Gazeta Shqiptare

Vrau me thikë vjehrrën 74 vjeçe, nusja fshehu për 6 orë krimin në banesë, bashkëshor­ti e zbuloi dhe njoftoi policinë

Arrestohet 44-vjeçarja. Banorët: Nazmija ishte grua e urtë, dje mësuam për vrasjen Fëmijët dëgjuan ulërimat e viktimës, autorja Miranda Markja: I dhimbte koka, ndaj ulëriti

-

jë krim brenda famil jes ka tronditur ban

e Dibrës. Mësohet se 44-vjeçarja Miranda Markja, banuese në fshatin Burim të Maqellarës, pas një sherri ka goditur për vdekje me thikë vjehrrën e saj 74vjeçare, Naile Markja. Si pasojë e plagëve të marra, e moshuara ka ndërruar jetë në vend, ndërsa nusja ka përfunduar në prangat e policisë për akuzën e vrasjes me dashje. “Goditi me mjet prerës ( thikë), vjehrrën e saj duke i shkaktuar vdekjen, arrestohet në flagrancë nga policia 44-vjeçarja. Nga specialist­ët për hetimin e Krimit në Komisariat­in e Policisë Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases: M.M., 44 vjeçe, banuese në fshatin Burrim, Maqellarë, pasi në orët e mbrëmjes datë 11.04.2021, në banesën e saj dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) vjehrrën e saj, shtetasen N.M., 74 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë menjëherë. Grupi hetimor në vendngjarj­e ka sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale mjetin prerës që dyshohet se është përdorur nga autorja e ngjarjes. Materialet procedural­e iu referuan Prokuroris­ë Dibër për veprën penale ‘Vrasje për shkak të marrëdhëni­eve familjare’”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë. Burime nga vendi i ngjarjes dje bënë me dije se vrasja e të moshuarës ka ndodhur pasditen e së dielës, por është zbuluar disa orë më pas. Ndërkaq, “News 24” dhe “Gazeta Shqiptare” ka zbardhur detaje të tjera në lidhje me krimin brenda familjes që ndodhi në zonën e Maqellarës në Dibër.

ZBULIMI ZBULIMI I I KRIMIT KRIMIT

Mësohet se në momentin kur ka ndodhur vrasja, jashtë banesës së familjes Markja, në oborr ka pasur disa fëmijë, të cilët kanë dëgjuar ulërima. Sipas banorëve të zonës, kur nusja ka dalë jashtë, iu ka thënë fëmijëve se vjehrrës i dhimbte koka ndaj edhe kishte bërtitur. Raportohet se pas 6 orësh, ka qenë djali i viktimës, burri i 44vjeçares ai që ka zbuluar krimin. Kur ka hyrë në banesë ai ka parë nënën gjithë gjak dhe të pajetë, ndërsa ka njoftuar menjëherë policinë. Ndërkohë, banorët e fshatit kanë bërë me dije se Miranda Markja vuan nga probleme të shëndetit mendor. Aktualisht ajo ndodhet pas hekurave, ndërkohë që policia po heton në lidhje me ngjarjen.

Gjithashtu, banorët thanë se kanë shkuar për ngushëllim që prej ditës së djeshme kur iu erdhi lajmi për vdekjen e 74-vjeçares, por nuk e kanë ditur arsyen e vërtetë. Ata u shprehën se e kanë marrë vesh nga të afërmit dhe televizori. Për viktimën dhe familjen e saj, fjalët janë vetëm të mira. Sa i përket problemeve të shëndetit mendor, për të cilat thuhet se vuante autorja, banorët ngrenë supet.

DËSHMITË E BANORËVE

“Nazmija ishte shumë e mirë, e urtë, e sjellshme, ujin nuk e turbullont­e. I kam fis të largët. Dy djemtë i ka në Itali nusja, një voc të vogël ka këtu, një gocë e ka martuar në Bulqizë, rri në Angli. Nusja, thonë që ka qenë pak me të meta. Bashkëshor­ti ishte në Maqellarë duke shitur me një tavolinë. Atë e kanë marrë në telefon, dhe kur ka shkuar në banesë e ka gjetur të vrarë nga ora 4 e pasdites.

Kanë njoftuar policinë, se kush nuk e di, dhe erdhi policia”, - tha një banor.

“Shumë të mirë si familje, punëtorë, në punë të vet, në hall të vet. Se si u bë nuk e di. Njerëz shumë të urtë, të butë. Në televizor e dëgjova lajmin. Ne shkuam për ngushëllim, po nuk e dinim që e kishte vrarë. Morëm detyrat si komshi për të marrë pjesë në varrim. Nuk na thanë përse kishte vdekur. Sot (dje) e morëm vesh në televizor. Policia ka qenë mbrëmë sipas të dhënave. Nuk dimë gjë që kanë pasur konflikt. Ka katër fëmijë, një vajzë dhe tre djem”, u shpreh një tjetër banor.

“Na njoftuan, sollën njeri këtu. Thanë ka vdekur filania.

E dimë që ka qenë sëmurë, ka qenë e vjetër, jo shumë, por me astmë. Shkuam aty, takuam njerëzit e afërt të saj, kishin ardhur vëllezërit, ngushëllua­m dhe dolëm. Jashtë ishte një polic. Nuk dinim gjë për krimin, absolutish­t. Nuk na thanë, sot (dje) në mëngjes e kam marrë vesh. Më pyeti një shok në telefon, e kishte dëgjuar tek ‘News24’. Nuk dimë gjë që ka qenë e sëmurë nusja. Ne nuk e dimë”, deklaroi një tjetër.

Ndërsa, i afërmi i tyre, Rushit Markja tregoi se nusja ishte me probleme mendore dhe se prej kohësh kishte konflikte me vjehrrën. Ai tha se ngjarja ka ndodhur në orën 16:00 të së dielës dhe është zbuluar pasi shkoi në shtëpi djali i viktimës, i

ZBULIMI I KRIMIT

Në momentin kur ka ndodhur vrasja, jashtë banesës së familjes Markja, në oborr ka pasur disa fëmijë, të cilët kanë dëgjuar ulërima. Sipas banorëve të zonës, kur nusja ka dalë jashtë, iu ka thënë fëmijëve se vjehrrës i dhimbte koka ndaj edhe kishte bërtitur. Raportohet se pas 6 orësh, ka qenë djali i viktimës, burri i 44-vjeçares ai që ka zbuluar krimin. Kur ka hyrë në banesë ai ka parë nënën gjithë gjak dhe të pajetë, ndërsa ka njoftuar menjëherë policinë. Pas njoftimit, blutë kanë shkuar në vendngjarj­e dhe kanë arrestuar 44-vjeçaren Miranda Markja, e cila akuzohet për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhëni­eve familjare”.

DËSHMIA E KUSHËRIRIT

Kushëriri i familjes Markja, Rushiti tregoi dje se nusja ishte me probleme mendore dhe se prej kohësh kishte konflikte me vjehrrën. Ai tha se ngjarja ka ndodhur në orën 16:00 të së dielës dhe është zbuluar pasi shkoi në shtëpi djali i viktimës, i cili shiste në një treg. Sipas tij, krimi u zbulua pas 6 orësh dhe se ka qenë vetë nusja që ka marrë në telefon bashkëshor­tin, duke i treguar se i kishte vrarë të ëmën. "Gruaja ka qenë me probleme mendore që prej 10 vitesh, unë i kam kushërinj. Ngjarjen e ata e kanë mbajtur të fshehur. Vjehrra ka bërtitur kur e ka goditur, ka qenë njeri shumë i mirë, njeri i përsosur”,tha ai.

cili shiste në një treg. Sipas tij, krimi u zbulua pas 6 orësh dhe se ka qenë vetë nusja që ka marrë në telefon bashkëshor­tin, duke i treguar se i kishte vrarë të ëmën. "Gruaja ka qenë me probleme mendore që prej 10 vitesh, unë i kam kushërinj. Ngjarjen e ata e kanë mbajtur të fshehur. Vjehrra ka

bërtitur kur e ka goditur, ka qenë njeri shumë i mirë, njeri i përsosur. Nusja me djalin kanë katër fëmijë. Burri ka qenë duke shitur, shet në rrugë, dhe e ka lajmëruar nusja që hajde se kam vrarë nënën. Nusja dhe vjehrra kanë pasur gjithë kohën konflikte me njëra-tjetrën",-tha ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania