Gazeta Shqiptare

Protesta në Mirditë, reagon VV: U shoqëruan 11 aktivistë, kërkojmë urgjentish­t lirimin e tyre

Anëtari i VV Arbër Zaimi: Është sulm politik

-

Pas shoqërimit të 33 personave nga policia në lidhje me protestën për ndërtimin e HEC në Mirditë ka reaguar LVV. Në një deklaratë në ‘Facebook’, dega e VV-së në Shqipëri shkruan se uji që iu takon banorëve po merret nga biznesmenë­t për përfitime personale. Ky veprim sipas LVV është tërësisht në shkelje të së drejtës të protestës. Ndërkaq, anëtari i VV-së, Arbër Zaimi, e ka konsiderua­r sulm politik.

NJOFTIMI NJOFTIMI I I LVV LVV

Të ndalet zaptimi i lumenjve, të lirohen protestues­it. Sot, banorët e fshatrave Thirrë e Sang të Mirditës mbajtën një protestë qytetare, kundër zaptimit të Lumit të Thirrës prej

REAGIMI REAGIMI I I ARBËR ARBËR ZAIMIT ZAIMIT

Në lidhje me protestën e djeshme ka reaguar dhe anëtari i VV-së, Arbër Zaimi. Në një postim në ‘Facebook’ ai shprehet se dy janë arsyet e shoqërimit, ku e para sipas tij është se nën pushtetin e Ramës shtypja është bërë një lëvizje e zakonshme, dhe e dyta e konsideron si një sulm politik. ”E dyta – sulmi politik ndaj Lëvizjes Vetëvendos­je, e cila trimëron komunitete­t dhe nxit organizimi­n e tyre përballë pushtetit. Ndalimi i aktivistëv­e të LVV tregon se pushteti nuk dëshiron “shqetësime” të tilla. Por ne nuk ekzistojmë për të kënaqur pushtetin”,– u shpreh Zaimi.

hidrocentr­aleve të vogla private, të cilat po shkatërroj­në mjedisin dhe ekosisteme­t në Shqipëri. Uji, i cili prej shekujsh ka qenë e mirë publike e natyrore, që

është përdorur për tokat e për bagëtitë, e që sigurisht është baza e jetës për florën e faunën vendore, po mbyllet nëpër tuba nga biznesmenë abuzivë me lejen e pushtetit në Tiranë. Kjo politikë që po shkatërron Shqipërinë, nga Valbona e deri në Vjosë, duke prekur edhe Lumin e Thirrës, degë e Lumit Fan, e fshatrat Thirrë e Sang, po rezulton në spastrimin e zonave të tëra prej banorëve. Ky gjest anti-shqiptar që po i zbraz krahinat e Shqipërisë, nuk ka qenë e mundur të bëhet nga asnjë pushtues, me lehtësinë që po bëhet nga pushtetarë­t tanë.

Në këtë protestë paqësore, me ftesën e banorëve të fshatit kanë marrë pjesë edhe disa aktivistë, bashkë me kandidatin e pavarur për Qarkun e Lezhës, Iliaz Shehun. Bashkë me banorët, në mënyrë simbolike ata u ulën për disa minuta në vendin ku mbahej protesta, për të tërhequr vëmendjen e publikut për një kauzë kaq të rëndësishm­e për të gjithë Shqipërinë.

Por, pas përfundimi­t të protestës, pasi janë nisur me automjete drejt Lezhës, policia ka ndaluar disa aktivistë, dhe i ka shoqëruar drejt komisariat­it në Lezhë. Ky veprim policor është tërësisht në shkelje të së drejtës të protestës, e cila është e drejtë njerëzore, demokratik­e

Kërkojmë urgjentish­t lirimin e aktivistëv­e Sindi Osmani, Agnesa Kastrati, Miranda Marku, Emanuela Kamshi, Martin Paci, Merita Marku, Luigj Vokrri, Abi Shehu, Ester Celami, Fatime Paja, Pjetër Gjergji e të tjerë që janë shoqëruar e që ende nuk kemi konfirmim për emrat. Abuzimi që pushtetarë­t dhe pushtuesit e etur për fitim të padrejtë po kryejnë ndaj mjedisit, trashëgimi­së kulturore, hapësirave publike, pronës së përbashkët, të drejtave qytetare e punëtore dhe vetë demokracis­ë e shtetit tonë, krijon vazhdimish­t shkas për protesta, e shtypja policore e protestave e bën Shqipërinë të hedhë hapa pas në historinë e saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania