Gazeta Shqiptare

Rihapja e garës për hetues në BKH, Ambasada e SHBA-ve thirrje për aplikime

-

TIRANË – Pas rihapjes së garës për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, përmes një postimi në ‘Facebook’ motivon gra dhe burra me gamë të gjerë prejardhje­sh profesiona­le për të aplikuar. Sipas ambasadës, aplikantët duhet të përmbushin standardet e tyre të larta të zhdërvjell­tësisë mendore dhe aftësisë fizitare ike, të ngjashme me ato të FBI. Më herët, pjesë e BKH janë bërë 29 hetues, të cilët kanë filluar punën, por duhen edhe 31 të tjerë për të plotësuar numrin e plotë të tyre.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara, duke e cilësuar elluftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar në vend, motivon edhe të gjithë aplikantët që aplikuan në raundin e parë, të cilët sipas saj, mund të riaplikojn­ë sërish për të qenë pjesë e garës. Që prej fillimit të reformës në drejtësi,

SHBA ka asistuar, sidomos në ngritjen e institucio­neve të reja, SPAK dhe BKH.

“Keni ëndërruar gjithnjë të bëheni si një nga agjentët e FBI-së? A mendoni se keni atë që duhet? Tani është mundësia juaj! Byroja Kombëtare e

Hetimeve ka hapur një tjetër thirrje aplikimesh për hetues. BKH-ja po kërkon gra dhe burra nga një gamë e gjerë prejardhje­sh profesiona­le, të cilët mund të përmbushin standardet e tyre të larta të zhdërvjell­tësisë mendore dhe aftësisë fizike, të ngjashme me ato të FBI https://bit.ly/ 3fXfDGY. Bashkohuni me këtë skuadër elitare në luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Nëse keni aplikuar në raundin e parë, aplikoni përsëri! Përvoja juaj, aftësia për t’u përmirësua­r dhe dëshira për të shërbyer vetëm do t’ju ndihmojnë. Aplikoni tani!”,-shkruan ambasada e SHBA.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania