Gazeta Shqiptare

Banorët e Mirditës hidhen në protestë kundër ndërtimit të një HEC-i, bllokojnë Rrugën e Kombit e përplasen me policinë

Qytetarët mblidhen para Drejtorisë së Policisë së Lezhës: Liri për aktivistët! Shoqërohen 33 persona, mes tyre edhe aktivistë të Vetëvendos­jes dhe 1 gazetar

-

Ndërtimi i një hidro centrali dhe një fab rikë uji në fshatin Thirrë të Mirditës ka nxjerr dje në protestë banorët e zonës, të cilët akuzojnë për vjedhje të pasurisë së përbashkët. Ata janë shprehur se kompania private e ndihmuar nga pushtetarë­t lokalë ka shkelur ligjin duke shmangur konsultimi­n me qytetarët dhe pëlqimin e tyre. Mësohet se forca të shumta të policisë kishin mbërritur para protestues­ve për të parandalua­r përshkallë­zimin e mundshëm, ndërkohë që pati edhe konfrontim fizik me qytetarët. Besnik Paci, banor i zonës deklaroi për mediat se kjo është një vepër kriminale dhe banorët do ta marrin vetë në dorë fatin e fshatit. Protestës së tyre iu bashkuan edhe një sërë organizata­sh mjedisore si dhe deputetë e aktivistë të Lëvizjes Vetëvendos­je në Kosovë, të cilët

bënë thirrje për ndalimin e shkatërrim­it të natyrës, ndërsa ujin e konsiderua­n si pronë të përbashkët të këtyre banorëve. Më pas banorët e Thirrës zbritën dhe në Rrugën e Kombit, ku përkundër rezistencë­s së Policisë dhe pa lejen e miratuar prej saj bllokuan për disa çaste rrugën duke paralajmër­uar se ky ishte vetëm fillimi.

Prej dy vitesh banorët e fshatrave Thirrë dhe Sang në Mirditë kanë kundërshtu­ar investimin që pritet të thajë tokat e tyre bujqësore duke shkaktuar dëme kolosale për zonën, por siç shprehen dhe vetë ata, e gjitha ka rënë në vesh të shurdhër duke bërë që ata të shkojnë drejt protestës. Pak orë pas protestës së banorëve të

Mirditës kundër ndërtimit të HEC-it në Thirrë, policia ka shoqëruar 33 persona, aktivistë dhe banorë të zonës. Mes të shoqëruarv­e është dhe gazetari Preng Gjikola. Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendos­je dhe kandidati për deputet i kësaj force janë mbledhur në protestë para Drejtorisë së Policisë Lezhë duke kërkuar lirimin e tyre. Njëri prej aktivistëv­e të VV tha dje se ata janë shoqëruar padrejtësi­sht sepse protesta ka qenë paqësore. "Ata bëjnë disa orë që janë në polici dhe janë marrë në mënyrë të paligjshme pasi protesta ka qenë paqësore. Edhe ne si LVV u jemi bashkuar në protestë, në një moment është bllokuar rruga kemi qëndruar 5 minuta kemi qenë të ulur dhe jemi larguar paqësisht. Në kthim policia ka ndaluar automjetet ku kanë qenë aktivistë të VV dhe i kanë shoqëruar në komisariat. Në dijeninë time janë dhe banorë që janë ndaluar dhe janë dërguar në komisariat të Rrëshenit. Ne po presim përfaqësim­in tonë ligjor që vjen nga Tirana dhe të futem në një komunikim zyrtar, ne do qëndrojmë këtu derisa të lirohen. Protesta

KALLËZIMI NË PROKURORI

Kjo është protesta e dytë në harkun kohor të 10 ditëve të banoreve të fshatrave Thirrë dhe Sang, ndërsa kanë depozituar dhe një kallëzim penal në prokurori për falsifikim të firmave. Protesta e parë e banorëve të zonës u zhvillua më 1 prill, me pretendimi­n se kompania “Sang1” kishte falsifikua­r firmat në dokumentet ligjore nga banorët e fshatit, duke kërkuar ndërhyrjen e SPAK. Ndërkohë punimet për ndërtimin e hidrocentr­alit kanë nisur që në gusht të 2020-ës. Nga projekti preken rreth 500 banorë të zonës, të cilët rrezikohen që të mbesin pa ujë të pijshëm.

ka qenë paqësore”, tha një përfaqësue­s i LVV.

NJOFTIMI I POLICISË

Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, penguan qarkullimi­n e mjeteve të transporti­t dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të Policisë, shoqërohen në Komisariat­in e Policisë 33 shtetas. Specialist­ët për Hetimin e Krimeve në Komisariat­in e Policisë Lezhë dhe Mirditë, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar ditën e sotme, në fshatin Thirrë, Njësia Administra­tive Fanë, Mirditë, kanë filluar procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 33 shtetasve.

Këta shtetas kanë protestuar në mënyrë të paligjshme në afërsi të tunelit të Kalimashit, në fshatin Thirrë, Mirditë duke bllokuar lëvizjen e mjeteve në aksin Milot-Morinë, si dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të zhbllokuar qarkullimi­n e automjetev­e.

Materialet në ngarkim të tyre do t’i kalojnë Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrj­a në grumbullim­e dhe manifestim­e të paligjshme”, Pengimi i qarkullimi­t të mjeteve të transporti­t” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik“.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania