Gazeta Shqiptare

Kontejneri me kokainë në Durrës, policia u informua 2 javë më parë për nisjen e ngarkesës nga Ekuadori

Një nga importuesi­t i arrestuar më parë në Itali për trafik heroine e kokaine Policia: Droga erdhi për llogari të 3 grupeve kriminale

-

jë ditë pas sekuestrim it të sasisë prej 143 kg

në portin e Durrësit, janë zbardhur detaje të reja në lidhje me operacioni­n antidrogë. Mësohet se policia kishte marrë informacio­n rreth 2 javë më parë për nisjen e ngarkesës nga Guayaquil, ndaj dhe kishte shtuar kontrollin në port për të gjitha ngarkesat nga Amerika Latine. Sipas burimeve policore, kontejneri nga Ekuadori kaloi transit në Itali në portin Gioia Tauro, por nuk u kontrollua. Në dokumentac­ionin shoqërues kontejneri i ngarkuar me banane kishte destinacio­n Tiranën.

Me të mbërritur në portin e Durrësit, ai iu nënshtrua kontrollit me skaner, i cili dha sinjal të kuq. Për ta kaluar në vijën e dytë të kontrollit, policia thirri një prej administra­torëve të kompanisë “Masabi Fruits” Klajdi Xibrakun. Në prani të tij u sharrua pjesa metalike e tavanit ku u konstatuan pakot me lëndë narkotike.

Klajdi Xibraku u arrestua nga ana e policisë dhe pak orë më vonë u arrestua edhe administra­tor tjetër Erjon Peti. Të dy të arrestuari­t të cilët janë edhe kushërinj me njëritjetr­in mohojnë të kenë lidhje me trafikun e drogës. Ata thonë se operojnë në fushën e importit të frutave prej 5 vitesh dhe çdo javë presin kontejnerë nga Amerika Latine, por nuk janë përfshirë kurrë në trafik droge.

Ndërkaq, burime për Report TV kanë bërë me dije se një nga pronarët e shoqërisë “Masabi Fruits” që importoi ngarkesën e bananeve brenda të cilave u zbulua droga, në të kaluarën është arrestuar në Itali pikërisht për trafik kokaine. Sipas informacio­neve, Erion Peti, lindur në Tiranë me 11 korrik 1979, është arrestuar me 4 mars 2004 nga karabinier­ët e Peschiera del Garda në provincën e Veronës për trafik heroine dhe kokaine. Hetuesit italianë e konsideron­in si një pjesë të rëndësishm­e të organizatë­s dhe pas tij u arrestuan dhe 8 anëtarë të tjerë të të njëjtës organizatë. Gjatë operacioni­t u sekuestrua­n 7 kg kokainë dhe heroinë. Erion Peti është kushëri i Klajdi

Xibrakut, edhe ai ortak me 50 % i “Masabi Fruits” që importonte banane dhe i tregtonte me markën Bo Bananas. Tani policia dhe prokuroria po përpiqen të kuptojnë rolin e tyre në blerjen e 143 kileve të kokainës dhe mbi të gjithë se kush janë gjithë financuesi­t e kësaj sasie të madhe droge. Policia dyshon se ngarkesa prej 143 kg drogë ka ardhur në Shqipëri për llogari të 3 grupeve të ndryshme kriminale. Ndërkaq, policia ka sekuestrua­r telefonat celular të dy të arrestuarv­e si edhe gjithë dokumentac­ionin e kompanisë. Hetimet vazhdojnë ndërsa dy të arrestuari­t pritet të dalin para gjykatës pas 72 orësh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania