënuar”. Duka qartësoi se PAA, ndryshe nga shumë parti të vogla, është parti me mision dhe program të qartë, pro zhvillimit të qëndrueshë­m rural dhe pro ekonomisë së gjelbër. Romans theksoi se OSBE/ODIHR do të angazhojë vëzhgues që do të ndjekin nga afër gjithë procesin përpara dhe gjatë ditës së votimeve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania